Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



12.01.2021 – Komercijalna Banka sponsor i albumit të ri të Vlatko Stefanovski


влатко 

Muzika dhe kënaqësia vijnë gjithmonë në çift. Këtë herë, muzikën na e solli legjenda jonë Vlatko Stefanovski, i cili për publikun maqedonas e solli albumin e tij të fundit "Taftalidze Shuffle", ndërsa kënaqësia ishte e jona si sponsor i kësaj vepre të fundit muzikore të virtuozit të kitarës. Promovimi online i albumit u mbajt në hapësirat e librarisë Literatura.mk në Qendrën tregtare City Mall në Shkup, ku u shfaq edhe videoja me temë "Ogledalo" (Pasqyra). Në pritje të një koncerti promovues, edhe një herë i dërgojmë urime virtuozit tonë Vlatko Stefanovski.



05.01.2021 – Komercijalna Banka vazhdon me përgjegjësi sociale - dhuroi veturë ambulance për ndihmën e parë për ISHP Shtëpinë e shëndetit Negotinë


 

Амбулантно Неготино
 

Komercijalna Banka e vazhdon misionin e saj të përgjegjësisë shoqërore edhe në vitin e ri me një donacion me vlerë prej mbi 2 milion denarë për të mbështetur shëndetin publik në vend. Një veturë ambulance iu dhurua Institutit të Shëndetit Publik – Shtëpisë së shëndetit Negotinë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të këtij institucioni shëndetësor në luftën kundër virusit Kovid-19.

 

Me këtë donacion Banka, në bashkëpunim me Komunën e Negotinës, theksoi edhë një herë rëndësinë dhe detyrimin e të gjitha institucioneve në vend që të përfshihen në luftën kundër pandemisë, e cila vazhdon të jetë edhe më tej një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

 

ISHP Shtëpia e shëndetit Negotinë i shprehu mirënjohje të madhe Komercijalna Banka për dhurimin e autoambulancës për nevojat e qytetarëve të komunave të Negotinës dhe Demir Kapisë.

 

"Ky donacion vjen në kohën e duhur kur nevojat për transport të popullsisë janë rritur dukshëm. Me këtë donacion, ISHP Shtëpia e shëndetit Negotinë do të disponojë me një numër optimal të autoambulancave për nevojat ditore të popullatës. Ju falënderojmë për humanizmin dhe ndjenjën se në betejën me pandeminë jemi të gjithë së bashku”, theksoi Biljana Filipova, drejtoreshë e ISHP-së Shtëpisë së shëndetit Negotinë.

 

Vitin e kaluar, Komercijalna Banka siguroi mbështetje të përgjithshme për institucionet shëndetësore në vend në shumë prej rreth 590.000 euro.

 

амбулантно

 

амбулантно



08.01.2021 – Vazhdim i periudhës promovuese për arkëtim falas të qarkullimit ditor në bankomat deri në 30.06.2021


go

Subjektet juridike që kanë ose që do të hapin llogari në Komercijalna Banka AD Skopje fitojnë mundësinë për arkëtim falas të qarkullimit ditor në bankomat me kartat Visa Business Debit në periudhën promovuese e cila vazhdohet deri më 30.06.2021.

 

Ky shërbim financiar është në dispozicion në 27 bankomate të Bankës në Shkup, Manastir, Veles, Gostivar, Kavadarci, Koçan, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.

 

Gjatë arkëtimit të parave të gatshme, bankomatet i pranojnë të gjitha bankënotat dhe kartëmonedhat polimere (me përbërje plastike polimer) me vlerë nominale prej 10, 50, 100, 200, 500, 1.000 dhe 2.000 denarë. Më shumë informata në lidhje me këtë shërbim financiar dhe vendndodhjen e bankomatëve të Komercijalna Banka mund të gjenden në këtë link .

 




31.12.2020 - BERZH dhe Komercijalna Banka promovojnë investime ekologjike - 1 milion euro kredi për efikasitetin energjik të objekteve banesore


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbështet investimet ekologjike në Maqedoninë e Veriut duke dhënë kredi në vlerë prej 1 milion euro për Komercijalna Banka  Skopje përmes Programit të BERZH-it për financimin e ekonomisë së gjelbër – GEFF.  

 

Mjetet do të jenë në dispozicion për investime ekologjike në objektet banesore. Kjo do të përfshijë investime në teknologjitë e gjelbra me performancë të lartë, materiale dhe zgjidhje në shtëpitë dhe ndërtesat private.

 

"Kemi kënaqësinë të zgjerojmë aktivitetet tona të gjelbra në Maqedoninë e Veriut dhe t’i urojmë mirëseardhje Komercijalna Banka Skopje në zbatimin e këtij programi. Mbështetja e investimeve të gjelbra është një nga përparësitë tona kryesore dhe na vjen mirë që banka më e madhe në Maqedoni i bashkohet këtyre synimeve. Në këtë drejtim, tejkalimi i koronavirusit dhe ndërtimi i ekonomisë mbeten fokusi ynë. "Rinovimi i gjelbër është një nga mënyrat për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kjo kredi është një hap në atë drejtim," deklaroi Andy Aranitasi, përfaqësues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut.

 

Komercijalna Banka është banka e pestë që i bashkohet Programit GEFF në Maqedoninë  e Veriut, e cila është pjesë e Programit për financim të ekonomisë së gjelbër të BERZH-it në vlerë prej 85 milion euro të destinuar për Ballkanin Perëndimor. E njëjta u promovua në vitin 2017 dhe është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, Ministrisë Federale të Financave të Austrisë dhe vendeve që marrin këtë ndihmë nga  Programi për investim në Ballkanin Perëndimor -WBIF .

 

Që nga nëntori i vitit 2020, mbështetja përmes GEFF në Maqedoninë e Veriut ka arritur në pothuajse 1.600 familje dhe ka plasuar kredi në vlerë prej mbi 11 milion euro për projekte individuale që kontribuojnë në kursimin e mbi 7 milion kWh të energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve të mbi 3.000 tonë dioksid karboni në nivel vjetor. Teknologjitë më të financuara zakonisht janë dyert dhe dritaret, izolimi dhe pompat termike.

 

GEFF zbatohet nën Programin rajonal të efikasitetit energjik në Ballkanin Perëndimor - REEPplus, e financuar nga BE dhe e zbatuar nga BE në partneritet me Sekretariatin për efikasitet energjetik. REEPplus gjithashtu siguron mbështetje në politikat për harmonizimin e legjislacionit për efikasitetin energjetik në Maqedoninë e Veriut dhe rregulloret e efikasitetit energjetik, në përputhje me direktivat përkatëse të BE-së.

 

BERZH është investitori kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut dhe deri më sot ka investuar mbi 2 miliardë euro në 137 projekte në vend. Mbështetja e energjisë së gjelbër është një përparësi për Bankën pasi adreson një nga sfidat më të rëndësishme në vend.




30.12.2020 - Njoftim për orarin e punës të filialeve dhe ekspoziturave të Komercijalna Banka gjatë festave


Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka AD Skopje më 31.12.2020 do të punojnë me orarin e mëposhtëm të punës:

  • Filialet në të gjithë Republikën (Manastir, Veles, Gostivar, Kavadarc, Koçan, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë, Shtip) do të punojnë deri në orën 16:00
  • Ekspoziturat Avtokomandë, Biser, Gjorce Petrov, KB1, Leptokari dhe Cvetan Dimov do të punojnë deri në orën 16:00
  • Të gjitha ekspoziturat tjera në Shkup dhe në RMV do të punojnë deri në orën 15:00.

 

Të shtunën (2 janar) ekspoziturat dhe filialet do të punojnë sipas orarit të rregullt ndërsa ditët jo-punuese janë 6 dhe 7 janar 2021.

Ju kujtojmë se shërbimet bankare elektronike dhe bankingu mobil, si dhe Ekspozitura digjitale në rrugën Maqedonia në Shkup dhe pjesët digjitale të ekspoziturave GTC dhe Biser janë në dispozicionin tuaj 24/7 çdo ditë.

 

Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri dhe Krishlindjen.




25.12.2020 – Pagesa e pensioneve për muajin dhjetor do të fillojë më 28.12.2020


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin dhjetor, duke filluar prej ditës së hënë, 28.12.2020. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së hënë dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme përmes rrjetit tregtar.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 

  • të hënën, më 28.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të martën, më 29.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të mërkurën, më 30.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të enjten, më 31.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

Me qëllim që të shmangen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga Koronavirusi i të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve bankare, apelojmë që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.




      25.12.2020 – Gëzim festiv nga punonjësit e Komercijalna Banka për 440 fëmijë


      paketce

       

      Euforia e Vitit të Ri nuk duhet të ndalet, veçanërisht për fëmijët, të cilët gjithmonë presin me padurim Babagjyshin dhe dhuratat e tij. Në pragun e Vitit të Ri, të cilin të gjithë e presim me padurim dhe me dëshira për shumë shëndet dhe suksese, fëmijët i meritojnë edhe dhuratat e tyre.

       

      Katërqind e dyzet fëmijë tashmë kanë marrë dhurata, për të cilat u kujdesën punonjësit dhe organizata sindikale në Komercijalna Banka. Edhe këtë vit, ata e treguan veten në misionin e tyre tradicional humanitar dhe ofruan paketa për Vitin e Ri, para së gjithash, për fëmijët e kategorive të cenueshme shoqërore
       

       

      Ashtu si 11 vitet e kaluara, edhe këtë dhjetor Komercijalna Banka solli gëzim festiv në Qendrën e kujdesit ditor për fëmijët e rrugës në Shuto Orizari në Shkup, ndërsa këtë herë ne përhapëm gëzimin edhe në Shoqatën e prindërve të vetëm kryefamiljarë “Nadezh” nga Negotina, IP Enti për rehabillitimin e fëmijëve dhe të rinjve nga Shkupi dhe në familjet që morën paketat përmes Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit. Zemrat tona u ngrohën veçanërisht nga befasia dhe gëzimi i pafshehur për paketat që morrën "shitësit e rrugës" nga projekti “Lice v lice” dhe fëmijët e shtruar në Institutin për sëmundjet e mushkërive te fëmijët - Kozle (Qendra Kovid).

       

      Organizata sindikale pranë Komercijalna Banka AD Skopje dhuroi 60 paketa të Vitit të Ri për fëmijët nga familjet kujdestare dhe fëmijët pa prind. Donacioni u dorëzua në .

       

       

      slika1

       

      slika2

       

       

      koordinim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe SOS Fshati i Fëmijëve - Singeliq.

       

      Komercijalna Banka së bashku me ekipin e saj edhe në Vitin e Ri do të ndajnë surpriza dhe gëzime edhe më të këndshme. Mbetshi të gjithë me shëndet të mirë dhe kujdesuni për familjet tuaja dhe të gjithë përreth jush.

       

      slika3



      24.12.2020 – Kredi konsumatore nga Komercijalna Banka për blerje në Neptun


      Neptun

       

      Komercijalna Banka pasuroi ofertën e kredive edhe me një produkt tjetër - kredi konsumatore me dedikim përmes Neptun Maqedoni.

       

      Kredia, vlera e së cilës është prej 10.000 deri në 120.000 denarë, është e dedikuar për blerjen e produkteve në dyqanet e Neptun-it me pagesë të shtyrë deri në 60 këste. Ndërsa, për produktet e blera në Neptun me këtë kredi në periudhën promovuese deri më 31.12.2020, keni mundësinë të paguani deri në 60 këste pa interes.

       

      Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për blerje festive dhe për rinovimin e shtëpisë tuaj. Të gjithë informatat rreth këtij produkti të ri të kredisë mund t'i shihni në këtë link.


      21.12.2020 – Komercijalna Banka filloi me pagesën e ndihmës financiare nga Qeveria në vlerë prej 6.000 denarë


      Më 21.12.2020, Komercijalna Banka filloi me pagesën e ndihmës financiare nga Qeveria nga paketa e katërt e masave për trajtimin e pasojave të virusit Covid-19.

       

      Të gjithë pranuesit e ndihmës financiare në vlerë prej 6.000 denarë, të cilët janë shpërndarë për pagesë përmes Komercijalna Banka dhe të cilët rregullisht punojnë me llogaritë dhe kanë të dhëna të përditësuara në Bankë, do të mund t’i përdorin mjetet menjëherë.

      Ata përfitues të ndihmës financiare të cilët:

       

      • nuk kanë llogari transaksioni në Komercijalna Banka
      • kanë llogari në të cilën ka një bllokadë aktive përmes ERTS (Regjistri i vetëm i llogarive të transaksionit)
      • kanë llogari të cilën nuk e kanë përdorur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë të dhëna personale të përditësuara në Bankë,

       

      duhet që të hapin llogari transaksioni dhe/ose të azhurnojnë të dhënat e tyre personale në Bankë më së voni deri më 25.12.2020, që të mund t’ju paguhet ndihma financiare nga Qeveria. Këta përfitues ndihmën financiare do të mund t’a përdorin ditën e ardhshme pas përditësimit të të dhënave dhe/ose hapjes së llogarisë.

       

      Përditësimi i të dhënave dhe parashtrimi i kërkesës për hapjen e llogarisë mund të bëhet në ekspoziturën/filialin më të afërt të Bankës. Lista e ekspoziturave dhe filialeve dhe orari i tyre i punës mund të shihen në këtë link. Sipas Ligjit, nëse i përditësojnë të dhënat dhe/ose hapin llogari pas datës 25.12.2020, ndihma financiare nuk do të mund t’ju paguhet.

       

      Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve nga virusi Covid-19, gjatë vizitës së ekspoziturave dhe filialeve të Komercijalna Banka është e detyrueshme respektimi i të gjitha rekomandimeve shëndetësore (mbajtja e maskës mbrojtëse në fytyrë, respektimi i distancës së caktuar dhe dezinfektimi i duarve). Rekomandohen qytetarët që t’i përdorin mjetet me kartelë.

       




      16.12.2020 – Ju blini, ne dhurojmë - Komercijalna Banka do të dhurojë mjete për kujdesin e fëmijëve me autizëm


      sl
       

      Me rastin e 25 vjetorit të kartës së parë Mastercard® nga Komercijalna Banka, në periudhën nga 15 dhjetor 2020 deri më 8 janar 2021, do të realizohet një projekt-donacion i ri i Bankës i dedikuar për kujdesin e fëmijëve me autizëm. Me fushatën "Komercijalna Banka dhe Mastercard® - Së bashku për diçka që nuk ka çmim", Banka do të sigurojë mbështetje financiare nga fondet e saj për shoqatat që kujdesen për ndihmë dhe përfshirje më të madhe të fëmijëve me autizëm.

       

      Për realizimin e këtij projekti human, për çdo transaksion të bërë nga poseduesit e kartave Mastercard® nga Komercijalna Banka në pikat e shitjes ose online në periudhën nga 15 dhjetor deri më 8 janar, ne do të dhurojmë nga fondet tona për fëmijët me autizëm. Në këtë fushatë do të marrin pjesë të gjitha transaksionet e bëra me kartat Mastercard® të Komercijalna Banka për personat fizikë dhe juridikë, si dhe transaksionet e bëra me kartë të digjitalizuar përmes aplikacionit KomPay.

       

      Në këtë periudhë festive, e cila është e ndryshme në shumë mënyra, Komercijalna Banka së bashku me klientët e saj do të bëjnë diçka që nuk ka çmim. Klientëve tanë ju dëshirojmë të kënaqen gjatë blerjes së sigurt, ndërsa ne do të sigurohemi që magjinë e tyre festive ta shndërrojmë në një tjetër mision humanitar.

       




      17.12.2020 – Përvoja dhe këshilla praktike morrën klientët e Komercijalna Banka për rritjen e e-shitoreve të tyre  


      sl

       

      Të kesh një e-shitore tanimë nuk është vetëm një gjë e mirë, por po bëhet një mjet bazë për rritjen e shitjeve dhe gjenerimin e të ardhurave, dhe në fund të fundit edhe për mbijetesën e biznesit. Komercijalna Banka ka njohur sfidën e kohës së re, në të cilën blerja po kalon gjithnjë e më shumë online, kështu që klientëve të saj u mundësoi të njihen me zgjidhjet moderne dhe efikase për digjitalizimin, tregtinë elektronike dhe marketingun digjital.

       

      Më 16 dhjetor 2020, Banka organizoi një uebinar me temë "E-shitore për epokën e re - Përvoja dhe këshilla për shitje më të mëdha online" për të gjithë klientët e saj (personat juridikë) që përdorin shërbimin për tregti elektronike përmes Komercijalna Banka. Në uebinar, përfaqësuesit e kompanive kishin mundësinë të dëgjojnë këshilla praktike për krijimin dhe mirëmbajtjen efikase të e-shitores si dhe për mënyrat për shfrytëzimin më të mirë të potencialit të saj, këshilla këto të dhëna nga profesionistë të dëshmuar në fushën e financave dhe industrisë së IT.

       

      Komercijalna Banka mbetet e përkushtuar ndaj klientëve të saj, jo vetëm për mbështetjen financiare të biznesit të tyre, por edhe për të ndarë përvojat dhe njohuritë e saj, të cilat e bëjnë botën moderne të biznesit të zhvilluar dhe rezistente ndaj kërcënimeve me karakter lokal dhe global. Surpriza shtesë u përgatitën nga Banka për të gjithë pjesëmarrësit në uebinar, të cilat do t'i ndihmojnë ata të shtojnë vlerë në e-shitoret e tyre në të ardhmen.

       




      24.12.2020 – Komercijalna Banka sponsor Ekskluziv i çmimit “Novite”


      Komercijalna Banka AD Skopje tradicionalisht, edhe këtë vit, për të pesëmbëdhjetën herë është sponsor Ekskluziv i çmimit "Novite", në Konkursin për dorëshkrimin më të mirë debutues në prozë, të organizuar nga shtëpia botuese "Templum", e cila do të ndahet më 25.12.2020.

       

      Ndarja e çmimeve do të zhvillohet në pjesën e parme të Parkut të qytetit në Shkup (shtegu hyrës te parku) në orën 12:00, në kuadër të Panairit të vogël të Vitit të Ri të librave.

       

      Ky çmim mbështet kryesisht të rinjtë dhe autorët jo shumë të afirmuar. Por, çmimi paraqet gjithashtu edhe afirmimin e krijimtarisë në prozë dhe ka për qëllim t’i bëjë të njohur autorët e rinj, tendencat e reja në letërsi, parimet e reja poetike, synimet që letërsia të bëhet më me ndikim në shoqëri në të gjitha aspektet, si në atë kulturor, ekonomik dhe në aspektin medial.

       

      Laureatit të këtij çmimi për këtë vit Komercijalna Banka do ti ndajë shpërblim në të holla, në vlerë prej 92.250,00 denarë.




      15.12.2020 – Komercijalna Banka i dhuroi Ministrisë së shëndetësisë automjete të ambulancës për ndihmën e parë, pajisje mjekësore dhe teste p


      donacija
       

      Dy automjete të ambulancës, 280 koncentratorë të oksigjenit,maska për ventilim joinvaziv dhe 7.120 teste për Kovid-19, i dhuroi Komercijalna Banka Ministrisë së shëndetësisë për të ndihmuar autoritetet shëndetësore në përballimin me pasojat e virusit. Me donacionin më të fundit në shumë të përgjithshme prej 20.700.855,00 denarë (rreth 336,600 euro), Komercijalna Banka edhe një herë i dha mbështetje shëndetit publik të Maqedonisë.

       

      donacija

       

      "Lufta kundër pandemisë është punë e të gjithëve, dhe të gjithë ne, brenda mundësive tona, duhet të kontribuojmë në përballjen dhe tejkalimin sa më të lehtë  të saj. Rrjedha e ngjarjeve na tregon se, për fat të keq, virusi Kovid-19 vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, duke shteruar burimet mjekësore dhe forcat e punonjësve shëndetësorë. Me donacionin më të fundit, Komercijalna Banka bën një tjetër hap të rëndësishëm dhe i jep edhe një herë një mbështetje të madhe shoqërisë në këto momente të jashtëzakonshme për qytetarët dhe vendin tonë. Qëllimi ynë si bankë, në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë, është të ndihmojmë autoritetet shëndetësore në përballjen me pasojat e virusit", tha Dr. Maja Stevkova Shterieva, Drejtoreshë kryesore e financave dhe anëtare e Këshillit drejtues të Komercijalna Banka AD Skopje.

       

      donacija

       

      Këtë vit, ky është donacioni i pestë radhazi i Komercijalna Banka për nevojat e shëndetit publik, me çka ndihma e përgjithshme nga Banka për punonjësit shëndetësor arriti në 590.000 euro.

      Në muajin mars, kemi dhuruar maska ​​mjekësore mbrojtëse për fytyrë në vlerë prej rreth 1.198.750,00 denarë, kemi ofruar ndihmë financiare - donacion në vlerë prej 6.150.000,00 denarë për nevojat e Ministrisë së shëndetësisë dhe 8.220.000,00 denarë shtesë për punonjësit në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile Shkup dhe Institutin e shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me donacionin më të fundit, për nevojat e institucioneve shëndetësore publike, Komercijalna Banka dhuroi dy vetura ambulance për Ndihmën e parë mjekësore, 280 koncentratorë të oksigjenit të destinuara për trajtimin dhe terapinë e vazhdueshme të oksigjenit për pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, 7.000 teste të shpejta për detektimin e pranisë së virusit Kovid-19, 120 reagensë për teste, si dhe maska ​​për ventilim jo invaziv për një përdorim dhe për më shumë përdorime.




      14.12.2020 – Intervistë me Dr. Maja Stevkova Shterieva, Drejtoreshë kryesore e financave dhe Anëtare e Këshillit drejtues të Komercijalna Banka AD Skopje


      Përgjegjësi e lartë shoqërore dhe përkrahje fleksibile klientëve për t’u përballur së bashku me pasojat e pandemisë

       

      (Intervista u botua në revistën "Kapital" më 11.12.2020)

       

      маја

       

      Komercijalna Banka AD Skopje, këto ditë për të tetën herë morri çmimin "Banka e Vitit" nga revista prestigjioze "The Banker". Për këtë çmim, që konsiderohet si "standard i përsosmërisë bankare", revista The Banker (edicion i Financial Times) kërkon një gamë të gjerë kriteresh. Çmimi u jepet bankave që kanë treguar rezultate të suksesshme financiare, sukses në strategjinë e përgjithshme të biznesit me të cilën kanë arritur një avantazh konkurrues, avancimin dhe zhvillimin e teknologjisë dhe të produkteve dhe shërbimeve, si dhe përgjigje adekuate ndaj krizës si rezultat i Covid-19.

       

      Me Drejtoreshën kryesore të financave dhe Anëtaren e Këshillit drejtues, Dr. Maja Stevkova Shterieva ne biseduam për më shumë gjëra: rreth asaj se si Komercijalna Banka po përballet me sfidat e paraqitura si rezultat i koronës - kriza këtë vit, për atë se çfarë ndikimi ka pasur pandemia në dinamikën e kreditimit dhe depozitave, por edhe në zhvillimin e bankingut digjital, si dhe për aktivitetet e ndërmarra nga banka në fushën e përgjegjësisë sociale.


      Na tregoni për fillim, çfarë do të thotë për ju si institucion bankar ky çmim i fundit nga The Banker?

       

      Fakti që Komercijalna Banka merr çmimin "Banka e Vitit për vitin 2020" pikërisht në këtë vit tepër të vështirë na bën veçanërisht krenarë. Komercijalna Banka edhe një herë ka dëshmuar se është një nocion i stabilitetit dhe një faktor i pazëvendësueshëm ekonomik për përparimin në vendin tonë.

      Çmimin “Banka e Vitit”, që e jep revista prestigjioze “The Banker” nga Londra, e marrim për herë të tetë, por tani e morrëm në një vit që në shumë mënyra ndryshon nga çdo vit tjetër. Duke u përballur me sfidat e një pandemie me përmasa të papara, Komercijalna Banka arriti të mbrojë punonjësit e saj, të përmbushë nevojat e klientëve të saj, duke arritur në ndërkohë rezultate të shkëlqyera afariste, dhe më e rëndësishmja, arriti të tregojë udhëheqje përmes ndihmës së parezervë që dha për heronjtë mjekësorë që ndodhen në vijat e para të frontit.

      Rezultatet e arritura çdo vit e rendisin Komercijalna Banka në krye të sektorit bankar maqedonas. Banka e ndërton pozicionin e saj drejtues përmes funksionimit profesional dhe të përgjegjshëm, mbështetjes së vazhdueshme financiare për rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe duke ofruar produkte dhe shërbime inovative të krijuara në përputhje me nevojat e klientit. Investimet në infrastrukturën teknologjike të Bankës kanë sjellë botën digjjitale të shërbimeve bankare më pranë qytetarëve dhe kompanive. Ndërsa ndihma dhe mbështetja që e jep Komercijalna Banka për shoqërinë kanë kontribuar dukshëm në avancimin dhe përmirësimin e procesit arsimor, sektorit shëndetësor, kulturës, artit, etj. Çmimi “Banka e Vitit” është dëshmi se po ecim në drejtimin e duhur.

       

      Cilat ishin sfidat më të mëdha për bankën këtë vit në kontekstin e krizës dhe si u përballët me to?

       

      Sigurisht, një nga sfidat e para me të cilat u përballëm në fillim të krizës ishte si të sigurojmë një proces të sigurt teknologjik duke ruajtur në të njëjtën kohë shëndetin e punonjësve dhe klientëve në kushtet kur askush nuk dinte saktësisht se si sillet virusi. Ne në banka rregullisht testojmë ndërprerje eventuale të punës për arsye të ndryshme, dështim të sistemeve kompjuterike, katastrofa natyrore, kemi lokacione dytësore për sisteme kompjuterike, punojmë testimin e stresit të parametrave ekonomike. Por doli se edhe kjo nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh se deri më tani askush nuk ka menduar ndonjëherë se çfarë nëse faktori njerëzor, personeli i punësuar nuk mund të funksionojë siç duhet, dhe le të kujtohemi se në fillim të krizës puna nga shtëpia ishte diçka e re, furnizimi i laptopëve ishte i kufizuar, kishte ende dilema rreth mbajtjes së maskave, e kështu me rradhë. Nga perspektiva aktuale, mund të them se jemi përballur shumë mirë me të gjithë sfidën e vazhdueshme të punës në kushte të një pandemie.

       

      Sa i përket ndikimit nga Covid-19 tek klientët, ndikimi më i madh ishte në sektorin e korporatave, ku u ul ose u paaftësua pagesa e pagave, gjë që u reflektua edhe në sektorin e popullsisë. Efektet e padëshiruara ekonomike nga Covid-19 u zbutën përmes ndryshimeve të implementuara në pagesën e detyrimeve kreditore të qytetarëve dhe kompanive (përfshirë moratoriumin për shlyerjen e detyrimeve për një periudhë të caktuar), me qëllim të lehtësimit të barrës financiare me të cilën përballen ose mund të përballen klientët. Komercijalna Banka, gjithashtu, ofroi edhe kredi konsumatore me kushte të ndryshuara, ndërsa miratuam edhe kredi të reja të korporatave për të mbuluar nevojat e likuiditetit të kompanive.

       

      Duke qenë se kërcënimi më i madh nga virusi Covid-19 është për shëndetin e qytetarëve, Banka implementoi disa procedura të sigurta për aplikime online në mënyrë që të plotësojë nevojat e klientëve dhe duke i mbrojtuar ata jo vetëm nga ekspozimi i panevojshëm ndaj rrezikut financiar, por edhe duke ju ofruar atyre realizim të sigurt dhe efikas të transaksioneve bankare pa rrezikuar shëndetin e tyre. Për të stimuluar qytetarët që të përdorin sa më shumë avantazhet e bankingut elektronik dhe mobil dhe për të shmangur praninë fizike në Bankë, Komercijalna Banka mundësoi përdorimin falas të këtyre shërbimeve, ndërsa e rriti edhe limitin për transaksionet pa kontakt.

       

       

      Si po ecte dinamika e kreditimit dhe depozitave në kushtet e krizës së imponuar?

       

      Të dhënat nga shtatori tregojnë se banka shënoi një rritje në të dy segmentet, respektivisht rritje u shënua si në kreditimin ashtu edhe tek depozitat. Gjegjësisht, rritja e kredive dhe kërkesave nga klientë të ndryshëm me datën e përmendur është 9.9%, ndërsa në pjesën e depozitave është 6.9%. Këto janë të dhëna mjaft solide nëse marrim parasysh rrethanat në të cilat ato janë realizuar. Megjithatë, duhet të marrim parasysh moratoriumin e shlyerjes së kredisë, i cili ishte ende në fuqi në shtator dhe që ka një ndikim në perceptimet e rrezikut në sektorin e korporatave. Ajo që është mjaft e rëndësishme në fushën e kreditimit është pasiguria për zhvillimin e mëtejshëm të pandemisë, funksionimi i kompanive dhe rezultatet e tyre në të ardhmen dhe, më e rëndësishmja, aftësia e tyre për të servisuar detyrimet pas përfundimit të moratoriumit. Komercijalna Banka, ashtu si shumica e bankave në Maqedoni, nga 01.10.2020 vazhdoi me kushtet e lehtësimit për servisimin e detyrimeve, ku kjo u bë në bazë të një qasje selektive për subjektet më të prekura, personat fizikë dhe juridikë. Në atë kuptim, efektet e krizës në aftësinë për të servisuar detyrimet dhe kapacitetin e ndërmarrjeve, si dhe personat fizikë të përfshirë në shtyrjen e dytë të pagesave, do të shihen në vitin e ardhshëm kur të fillojë ripagimi. Në të kaluarën, menaxhmenti i bankës insistonte të sigurojë një ekuilibër cilësor midis mbështetjes së klientit dhe menaxhimit të rrezikut në mënyrë që të sigurojë përfitim të qëndrueshëm dhe stabilitet të bankës në të njëjtën kohë.

       

      маја

       

      Komercijalna Banka e mori analizën e parë të investimeve nga kompania këshilluese WOOD&Company, e cila është edhe analiza e parë e përpunuar e investimeve në përgjithësi për një kompani aksionare maqedonase në kuadër të projektit rajonal të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si e komentoni analizën?

       

      Konfirmimi shtesë për funksionimin e mirë të bankës, por, më e rëndësishmja, për perspektivat e saj të ardhshme në periudhën e kaluar erdhi edhe përmes analizës së publikuar të investimeve në kuadër të projektit rajonal të iniciuar nga Bursa e Maqedonisë me ndihmën e BERZH-it. Kompania e njohur e investimeve Wood Investments në analizën e saj të publikuar publikisht për Komercijalna Banka doli me një rekomandim për blerje të aksioneve të bankës dhe me një parashikim për një objektiv çmimi mbi çmimin aktual të tregut. Sigurisht, vlen të përmendet edhe rezultati i arritur financiar i bankës në nëntë muajt e parë të vitit 2020, i cili arrin në 1.310,6 milion denarë, që është 0.8% më shumë krahasuar me fitimin e vitit të kaluar në të njëjtën periudhë dhe 89,1% të fitimit të planifikuar.

       

      -Si e ka përshpejtuar pandemia, mbase më shpejt sesa pritej, procesin e digjitalizimit, si në aspektin bankar ashtu edhe në përvojën e përdoruesit?

       

      Është një e vërtetë e padiskutueshme që pandemia ka përshpejtuar procesin e digjitalizimit dhe ne mundemi vetëm të jemi mirënjohës që kemi privilegjin të lidhemi me kompjuterë ose celularë, të punojmë dhe të komunikojmë virtualisht dhe të gjitha aktivitetet të zhvillohen normalisht. Sipas të dhënave të disponueshme publikisht në nivelin e sistemit bankar, në gjysmën e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, mund të vërehet një ndryshim i ndjeshëm në pjesëmarrjen e urdhëresave elektronike kundrejt atyre në letër në qarkullimin pagesor prej 3 pikë përqindje në favor të transfereve elektronike. Në të njëjtën periudhë raportuese, pagesat përmes celularëve u rritën me mbi 50%, ndërsa pagesat e përgjithshme me kartela pagesore me 11%.

      Shpesh, në bisedë e sipër, si një ilustrim i përfitimeve nga digjitalizimi, u them bashkëbiseduesve të mi të imagjinojnë se si do të dukeshin ekspoziturat dhe filialet e bankave dhe nëse dikush do të mund të ballafaqohej me turmat para hapësirave të bankave nëse një krizë e tillë do të kishte ndodhur 20 vjet më parë. Jo vetëm që gjërat nuk do të ishin siç janë tani, por edhe  viktimat e pandemisë do të ishin në një numër shumë më të madh. Në gjithë këtë fatkeqësi që i ka rënë njerëzimit, është me fat që në shumë lëmi punonjësit mund të punojnë nga shtëpia dhe procesi i punës të zhvillohet normalisht. Digjitalizimi i plotëson tërësisht nevojat e një numri të madh të klientëve dhe mendoj se përvoja e përdoruesit është në një nivel shumë të lartë.

       

      Sa kanë ndryshuar shprehitë e klientëve, a ka pasur një rritje të ndjeshme të përdorimit të e-banking dhe shërbimeve të tjera digjitale?

       

      Siç e theksova, çdo ditë ne shohim një rritje të aplikimit të shërbimeve digjitale nga klientët tanë dhe mund të them se është e pranishme në të gjitha kanalet digjitale, e-banking, m-banking, punën me karta, pagesat me celularë. Fatkeqësisht, ne jemi akoma dëshmitarë të klientëve të cilët thjesht nuk mund të pranojnë mënyrat e reja të funksionimit, edhe pse puna me karta nuk është aspak e re, dhe që thjesht mendojnë se duhet të vijnë personalisht në bankë. Këtu hyjnë pensionistët, para së gjithash, por edhe një numër i madh klientësh të tjerë, të cilët jo vetëm që nuk përdorin kartat themelore të debitit për të tërhequr para nga bankomati, por edhe as që mendojnë të paguajnë me karta kur blejnë në tregti. Ky është në fakt shpjegimi për turmat e shumta para bankave në kohën e pagesës së pensioneve, si dhe pagesën e ndihmës sociale. Gjatë gjithë kësaj periudhe në të kaluarën, ne në Komercijalna Banka u përpoqëm të rrisim ndërgjegjësimin në lidhje me përdorimin e kartave në bankomat përmes veprimeve individuale, veçanërisht tek pensionistët, por pavarësisht përpjekjeve për t'ju treguar atyre individualisht se si funksionon më lehtë e gjithë procedura, kishte rezistencë dhe mungesë interesi.

      Dua të besoj se jemi në rrugën e duhur në procesin e digjitalizimit, që mbase në segmente të caktuara procesi është i ngadaltë, por më e rëndësishmja është që vetëdija e përgjithshme për këtë proces është në një nivel më të lartë dhe se përkundër çmimit të lartë që bankat i paguajnë në këtë proces askujt as nuk i shkon ndërmend të zvogëlojë angazhimin dhe përkushtimin në këtë drejtim.

       

      Deri në çfarë mase mund të jetë falimentimi i njërës prej bankave më të vogla që ndodhi këtë vit një kërcënim për stabilitetin e përgjithshëm të sektorit bankar, duke pasur parasysh edhe sfidat e paraqitura nga vetë kovid- kriza?

       

      Sistemi bankar është në gjendje të shkëlqyeshme. Falimentimi i Eurostandard Bank edhe njëherë duhet të na kujtojë diçka që ndonjëherë harrohet në publik. Bankat afariste universale, dhe të tilla janë të gjitha bankat në vendin tonë, punojnë me mjetet e depozituesve dhe një nga funksionet e tyre kryesore nuk është vetëm ato mjete të plasohen si kredi, por edhe të paguhen rregullisht ato kredi dhe në çdo kohë kur depozituesit do të kërkojnë paratë e tyre, të njëjtat t’ju paguhen pronarëve. Prandaj, kur kritikohen bankat që nuk kreditojnë në masën e dëshiruar nga kërkuesit e kredisë, duhet të kihet parasysh se bankat vlerësojnë dhe matin rrezikun që ato kredi të mos kthehen.

      Unë besoj se ky është një incident individual dhe se sistemi bankar edhe në të ardhmen do të vazhdojë të zhvillohet në një sistem modern dhe të qëndrueshëm, i cili në mënyrë cilësore kryen rolin e tij në rrjedhat ekonomike.

       

       

      Komercijalna Banka lidere në mbështetjen e shëndetësisë dhe arsimit  

       

      маја

       

      Cilat ishin aktivitetet më të rëndësishme në fushën e përgjegjësisë shoqërore që i ka ndërmarrë Komercijalna Banka në mënyrë që të mbështesë shtetin dhe ekonominë në kushte të tilla?

       

      Për vite me radhë, përgjegjësia shoqërore ka qenë një imperativ në politikat e biznesit të Komercijalna Banka AD Skopje, dhe çdo vit ajo përditësohet me projekte të reja dhe sfida të reja, të cilat kontribuojnë që Banka të njihet dhe pranohet në shoqëri si një entitet i përgjegjshëm biznesi. Duke pasur parasysh faktin që  pandemia me virusin Covid-19 shkaktoi një krizë të përmasave të papara, Komercijalna Banka këtë vit vazhdoi misionin e saj udhëheqës në fushën e përgjegjësisë sociale në nivelin më të lartë, duke ndihmuar segmentet e shoqërisë të cilat më së shumti kishin nevojë, si shëndetësia dhe arsimi.

       

      Për nevojat e shëndetësisë publike maqedonase, Banka këtë vit dha një ndihmë të përgjithshme në vlerë prej 590.000 euro. Në muajin mars, kemi dhuruar maska ​​mjekësore mbrojtëse për fytyrë në vlerë prej rreth 1.198.750,00 denarë, kemi ofruar ndihmë financiare - donacion në vlerë prej 6.150.000,00 denarë për nevojat e Ministrisë së shëndetësisë dhe 8.220.000,00 denarë shtesë për punonjësit në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile Shkup dhe Institutin e shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me donacionin më të fundit, në vlerë prej 20.700.855,00 denarë, për nevojat e institucioneve shëndetësore publike, Komercijalna Banka dhuroi dy vetura ambulance për Ndihmën e parë mjekësore, 280 koncentratorë të oksigjenit të destinuara për trajtim/terapi të vazhdueshme të oksigjenit për pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, 7.000 teste të shpejta për detektimin e pranisë së virusit Covid-19, 120 reagensë për teste, si dhe maska ​​për ventilim jo invaziv për një përdorim dhe për më shumë përdorime.

      Në mars të këtij viti, Komercijalna Banka AD Skopje pagoi para kohe detyrimet e saj mujore në bazë të pagesës akontative të tatimit mbi fitimin për vitin 2020. Kështu, u pagua menjëherë një shumë totale prej 120.000.000,00 denarë, në vend të pagesës së zakonshme përmes shumave akontative mujore. Me këtë vendim, Banka kontribuoi në likuiditet më të madh të shtetit dhe buxhetit të saj, në mënyrë që të rrisë kapacitetin e organeve shtetërore për të siguruar të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimin e vazhdimësisë në funksionimin e proceseve jetësore në shoqëri.

      Këtë vit, Komercijalna Banka vendosi që në vend të materialit reprezentativ me rastin e festave të Vitit të Ri të ndajë mjete për dhurimin e 46 laptopëve për nxënës. Në këtë mënyrë, Banka, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, në kushtet e një pandemie globale, dha kontributin e saj edhe në sigurimin e arsimit të arritshëm dhe cilësor për fëmijët që nuk kanë pasur një mundësi të tillë deri më tani. Kjo nuk është hera e parë Komercijalna Banka të mbështesë procesin arsimor në vend. Deri më tani, qindra kompjuterë janë dhuruar për nevojat e tyre në shumë shkolla.

      Në kushte të qasjes së kufizuar të nxënësve në procesin mësimor, Komercijalna Banka arriti t’ju përcjellë mbi 500 nxënësve të shkollës së mesme nga SEPUGS "Vasil Antevski Dren" nga Shkupi aftësi praktike dhe njohuri mbi temat thelbësore për arsimin e tyre, punësimin në të ardhmen dhe ndërtimin e zakoneve të shëndetshme financiare. Ligjëratat online u mbajtën në kuadër të Programit shkollor për praktikë feriale, i cili është një element i detyrueshëm i kurrikulës mësimore në arsimin e dyfishtë profesional. Ai u jep mundësinë të gjithë nxënësve që e ndjekin atë të njihen dhe të fitojnë njohuri dhe aftësi në një fushë të caktuar, të transferuara drejtpërdrejt nga punëdhënësi i caktuar.






      Një X dhe C R A





      Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
      Pranoj