Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



10.04.2019 – Banka Komercijale, me donacion për projektin “Kopshti urban në Resnjë” (“Urbana gradina vo Resen”)


Banka Komercijale kishte kënaqësi të merr pjesë në ngjarjen e donatorëve Social Marketplace, të organizuar nga AmCham Macedonia, që kishte për qëllim ti njoftojë kompanitë me përgjegjësi shoqërore me organizatat e përzgjedhura joqeveritare dhe me tre projektet e tyre të dedikuara për një fushë të caktuar të rëndësishme në shoqëri. U prezantuan projekte shumë të mira, për të cilat kompanitë e pranishme në mënyrë të pakursyeshme dhanë donacion dhe siguruan mjetet e nevojshme financiare për realizimin e tyre.

Komercijalna Banka, mbështetjen e saj e dha për projektin "Kopshti urban në Resnjë" (“Urbana gradina vo Resen”), të Shoqatës për zhvillim rural "Grupi lokal i veprimit Prespa” (“Lokalna akciona grupa Prespa”), nëpërmjet së cilit 40 persona të rrezikuar social me nevoja të veçanta (më lehtë të prekur) nga Prespa, do të trajnohen rreth kultivimit të kulturave bujqësore në mënyrë organike, për ndërtimin e kopshteve vertikale, riciklimin e mbeturinave organike etj. Në këtë mënyrë, Banka mbështeti konceptin e ndërmarrjes shoqërore në të cilën do të angazhohen personat e margjinalizuar, duke promovuar njëkohësisht praktikimin dhe përfitimet nga bujqësia e qëndrueshme.
 
garden





20.11.2019 – Global Finance e shpalli  Bankën Komercijale “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020”


Revista botërore Global Finance, me seli në Nju Jork, SHBA, Komercijalna Bankës AD Skopje ia dha çmimin “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 (Dhënësi më i mirë i shërbimeve nga fusha e tregjeve devizore në vend)”.

 

Ky është çmimi i nëntë me radhë për punën e suksesshme të Komercijalna Banka AD Skopje në fushën e tregtimit me instrumentet financiare në Maqedoninë e Veriut, i dhënë nga Global Finance.

 

Zgjedhja për FX Provajder më të mirë të tregjeve financiare në vend është bërë në bazë të disa kritereve që përfshijnë: madhësinë e transaksionit, pjesëmarrjen në treg, vëllimin e mbulimit global, nivelin e shërbimit ndaj klientëve, çmimet konkurruese dhe përdorimin e teknologjive të reja. Çmimi është edhe një dëshmi për cilësinë e lartë të shërbimeve që i ofron Banka Komercijale dhe për ofertën e pasur të instrumenteve financiare, si dhe për konkurrencën dhe për pozitën lider të Bankës në fushën e tregtimit në tregjet financiare vendore dhe globale.


14.11.2019 – Banka Komercijale, për të 14-tën herë sponsor i Festivalit “Zllatno Sllavejçe 2019“


Komercijalna Banka AD Skopje, për të 14-tën herë është sponsor i festivalit për fëmijë “Zllatno sllavejce” (Bilbili i artë), i cili këtë vit mbahet për të 49-tën herë me radhë. Në periudhën prej 22 deri në 24 nëntor, bilbilat e artë përsëri do të ngjiten në skenë, në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë, ku do të performojnë hitet e tyre.
Për këtë manifestim, janë përgatitur kompozime të reja për fëmijë, deri tani të padëgjuara, të shoqëruara me koreografi, të cilat fëmijët dhe e gjithë audienca do të mund ti dëgjojnë gjatë ditëve të festivalit.



06.11.2019 – Përsëri faqe e rremë në Facebook me emrin „Komercijalna Banka AD Skopje“


Përsëri u shfaq një faqe e rremë në Facebook me emrin "Komercijalna Banka AD Skopje", e cila, sikurse edhe më parë, ka shpallur një lojë të rreme shpërblyese duke u përpjekur të mashtrojë sa më shumë njerëz që të ndajnë të dhënat e tyre personale. Kjo faqe u raportua menjëherë si e rremë në Facebook.

 

Ju njoftojmë se Komercijalna Banka AD Skopje nuk ka të bëjë fare me këtë aktivitet dhe për momentin nuk organizon asnjë lojë shpërblyese përmes Facebook-ut, dhe përsëri ju këshillojmë që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm kur ndani të dhënat tuaja personale gjatë kohës që jeni në internet.

 

Banka do ta raportojë rastin tek institucionet kompetente në përputhje me dispozitat pozitive ligjore.
 
Lazna facebook



31.10.2019 – „Klasa financiare“ e shënoi Ditën botërore të kursimit me një festë në SHBM


Me rastin e Ditës botërore të kursimit - 31 Tetor, u prezantua "Klasa financiare" e Komercijalna Banka AD Skopje, në një festë të organizuar nga Shoqata e bankave të Maqedonisë dhe Fondi i sigurimit të depozitave. Ngjarja u mbajt në hotelin Holiday Inn, dhe përveç pjesës festive, ajo u pasurua edhe me një pjesë edukative në të cilën morën pjesë mbi 100 fëmijë (nxënës dhe studentë).

Ata gjithashtu u njohën edhe me Kuizin Evropian të parave, në të cilin sukses të madh arritën dy nxënës të shkollave të mesme nga gjimnazi Koco Racin nga Velesi, duke fituar vendin e dytë në një konkurrencë prej 28 vendeve. Nxënësit dhe studentët u këshilluan se kursimi është një shprehi e mirë që u siguron atyre një të ardhme më të mirë dhe më të begatë.
 
Kryetarja e SHBM dhe njëherit anëtare e Bordit drejtues të Komercijalna Banka AD Skopje, Maja Stevkova Sterieva, u tha të rinjve se ata duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të fituar njohuri të reja, ndërsa përfaqësuesve të bankave që të mbajnë  të rinjtë të mos lëshojnë vendin dhe të ikin në vendet e jashtme.  
 
Në stendin e Bankës Komercijale, fëmijët u njohën me "Klasën financiare", një projekt ky që është pjesë e strategjisë së përgjegjësisë sociale të bankës, i cili synon të rrisë edukimin financiar  dhe ndërgjegjësimin e të rinjve se bota e financave personale sjell shumë sfida, por kërkon edhe shumë përgjegjësi dhe njohuri. Fëmijët u informuan edhe për shërbimet tjera financiare që i ofron banka, si aplikacioni KomPay, karta Mastercard Wizz Air, pagesa pa kontakt dhe të tjera.
 
Tradicionalisht, në shënimin e Ditës botërore të kursimit, Shoqata e bankave të Maqedonisë shpërndan gjithashtu edhe shpërblime për punonjësit më të vyeshëm të sektorit bankar. Këtë vit kjo mirënjohje ju dha edhe tre punonjësve të Bankës Komercijale - Elena Avramoska Mishkova, Bejda Ademi dhe Marijan Shamoski.
 
ФинансискаУчилница
 
ФинансискаУчилница
 
ФинансискаУчилница



25.10.2019 - Edhë këtë vit “Ververicka” ju shpërblen


Fëmijët, si vlera më e madhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi, gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes së Komercijalna Banka AD Skopje. Prandaj, më 31 tetor, Banka Komercijale, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, do të dhurojë tradicionalisht fonde për të porsalindurit.    

   

Me rastin e Ditës Botërore të kursimeve, Banka do t’ju hap libreza të kursimeve – Kursim për fëmijë “Ververicka” në vlerë prej 5.000,00 denarë, si dhe do ju dhurojë kuti të kursimeve të gjithë fëmijëve që do të lindin më 31 tetor nga 00:00 deri 24:00. Ky aksion i Bankës Komercijale do të realizohet në Shkup dhe në qytetet tjera në vend ku Banka ka degët dhe filialet e saj.

   

Për ti marrë këto mjete, përfaqësuesit ligjorë të fëmijëve të lindur më 31.10.2019 do të duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 31.12.2019. Para se të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në sportelet e Bankës në Shkup dhe në qytetet tjera në vend, duhet që paraprakisht të regjistrojnë fëmijët e tyre si obligues tatimor në zyrën më të afërt rajonale të Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP) në vendin e tyre të banimit në përputhje me procedurat e përshkruara nga DHP. Përndryshe, Banka nuk do të jetë teknikisht në gjendje të bëjë pagesën.

 







Një X dhe C R A