Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



23.07.2019 – Konkurs për punësim në Filialin Shtip


Komercijalna Banka AD Skopje shpall konkurs për punësim të 1 (një) ekzekutuesi për pozitën: Bashkëpunëtor më të ri (kasier) për qarkullimin pagesor në vend dhe punë me popullsinë në Fililin Shtip me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SEKT) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale.

 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Filialit, nga e hëna deri të premten: nga ora 08:00 deri në orën 17:00, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  19.200,00 denarë.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 30.07.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim në Komercijalna Banka AD Skopje – Filiali Shtip”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 02 / 3168-412

 

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.






04.12.2019 – Banka Komercijale organizoi “Një Ditë për Ju” me temë “Mundësi të reja për financim dhe investim”


Komercijalna Banka AD Skopje në mënyrë të vazhdueshme informon dhe edukon klientët e saj për të gjitha risitë, me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre financiare. Më 04 Dhjetor 2019, nën organizim të Bankës, u mbajt edhe një ngjarje ekskluzive - "Një Ditë për Ju – Mundësi të reja për financim dhe investim”.

 

Shumë klientë të Bankës Komercijale patën mundësinë të informohen me Programin e ri të zhvilluar nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) për përkrahje të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pastaj me mundësitë për tregtim në tregjet e huaja, si dhe për blerjen e aksioneve në fondet e investimit të shoqërive KB Publikum Invest.

 

Na paraqet kënaqësi e veçantë që temat e ofruara në prezantimet ishin interesante dhe të dobishme për të pranishmit. Komercijalna Banka AD Skopje do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të përmbushur nevojat e klientëve të saj.
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas
 
Den za vas



20.11.2019 – Global Finance e shpalli  Bankën Komercijale “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020”


Revista botërore Global Finance, me seli në Nju Jork, SHBA, Komercijalna Bankës AD Skopje ia dha çmimin “FX Provajderi më i mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 (Dhënësi më i mirë i shërbimeve nga fusha e tregjeve devizore në vend)”.

 

Ky është çmimi i nëntë me radhë për punën e suksesshme të Komercijalna Banka AD Skopje në fushën e tregtimit me instrumentet financiare në Maqedoninë e Veriut, i dhënë nga Global Finance.

 

Zgjedhja për FX Provajder më të mirë të tregjeve financiare në vend është bërë në bazë të disa kritereve që përfshijnë: madhësinë e transaksionit, pjesëmarrjen në treg, vëllimin e mbulimit global, nivelin e shërbimit ndaj klientëve, çmimet konkurruese dhe përdorimin e teknologjive të reja. Çmimi është edhe një dëshmi për cilësinë e lartë të shërbimeve që i ofron Banka Komercijale dhe për ofertën e pasur të instrumenteve financiare, si dhe për konkurrencën dhe për pozitën lider të Bankës në fushën e tregtimit në tregjet financiare vendore dhe globale.


14.11.2019 – Banka Komercijale, për të 14-tën herë sponsor i Festivalit “Zllatno Sllavejçe 2019“


Komercijalna Banka AD Skopje, për të 14-tën herë është sponsor i festivalit për fëmijë “Zllatno sllavejce” (Bilbili i artë), i cili këtë vit mbahet për të 49-tën herë me radhë. Në periudhën prej 22 deri në 24 nëntor, bilbilat e artë përsëri do të ngjiten në skenë, në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë, ku do të performojnë hitet e tyre.
Për këtë manifestim, janë përgatitur kompozime të reja për fëmijë, deri tani të padëgjuara, të shoqëruara me koreografi, të cilat fëmijët dhe e gjithë audienca do të mund ti dëgjojnë gjatë ditëve të festivalit.






Një X dhe C R A