Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



16.07.2019 – Banka Komercijale ka mundësuar aplikim online për kredi konsumatore


Prej tani, ju mund të aplikoni për kreditë konsumatore pa dedikim të Komercijalna Banka AD Skopje edhe në formë elektronike (online). Banka Komercijale, për të gjithë personat fizikë, përdorues të shërbimeve bankare elektronike të cilët kanë opsion për pagesë, ka mundësuar një procedurë më të shpejtë dhe më të thjeshtë përmes aplikimit online.

 

Me këtë opsion, klientët e interesuar mund të aplikojnë për këto kredi:

  • Kredi konsumatore deri në 30.000 euro me EUR klauzolë. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi konsumatore deri në 600.000 denarë pa garantues (zhirant). Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Тip Тоp kredi konsumatore. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi e bazuar në kambial pa garantues. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.
  • Kredi për pensionistët. Më shumë informata rreth kushteve në linkun e mëposhtëm.

 

 

Duke u regjistruar në bankën e internetit, përdoruesit do të mund të zgjedhin këtë opsion në menynë nën emrin “Aplikacione Online”.

 

Për të plotësuar dhe regjistruar kërkesën për kredi dhe dokumentet tjera të nevojshme në formatin e specifikuar, duhet që kredi-kërkuesi të ketë një listë të vlefshme të kodeve të pagesës. Për statusin e kërkesës së parashtruar, kredi-kërkuesi  mund të informohet përmes aplikimit të njëjtë.






10.12.2019 – Lojë e madhe shpërblyese për përdoruesit e Mastercard® dhe KomPay – „Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime (Бесконтактно плати и награда фати)“


Fillon loja e madhe shpërblyese për përdoruesit e Mastercard® dhe KomPay të Bankës Komercijale. Paguani pa kontakt dhe luani për Toyota Corolla Hybrid ose për 90 shpërblime të tjera!

 

Pjesëmarrja është shumë e thjeshtë ku ju ofrohen më shumë mundësi për të fituar.

 

Në periudhën nga 9 dhjetori 2019 deri më 12 janar 2020, me çdo transaksion Tuajin në pikat e shitjes në vend me kartat Mastercard® për personat fizikë të Bankës Komercijale prej të paktën 200 denarë, do të keni një mundësi për të fituar, dhe për çdo transaksion prej të paktën 200 denarë të realizuar me aplikacionin mobil për pagesa pa kontakt KomPay do të keni dy mundësi për të fituar.

 

Sa më shumë pagesa pa kontakt – aq më shumë mundësi për të fituar.  

 

Shpërblimi kryesor është vetura Toyota Corolla Hybrid të cilën do ta dhurojmë në tërheqjen kryesore me dt. 22 janar 2020.

 

Para tërheqjes së shpërblimit kryesor, çdo javë do të ndajmë nga 1 (një) smartfon Samsung Note 10, 1 (një) laptop HP Pavilion i7, 1 (një) trotinet elektrik Hamachi, 5 (pesë) kartë-dhurata për qendrën tregtare Skopje City Mall me vlerë prej 5.000 denarë dhe 10 (dhjetë) kartë-dhurata me vlerë prej 3.000 denarë.

 

Tërheqjet javore do të bëhen më 18 dhjetor 2019, 25 dhjetor 2019, 2 janar 2020, 8 janar 2020 dhe 15 janar 2020. Këtu do të përfshihen të gjitha transaksionet (kodet për pjesëmarrje) е bëra gjatë javës përkatëse, ndërsa në tërheqjen e shpërblimit kryesor do të përfshihen të gjitha kodet e bëra midis 9 dhjetorit 2019 dhe deri më 12 janar 2020, të cilat nuk kanë fituar shpërblime gjatë tërheqjeve javore.

 

Ndiqni faqen e Facebook-ut dhe faqen e internetit të Bankës Komercijale që të merrni vesh nëse jeni fitues i ndonjë shpërblimi.  

 

 

Rregullat e lojës shpërblyese “Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime (Бесконтактно плати и награда фати)

 

slika

 




06.12.2019 – Komercijalna Banka AD Skopje fituese e çmimit ‘2018 ЕUR Operational Excellence Award’


Edhe këtë vit, Komercijalna Banka AD Skopje është fituese e çmimit ‘2018 ЕUR Operational Excellence Award’, të cilën e ndan Deutsche Bank, si mirënjohje për përpunimin e përsosur të drejtpërdrejtë të pagesave ndërkombëtare nga ana e Bankës Komercijale.

Me këtë çmim, Banka ka vërtetuar tradicionalisht pozitën e saj si lidere në fushën e operimit me deviza.




04.12.2019 – Banka Komercijale organizoi “Një Ditë për Ju” me temë “Mundësi të reja për financim dhe investim”


Komercijalna Banka AD Skopje në mënyrë të vazhdueshme informon dhe edukon klientët e saj për të gjitha risitë, me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre financiare. Më 04 Dhjetor 2019, nën organizim të Bankës, u mbajt edhe një ngjarje ekskluzive - "Një Ditë për Ju – Mundësi të reja për financim dhe investim”.

 

Shumë klientë të Bankës Komercijale patën mundësinë të informohen me Programin e ri të zhvilluar nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) për përkrahje të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pastaj me mundësitë për tregtim në tregjet e huaja, si dhe për blerjen e aksioneve në fondet e investimit të shoqërive KB Publikum Invest.

 

Na paraqet kënaqësi e veçantë që temat e ofruara në prezantimet ishin interesante dhe të dobishme për të pranishmit. Komercijalna Banka AD Skopje do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të përmbushur nevojat e klientëve të saj.
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas



20.11.2019 – Global Finance e shpalli  Bankën Komercijale “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020”


Revista botërore Global Finance, me seli në Nju Jork, SHBA, Komercijalna Bankës AD Skopje ia dha çmimin “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 (Dhënësi më i mirë i shërbimeve nga fusha e tregjeve devizore në vend)”.

 

Ky është çmimi i nëntë me radhë për punën e suksesshme të Komercijalna Banka AD Skopje në fushën e tregtimit me instrumentet financiare në Maqedoninë e Veriut, i dhënë nga Global Finance.

 

Zgjedhja për FX Provajder më të mirë të tregjeve financiare në vend është bërë në bazë të disa kritereve që përfshijnë: madhësinë e transaksionit, pjesëmarrjen në treg, vëllimin e mbulimit global, nivelin e shërbimit ndaj klientëve, çmimet konkurruese dhe përdorimin e teknologjive të reja. Çmimi është edhe një dëshmi për cilësinë e lartë të shërbimeve që i ofron Banka Komercijale dhe për ofertën e pasur të instrumenteve financiare, si dhe për konkurrencën dhe për pozitën lider të Bankës në fushën e tregtimit në tregjet financiare vendore dhe globale.


14.11.2019 – Banka Komercijale, për të 14-tën herë sponsor i Festivalit “Zllatno Sllavejçe 2019“


Komercijalna Banka AD Skopje, për të 14-tën herë është sponsor i festivalit për fëmijë “Zllatno sllavejce” (Bilbili i artë), i cili këtë vit mbahet për të 49-tën herë me radhë. Në periudhën prej 22 deri në 24 nëntor, bilbilat e artë përsëri do të ngjiten në skenë, në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë, ku do të performojnë hitet e tyre.
Për këtë manifestim, janë përgatitur kompozime të reja për fëmijë, deri tani të padëgjuara, të shoqëruara me koreografi, të cilat fëmijët dhe e gjithë audienca do të mund ti dëgjojnë gjatë ditëve të festivalit.






Një X dhe C R A