Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



09.04.2019 - NJOFTIM PËR PAGESË TË DIVIDENDËS


Komercijalna Banka AD Skopje i njofton aksionarët e saj se duke filluar nga 07 maj 2019, do të bëjë pagesën e dividendës për vitin 2018.

 

Të drejtë për pagesë të dividendës për vitin 2018 kanë të gjithë aksionarët e Komercijalna Banka AD Skopje, të cilët janë të regjistruar në librin e aksioneve më 19 prill 2019.

 

Pagesa e dividendës për vitin 2018 për subjektet juridike do të realizohet nëpërmjet transferimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Bankën Komercijale ose në bankë tjetër.

 

Në përputhje me Ligjin mbi tatimin për të ardhurat personale, Komercijalna Banka AD Skopje, si pagues i të ardhurave në bazë të dividendës, llogaritjen dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat dhe pagesën e dividendës për vitin 2018, do ta realizojë për personat fizikë duke dorëzuar llogaritjen elektronike për të ardhurat bruto dhe tatimin e llogaritur të mbajtur në burim (e-PPD) në Drejtorinë e të hyrave publike (DHP) përmes sistemit e-Tatimi personal.

 

Sistemi e-PPD (Tatimi për të Ardhura Personale) nuk pranon të dhëna të pasakta dhe jo të plota. Prandaj, thirren të gjithë aksionarët të cilët nuk janë të regjistruar në sistemin e DHP-së si tatimpagues, të marrin masat e nevojshme për regjistrimin e tyre në përputhje me procedurat e DHP-së. Kjo vlen sidomos për të miturit dhe/ose personat tjerë të cilët deri tani nuk kanë marrë të ardhura të tatueshme të çfarëdo lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Mjetet e dividendës për vitin 2018, përmes sistemit e-PPD, do t’ju paguhen personave fizikë në llogaritë e tyre në Komercijalna Banka AD Skopje. Përjashtim do jenë personat të cilët kanë dhënë autorizim për transfer të dividendës në llogari në ndonjë bankë tjetër. Në rast të tillë, mjetet e dividendës për vitin 2018, përmes sistemit e-PPD, Komercijalna Banka AD Skopje do t'i paguajë në llogarinë e shënuar.  Prandaj, thirren të gjithë aksionarët të cilët nuk kanë llogari të hapur në Komercijalna Banka AD Skopje, të hapin një të tillë ose të japin autorizim për transferin e dividendës në llogari në një bankë tjetër. Këtë procedurë aksionarët mund ta bëjnë në të gjitha filialet dhe degët e Komercijalna Banka AD Skopje.

 

Në përputhje me nenin 85, paragrafi 11, të Ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat, llogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga dividenda e realizuar me pjesëmarrje në fitimin për vitin 2018, e paguar në vitin 2019, do t’i dërgohet secilit aksionar të regjistruar në librin e aksioneve pas realizimit të pagesës së dividendës. Në qoftë se dikush nga aksionarët nuk e pranon vërtetimin për shkak të problemeve teknike (ndryshimi i adresës dhe ngjashëm), atë mund ta marrin në të gjitha filialet dhe degët e Komercijalna Banka AD Skopje.

 

Informacione plotësuese mund të merrni në numrat e telefonit:  3168 311, 3168 310 dhe 3168 312






17.07.2019 – Banka Komercijale realizoi transaksionin e parë me letra me vlerë jashtë vendit


Drejtoria për kryerjen e shërbimeve me letra me vlerë, pranë Komercijalna Banka AD Skopje, më 12.07.2019, realizoi me sukses transaksionin e parë me letra me vlerë në treg të huaj. Brenda afatit të parashikuar (T+2), transaksioni edhe u barazua  me sukses nga Drejtoria për kryerjen e shërbimeve të kujdestarisë.

 

Ky transaksion u realizua për një klient ekzistues, për të cilin u lëshua dhe u realizua një urdhëresë në bursën gjermane Xetra për blerjen e aksioneve të zakonshme. Vlera e përgjithshme e transaksionit ishte 30.110 Euro.

 

Me këtë transaksion, Komercijalna Banka vërtetoi se për një periudhë të shkurtër kohore i përmbushi kushtet e sistemit dhe procedurat ligjore të parashikuara për tregtimin e letrave me vlerë jashtë vendit me urdhëresë të personave fizik dhe juridik vendas dhe të huaj. Shërbimet e brokerimit dhe kujdestarisë nga Komercijalna Banka janë të disponueshme për kryerjen e transaksioneve në çdo bursë të regjistruar në botë, duke ju ofruar klientëve të gjithë informacionin e nevojshëm rreth kushteve dhe shpenzimeve për realizimin e transaksionit të kërkuar.

 

Të gjitha informatat plotësuese mund të merren në numrat e telefonit: (02) 3247-431, (02) 3247-432, (02) 3247-435 ose në adresën e e-mailit kbbroker@kb.com.mk.


16.07.2019 – Banka Komercijale ka mundësuar aplikim online për kredi konsumatore


Prej tani, ju mund të aplikoni për kreditë konsumatore pa dedikim të Komercijalna Banka AD Skopje edhe në formë elektronike (online). Banka Komercijale, për të gjithë personat fizikë, përdorues të shërbimeve bankare elektronike të cilët kanë opsion për pagesë, ka mundësuar një procedurë më të shpejtë dhe më të thjeshtë përmes aplikimit online.

 

Me këtë opsion, klientët e interesuar mund të aplikojnë për këto kredi:

  • Kredi konsumatore deri në 30.000 euro me EUR klauzolë. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi konsumatore deri në 600.000 denarë pa garantues (zhirant). Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Тip Тоp kredi konsumatore. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi e bazuar në kambial pa garantues. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi për pensionistët. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.

 

 

Duke u regjistruar në bankën e internetit, përdoruesit do të mund të zgjedhin këtë opsion në menynë nën emrin “Aplikacione Online”.

 

Për të plotësuar dhe regjistruar kërkesën për kredi dhe dokumentet tjera të nevojshme në formatin e specifikuar, duhet që kredi-kërkuesi të ketë një listë të vlefshme të kodeve të pagesës. Për statusin e kërkesës së parashtruar, kredi-kërkuesi  mund të informohet përmes aplikimit të njëjtë.




12.07.2019 – Komercijalna Banka sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”


 

Komercijalna Banka AD Skopje edhe këtë vit është sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”, i cili tradicionalisht mbahet në prag të festës fetare Petrovden. Këtë vit, në periudhën prej 12 deri 14 korrik, vizitorët do të munden nga afër ta njohin këtë fshat piktoresk si dhe një pjesë të kulturës dhe të trashëgimisë së mrekullueshme burimore maqedonase, pjesë e së cilës është edhe manifestimi “Dasma e Galiçnikut”.

 

Vallja e vjehrrës, çuarja e nuses për ujë, vendosja e bajrakut (flamurit) të dasmës, ruajtja e dhëndrit, gatimi i bukës së shtëpisë....janë zakone popullore të cilat janë pjesë e traditës së Galiçnikut, rite dhe doke popullore  të cilat janë në një harmoni të pandashme me kostumet e mrekullueshme popullore dhe natyrën e papërsëritshme të Galiçnikut.

 

E gjithë kjo ndikon që ky manifestim të përjetohet si diçka unike dhe e papërsëritshme. Kjo, na bën ta mbështesim vazhdimisht dhe ta prezantojmë si diçka të çmueshme, të shenjtë, që e shpreh kujtesën dhe ekzistencën tonë.




01.07.2019 – Banka Komercijale i uli normat e interesit të tejkalimit të lejuar (overdraft) edhe të kartave të kreditit    


Ju njoftojmë se për shkak të uljes së normës së interesit për bonot e thesarit, Komercijalna Banka AD Skopje, duke filluar prej 01.07.2019, do të ulë normat e interesit për tejkalimin e lejuar të llogarive transaksionale për personat fizikë dhe për një pjesë të kartave të kreditit për personat juridikë dhe fizikë.

Më shumë detaje rreth normave të reja të interesit do të mund të gjeni në ueb faqen e Bankës për çdo produkt individual, ndërsa klientët do të njoftohen edhe përmes vërtetimit nga llogaria/kartela.







Një X dhe C R A