Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



25.11.2020 – Pagesa e pensioneve për muajin nëntor do të fillojë më 26.11.2020


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin nëntor, duke filluar prej ditës së enjte, 26.11.2020. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së enjte dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 
  • të enjten, më 26.11.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të premten, më 27.11.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të hënën, më 30.11.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të martën, më 01.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë
 
Me qëllim që të zvogëlohen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga Koronavirusi i të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve bankare, apelojmë që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.


24.11.2020 – Risi nga sherbimi Banke Interneti i Komercijalna Banka: aplikim оnline per karta krediti dhe parashtrimi i ankesave per transaksionet me kartat


OnlineAppCD_portal
 

Komercijalna Banka ka mundësuar aplikim elektronik (online) për karta krediti për personat fizikë për të gjithë përdoruesit e shërbimit Bankë Interneti që kanë opsion për pagesë. Ata mund ta përdorin këtë shërbim digjital për të aplikuar për të gjitha kartat e kreditit të lëshuara nga Banka, përfshirë edhe kredinë e re , SMART përmes kartës.

 

Opsioni është i disponueshëm pasi të keni hyrë në Bankë Interneti dhe ta keni zgjedhur në menunë "Aplikime online". Për të dorëzuar aplikacionin për kartë krediti dhe dokumentet e nevojshme, është e nevojshme që aplikanti të ketë një listë të vlefshme të kodeve për pagesë ose token.

 

Në të njëjtën menu, "Aplikime online", prej tani do të mund të bëni edhe ankesa për transaksionin me kartë vetëm duke dorëzuar të dhënat e nevojshme për transaksionin.

 

Shfrytëzoni privilegjet që ju ofron shërbimi Bankë Interneti i Komercijalna Banka dhe kujdesuni për veten dhe shëndetin e të tjerëve.



24.11.2020 – Komercijalna Banka u dhuroi laptope nxenesve nga 14 komuna


Donacija

 

Mësimet, mësuesit dhe shokët/shoqet e klasës tani janë në dispozicion për 46 nxënës, të cilëve Komercijalna Banka AD Skopje u dhuroi nga një laptop me qëllim që t'u mundësojë atyre të ndjekin mësimet online. Fëmijëve të talentuar dhe të etur për të mësuar nga shkollat ​​fillore dhe të mesme nga 14 komuna të vendit jua shpërndanë laptopët punonjësit e bankës, me dëshirën që të kenë sukses në mësim në këto kushte të jashtëzakonshme dhe ti dedikohen edhe më tej edukimit të tyre në jetë.

 

Këtë vit, Komercijalna Banka vendosi që në vend të materialit reprezentativ me rastin e festave të Vitit të Ri, të ndajë mjete për dhurimin e laptopëve për nxënësit në nevojë. Në këtë mënyrë, Banka, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, në kushtet e pandemisë globale, dha kontributin e saj edhe për sigurimin e arsimit të arritshëm dhe cilësor për fëmijët që nuk kanë pasur një mundësi të tillë deri më tani.

 

Kjo nuk është hera e parë që Komercijalna Banka mbështet procesin arsimor në vend. Deri më tani, janë dhuruar qindra kompjuterë për nevojat e disa shkollave. Banka vizitohet rregullisht nga një numër i madh i nxënësve, të cilët mësojnë nga punonjësit tanë për paratë, shpenzimet e tyre me përgjegjësi dhe kursimet. Komercijalna Banka është partnere e disa institucioneve arsimore për mundësinë e kryerjes së punës praktike për nxënësit dhe studentët, me qëllim që edhe në mënyrë praktike t’jua ofrojë atyre operacionet financiare.

 

„Klasa financiare“ e Komercijalna Banka, nga ana tjetër, në një vit ka realizuar leksione për 520 fëmijë në 11 shkolla të mesme dhe tre shkolla fillore, të cilëve u ka transferuar njohuri financiare dhe informacione se si të përdorin siç duhet produktet financiare.

 

Banka mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ndihmuar dhe avancuar procesin arsimor sepse fëmijët janë bartës të zhvillimit të ardhshëm në vend.




23.11.2020 – Vertetimi per tatimin e paguar te dividendes nga Komercijalna Banka i disponueshem ne forme elektronike


Prej tani, llogaritja për tatimin e paguar të dividendës nga Komercijalna Banka AD Skopje në vitin 2020 për fitimin e realizuar në vitin 2019 është në dispozicion në formë elektronike përmes aplikacionit Bankë Interneti.

 

Përdoruesit (personat fizikë-rezidentët) e bankingut elektronik të Komercijalna Banka, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe aksionarë të Bankës, munden që në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, pasi të hyjnë në aplikacion, të shkarkojnë edhe fletë-vërtetimin për tatimin e paguar. Dokumenti ndodhet në Menunë kryesore, në linkun "Tatimi personal".

 

Aksionerëve, personave juridikë dhe personave fizikë që nuk janë përdorues të bankingut elektronik të Komercijalna Banka, fletë-vërtetimi për tatimin e paguar të dividendës do t'u dorëzohet në formë të shtypur me postë.




20.11.2020 – Shmangni sportelet me sherbimet digjitale te Komercijalna Banka


BankomatiNews

 

Nevoja për të vizituar sportelet e Komercijalna Banka AD Skopje është zvogëluar shumë për arsye se shërbimet digjitale dhe produktet e Bankës bëhen gjithnjë e më të arritshme. Me investime të vazhdueshme në teknologjitë moderne bankare, Komercijalna Banka bën kryerjen e transaksioneve financiare në mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë, dhe ju siguron një mbrojtje më të madhe të shëndetit tuaj në kushtet e pandemisë nga virusi Covid-19.

 

Mundësia për të depozituar para të gatshme në një bankomat është tashmë në dispozicion në 27 bankomate të Bankës, të vendosura në të gjithë vendin. Të gjithë personat fizikë, përdorues të kartave të kreditit dhe debitit, si dhe të gjithë personat juridikë përdorues të kartave të debitit të lëshuara nga Komercijalna Banka, mund të arkëtojnë kartëmonedhat polimere (me përbërje plastike polimer) me vlerë nominale prej 10, 50, 100, 200, 500, 1.000 dhe 2.000 denarë. Mjetet evidentohen në llogarinë e lidhur me kartelën me të cilën është bërë transaksioni, gjegjësisht në llogarinë e transaksionit të subjektit juridik – posedues i kartës.

 

Në këto bankomate Ju sigurisht që mund të tërhiqni edhe para të gatshme, për çka keni në dispozicion edhe rrjetin prej gjithsej 169 bankomate në të gjithë vendin, 30 prej të cilave tashmë janë me ekran me prekje.

 

Ju nuk keni nevojë që të shkoni në sportel as edhe për të paguar faturat për shërbimet publike (A1, EVN, BEG, Telekom dhe Telekabel), për të shtypur një fletë-vërtetim të llogarisë së transaksionit për person fizik, dhe as për të këmbyer euro në denarë. Këtë mund ta bëni në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë përmes kioskave digjitale të Komercijalna Banka të vendosura në Ekspoziturën digjitale në rr. Makedonija dhe në ekspoziturën e rinovuar Biser në Shkup.

 

Lista e plotë e bankomateve të Komercijalna Banka me informatat në lidhje me funksionet që ato ofrojnë është në dispozicion në këtë LINK.

 

Shfrytëzoni këto beneficione që i ofron Komercijalna Banka AD Skopje dhe bëhuni përgjegjës edhe për financat dhe shëndetin tuaj në të njëjtën kohë .




13.11.2020 – Komercijalna Banka per te 10-ten here shpallet nga Global Finance si “FX Provajderi me i mire”


sl

 

Komercijalna Banka AD Skopje ka fituar çmimin “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (dhënësi më i mirë i shërbimeve nga fusha e tregjeve devizore) nga Revista me renome botërore Global Finance, me seli në Nju Jork, SHBA.

 

Ky është çmimi i dhjetë me radhë për punën e suksesshme të Komercijalna Banka AD Skopje në fushën e tregtimit me instrumentet financiare në vend, i dhënë nga Global Finance.

 

Zgjedhja për FX Provajder më të mirë të tregjeve financiare në Maqedoninë e Veriut është bërë në bazë të disa kritereve që përfshijnë: madhësinë e transaksioneve, pjesëmarrjen në treg, vëllimin e mbulimit global, nivelin e shërbimit ndaj klientëve, çmimet konkurruese dhe përdorimin e teknologjive të reja.

 

Shpallja e Komercijalna Banka si “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është edhe një dëshmi për cilësinë e lartë të shërbimeve që i ofron Banka dhe për pozitën e saj si lider në fushën e tregtimit në tregjet financiare vendore dhe globale.




10.11.2020 – Kredia SMART permes kartes – kredi e re nga Komercijalna Banka


PROnjavaNews

 

Me kredinë e re SMART nga Komercijalna Banka AD Skopje ju merrni kredi konsumatore dhe një kartë krediti në një. Më e rëndësishmja, ju keni në dispozicion një shumë prej maksimum 400.000 denarë, të cilat i shpenzoni sa herë që ju nevojiten. Kredia SMART merret me një procedurë të thjeshtë aprovimi dhe pa periudhë të kufizuar vlefshmërie.

 

Kjo kredi ka një avantazh tjetër për përdoruesit, në rast të pamundësisë së pagesës përfshin sigurimin pa kompensim, përmes Triglav Osiguruvanje.

 

Mjetet e disponueshme të kredisë janë në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë përmes bankomatit. Sigurisht, përmes shërbimeve Bankë Interneti, mBanka dhe bankingu SMS, ju mund të ndiqni ndryshimet në bilancin e llogarisë tuaj në çdo kohë.

 

Shfrytëzojeni periudhën promovuese deri më 31.12.2020 dhe aplikoni për kredinë SMART pa pagesë për aplikimin dhe përpunimin e dokumentacionit tuaj.

 

Të gjitha detajet dhe përfitimet e kredisë SMART mund ti gjeni në këtë link.




02.11.2020 – Pagesë e faturave të A1 pa provizion në kioskat digjitale të Komercijalna Banka AD Skopje


 

Kioskat digjitale të Komercijalna Banka AD Skopje prej sot, 02.11.2020, ju ofrojnë një shërbim të ri falas – pagesë të faturave të A1. Kushdo që posedon kartë bankare nga cilado bankë mund të paguajë faturat e A1 pa provizion në kioskat digjitale në Ekspoziturën digjitale në rr. Maqedonia dhe në ekspoziturën e rinovuar Biser në Shkup.

 

Ky shërbim është tashmë i disponueshëm për llogaritë e EVN, BEG, Telekom dhe Telekabel. Përdoruesi vet, i udhëhequr nga aplikacioni që i shfaqet në ekran, mundet në kohë reale të paguajë faturën me një kartë në terminalin POS, për çka merr një vërtetim të shtypur. Sigurisht, e gjithë procedura është përsëri pa pagesë ose provizion, pavarësisht nga cila bankë është lëshuar karta.

 

Banka në këto ekspozitura ofron një numër privilegjesh të tjera të ofruara  nga bankingu digjital, siç janë tërheqja ose depozitimi i parave të gatshme përmes bankomatit, shkëmbimi i euros në denarë dhe shtypja e vërtetimit të llogarisë së transaksionit për personat fizikë me parapagim në Internet Bankën.

 

Jini efikas dhe të sigurt në ekspoziturat digjitale të Komercijalna Banka 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.




03.11.2020 – mBankaCo e disponueshme në platformën HuaweiAppGallery


 

sl 

  Aplikacioni mBankaCo i Komercijalna Banka AD Skopje, i cili është destinuar për personat juridikë, është bërë i disponueshëm edhe për përdoruesit e modeleve të reja të celularëve Huawei. Përdoruesit e MBankaCo që nuk kanë GooglePlayServices mund të përdorin aplikacionin Mobile Banking në platformën HuaweiAppGallery.

 

mBankaCo është një aplikacion falas për celularët dhe tabletët që siguron qasje të sigurt, të shpejtë dhe të thjeshtë 24 orësh në shërbimet më të përdorura bankare elektronike për personat juridikë. Me mBankaCo mund të kontrolloni llogarinë tuaj të transaksionit, të bëni operacione të pagesave në vend, shitjen dhe blerjen e valutave të huaja, të nënshkruani urdhëresën devizore për pagesa.    

mBankaCo në platformën HuaweiAppGallery mund ta instaloni përmes këtij LINKU.

 


29.10.2020 – „Ververicka“ shpërblen përsëri të porsalindurit


верверичка

 

"Ververicka" (Ketri) ka përgatitur përsëri surpriza për të gjithë fëmijët që do të lindin më 31 tetor 2020. Me rastin e Ditës Botërore të kursimeve, Komercijalna Banka AD Skopje do t’ju hap libreza të kursimeve – kursim për fëmijë “Ververicka” në vlerë prej 5.000 denarë. Gjatë hapjes së librezës së kursimit, kursyesi juaj i vogël do të fitojë një dhuratë të veçantë - kuti të kursimeve.

 

Libreza të kursimit do të fitojnë të gjithë fëmijët që do të lindin më 31 tetor nga ora 00:00 deri në 24:00 në Shkup dhe në qytetet tjera në vend ku Banka ka filialet dhe/ose ekspoziturat e saj. Për ti marrë këto mjete, përfaqësuesit ligjorë të fëmijëve të lindur më 31.10.2020 do të duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 31.12.2020. Para se të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në sportelet e Bankës në Shkup dhe në qytetet tjera të RMV, duhet që paraprakisht të regjistrojnë fëmijët e tyre si obligues tatimor në zyrën më të afërt rajonale të Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP), në përputhje me procedurat e përshkruara nga DHP. Në të kundërt, Banka teknikisht nuk do të jetë në gjendje të bëjë pagesën e mjeteve.

 

Me këtë mision të përgjegjshëm, Komercijalna Banka i mëson fëmijët të kursejnë që në moshë të vogël dhe të kuptojnë rëndësinë e kësaj shprehie të rëndësishme jetësore. Prandaj, kursimi për fëmijë "Ververicka" është një produkt kursimi i krijuar me kujdes të veçantë, i cili sjell interes me të cilin rritet depozita e kursimit të fëmijës suaj.




28.10.2020 – Mirënjohje nga „Global Finance“ për Komercijalna Banka për udhëheqje të shkëlqyer në kohë të krizës


Komercijalna Banka AD Skopje morri mirënjohje për Distinguished Crisis Leadership in 2020 (Udhëheqje e shkëlqyer në kohë të krizës në 2020) nga revista prestigjioze "Global Finance". Mirënjohja vjen si rezultat i përpjekjeve maksimale të bëra nga Banka në kushte të pandemisë për të përmbushur nevojat dhe për të ndihmuar klientët e saj, për të mbrojtur punonjësit e saj dhe për të ofruar mbështetje për shoqërinë.

 

Komercijalna u gjend në shoqërinë e më shumë bankave nga e gjithë bota që hynë në zgjedhjen më të gjerë të "Global Finance" për udhëheqje të shkëlqyer të dëshmuar në kohë të krizës këtë vit. Programi Outstanding Crisis Leadership in 2020 i revistës “Global Finance” i dallon bankat dhe kompanitë që më së shumti kanë bërë përpjekje për t'iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga pandemia globale.

 

"Këtë vit, bota u përball me një sfidë që nuk mbahet mend në historinë e kohëve të fundit, e cila solli në rrezik si jetën ashtu edhe mjetet për jetesë. Shumë subjekte private u përballën me këtë sfidë duke ofruar mbështetje shtesë për qeveritë, punonjësit, klientët dhe shoqërinë, edhe atë me një kreativitet mbresëlënës dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Programi Outstanding Crisis Leadership in 2020 operon në nder të këtyre heronjve për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme", tha në dekaratën e tij Joseph D. Giaraputo, botues dhe kryeredaktor i “Global Finance”, botuar në ueb-faqen e revistës.







Një X dhe C R A





Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj