Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



17.6.2021 – Filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka nuk do të punojnë më 18.06.2021.


Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka AD Skopje nuk do të punojnë më 18 qershor (e premte), me rastin e festës fetare “Dita e shpirtrave” (Duhovden).

 

Për të tërhequr dhe depozituar para të gatshme Ju mund të përdorni bankomatet e Bankës, ndërsa për transaksione të tjera financiare keni në dispozicion aplikacionet ueb dhe mobile Internet Bank dhe mBanka.

 

Për përdoruesit e kartave pagesore, janë të hapura 24/7 në Shkup ekspozitura e digjitalizuar e Komercijalna Banka në rrugën Maqedonia dhe pjesët digjitale të ekspoziturave GTC dhe Biser, si dhe pjesa digjitale në ekspoziturën në Dibër.




15.06.2021 - Komercijalna Banka sponsor i koncertit të Kameren orkestrës "Solistët e Shkupit“


Në drejtim të dedikimit të saj për të mbështetur vlerat e vërteta, Komercijalna Banka, përmes një sponsorizimi tjetër, qëndroi në anën e artit të vërtetë.

 

Edhe këtë vit, Banka me shumë kënaqësi i dha mbështetje Kameren orkestrës "Solistët e Shkupit" për realizimin e koncertit që do të mbahet më 19 qershor në Shtëpinë e armatës. Koncerti i titulluar si "Podiumi i të rinjve" do të drejtohet nga dirigjenti maestro Ivan Eminoviq, ndërsa do të performojnë edhe Milena Arsova - soprane dhe Sofija Nikoska - violin.

 

kameren

 

kameren




08.06.2021 – Komercijalna Banka me falemnderim të thellë dhe shpërblime për duart e vlefshme të fëmijëve


рачиња

рачиња
 

 

Në kushtet që imponojnë distancime shoqërore dhe izolime të shpeshta, mënyrat kreative të shprehjes së fëmijëve u treguan si një mekanizëm i shkëlqyer, përkundër gjithçkaje, për të kaluar kohën në mënyrë cilësore dhe produktive. Të inkurajuar nga gëzimi dhe kënaqësia e veçantë që sjell çdo punë e fëmijëve, Komercijalna Banka organizoi një "Konkurs arti me kufizime minimale", i destinuar për fëmijët e punonjësve që janë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën.

 

Konkursi nxiti interesim të madh dhe frymëzim të fortë tek fëmijët, të cilët u paraqitën me vepra të vërteta arti. Komercijalna Banka e shpërbleu kreativitetin dhe motivimin e tyre me një falemnderim të thellë dhe me shpërblime për duart e arta të fëmijëve.

 

Besojmë fort se së shpejti do të kthehemi në jetën normale, e cila do të na lejojë të organizojmë miqësi dhe aktivitete shumë më kreative. Krijimtaria e fëmijëve dhe zhvillimi i duhur i fëmijëve janë në qendër të përgjegjësisë shoqërore të Komercijalna Banka, ndërsa mbështetja e Bankës u drejtohet jo vetëm fëmijëve të punonjësve, të cilët janë pjesë e familjes sonë më të madhe, por edhe fëmijëve nga e gjithë shoqëria, të cilët janë e ardhmja jonë e përbashkët.


04.06.2021 – Komercijalna Banka sponsor i jubilarit të 40-të të Festivalit “Monmartri i vogël i Manastirit“      


монмартр

Festivali i artit për fëmijë "Monmartri i vogël i Manastirit", i cili arriti famë botërore, këtë vit shënon edicionin e tij të 40-të jubilar. Komercijalna Banka ka kënaqësinë të njoftojë se edhe këtë vit, tradicionalisht, ajo ka qenë sponsor i artistëve të rinj, të cilët në Manastir çdo vit krijojnë art të klasit botëror.

 

"Monmartri i vogël i Manastirit" u mbajt nga 23-30 maj në Manastir, dhe u realizua në përputhje me rekomandimet dhe masat për mbrojtjen e shëndetit në kushtet e pandemisë së virusit Kovid-19.

 

Tradicionalisht, Festivali i artit për fëmijë "Montmartri i vogël i Manastirit", është një ngjarje kulturore dhe arsimore në nivel botëror e cila zhvillon krijimet artistike të fëmijëve përmes pjesëmarrjes së talenteve të reja nga të gjithë meridianët. Ky manifestim zë një vend mjaft të rëndësishëm në skenën e artit dhe jep një kontribut shumë të madh për promovimin e vendit. Duke kuptuar imperativin dhe nevojën për të inkurajuar dhe mbështetur artistët e rinj, Komercijalna Banka ka qenë partnere e ngjarjes "Montmartri i vogël i Manastirit" për vite me radhë sepse këtu, ndër të tjera, krijohet dhe ndërtohet një pjesë e thesarit kombëtar të artit.




27.5.2021 – Raporti vjetor i Bankes Komercijale per vitin 2020


Raporti vjetor i Komercijalna Banka për vitin 2020 është në dispozicion në këtë link.


25.05.2021 – Pagesa e pensioneve për muajin maj do të fillojë më 26.05.2021


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin maj, duke filluar prej ditës së mërkurë, 26.05.2021. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së mërkurë dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 

  • të mërkurën, më 26.05.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të enjten, më 27.05.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të premten, më 28.05.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të hënën, më 31.05.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

Rikujtojmë klientët që gjatë vizitave nëpër sportele, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe të nëpunësve të Bankës, duhet rreptësisht të respektojnë të gjitha masat e caktuara për mbrojtjen dhe parandalimin e virusit Kovid-19, mbajtjen e distancës minimale të përcaktuar, mbajtjen e maskës mbrojtëse, shallit ose faculetës, dhe dezinfektimin e detyrueshëm të duarve.

 




25.05.2021 – Bankomate të reja pa kontakt të Komercijalna Banka


bes

 

Tërheqja e parave të gatshme nga bankomati bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë, me bankomatet e reja pa kontakt të Komercijalna Banka. Teknologjia e re mundëson edhe siguri maksimale të të dhënave gjatë çdo transaksioni.

 

Tërhiqni shpejt, lehtë dhe në mënyrë të sigurt para të gatshme me kartën tuaj pa kontakt ose me celularin tuaj përmes aplikacionit KomPay. Vetëm afroni kartën ose celularin tuaj në shenjën pa kontakt të bankomatit, shënoni PIN-in tuaj dhe vazhdoni transaksionin. Gati në çast.

 

Komercijalna Banka ka një rrjet të gjerë prej gjithsej 166 bankomate në vend dhe më shumë se 100 prej tyre kanë mundësinë e përdorimit të shërbimit pa kontakt.

 







Një X dhe C R A





Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj