Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



19.07.2019 – Konkurs për punësim në ekspoziturën Resnjë


 

Komercijalna Banka AD Skopje shpall konkurs për punësim të 1 (një) ekzekutuesi për pozitën: Bashkëpunëtor më të ri (kasier) në Komercijalna Banka AD Skopje – ekspozitura Resnjë, me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SEKT) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale.

 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Ekspoziturës, nga e hëna deri të premten: nga ora 08:00 deri në orën 17:00, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  19.200,00 denarë.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 26.07.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim në Komercijalna Banka AD Skopje  - Ekspozitura Resnjë”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 02 / 3168-412

 

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.






01.07.2020 – Përdorim falas i KomPay deri më 31.12.2020


Deri më 31.12.2020, mund të digjitalizohen falas dy karta Mastercard në aplikacionin mobil KomPay të Komercijalna Banka AD Skopje. Vazhdimi i periudhës promovuese për përdorimin e aplikacionit për pagesa pa kontakt është në përputhje me masat që i ndërmerr Banka për mbrojtjen e shëndetit të klientëve dhe punonjësve nga virusi Covid-19.

 

KomPay është një aplikacion falas mobil për pagesa pa kontakt, me të cilin mund të paguhet në terminalet POS pa përdorimin e një karte fizike bankare. Me këtë aplikacion, telefoni juaj mobil bëhet një zëvendësim i një karte pagesore. Kjo është një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e sigurt për të paguar në shumë pika shitëse në mbarë botën.

 

Aplikacioni ju mundëson të zgjidhni me cilën kartë të digjitalizuar do të bëni pagesën, sipas mjeteve tuaja të disponueshme. KomPay është aplikacioni i parë i tillë i disponueshëm në tregun maqedonas që ofron teknologji më të fundit për këtë lloj pagese.




25.06.2020 - Prej 26 qershor fillon pagesa e pensioneve për muajin qershor në Komercijalna Banka AD Skopje


Banka Komercijale do të bëjë pagesën e parakohshme të pensioneve duke filluar prej 26 qershor (e premte) deri më 1 korrik (e mërkurë).

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve:

 

  • të premten, më 26.06.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të hënën, më 29.06.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të martën, më 30.06.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të mërkurën, më 01.07.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

Përkujtojmë klientët që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Bankës detyrimisht të respektojnë të gjitha masat për parandalim dhe mbrojtje  - respektim të distancës së përcaktuar minimale, mbajtje të maskës mbrojtëse, shallit ose facoletës, dhe dezinfektim i obligueshëm i duarve.

 

Gjatë marrjes së pensioneve të tyre në sportel, pensionistët do të mund të kërkojnë një nga shërbimet e mëposhtme që do të zvogëlojnë nevojën për të vizituar fizikisht bankën:

 

 

Me urdhërin periodik faturat do t’i keni çdoherë të paguara në kohë pa pasur nevojë të vini fizikisht në bankë, me çka ju ndihmojmë të qëndroni në shtëpi dhe të mbroheni nga rreziku. Për aktivizim, mjafton vetëm gjatë vizitës suaj në sportelin e bankës TË SJELLNI FATURAT PËR SHËRBIMET PUBLIKE (rrymë, nxemje, ujë, telefon), ndërsa punonjësit tanë do t'ju shpjegojnë të gjitha mundësitë që janë në dispozicion.

 

T’i mbrojmë më të prekurit. Të mbrojmë shëndetin publik.




24.06.2020 - Depozitim i tregut ditor në bankomat pa pagesë deri më 31.12.2020


Komercijalna Banka AD Skopje e vazhdon afatin e depozitimit të qarkullimit ditor (Cash In) në bankomat pa pagesë, deri më 31.12.2020.

 

Deri më 31.12.2020, të gjitha subjektet juridike të cilat posedojnë kartë debiti Visa Business Debit, munden në çdo kohë të bëjnë pa pagesë depozitimin e parave të gatshme në bankomat me bazë qarkullimin ditor. Mjetet e depozituara do të evidentohen në llogarinë themelore transaksionale të subjektit juridik – posedues i kartës dhe janë në dispozicion MENJËHERË.

 

Bankomatet i pranojnë të gjitha bankënotat dhe kartëmonedhat polimere (me përbërje plastike polimer) me vlerë nominale prej 10,  50, 100, 200, 500, 1.000 dhe 2.000 denarë.

 

Depozitimin e parave të gatshme mund ta bëni në bankomatet e Bankës Komercijale në këto lokacione: Ekspoziturat në Shkup - Gjorçe Petrov, Çento, Maxhari, GTC 1, Oda Ekonomike, Leptokari, Bunjakovec, Biser, Avtokomandë dhe 11 tetori, dhe në Qendrat tregtare Skopje City Mall dhe Capitol Mall, si dhe në filialet në Shtip, Strumicë, Ohër dhe Prilep.




10.06.2020 – Komercijalna Banka filloi të dërgojë njoftime për qytetarët të cilëve do t’ju lëshojë Kartelën pagesore vendore


Komercijalna Banka AD Skopje prej sot (10 qershor) filloi me dërgimin e njoftimeve për qytetarët të cilëve, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore të Qeverisë për përkrahje financiare të qytetarëve dhe punonjësve me të ardhura të ulëta, të rinjve dhe punonjësve shëndetësorë, do t'ju lëshohet kartelë pagesore vendore  e dedikuar për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë maqedonase. 

 

Kartelat janë akoma në fazë të përpunimit, dhe më së voni deri më 18.07.2020, Banka do t'i ketë të gatshme për ti shpëndarë ato në ekspoziturat dhe filialet, prej ku do të mund t’i marrin shfrytëzuesit e kësaj ndihme financiare. Të gjithë qytetarët që do të duhet të marrin kartelën pagesore "Blej vendore" përmes Bankës Komercijale, do të njoftohen në mënyrë plotësuese se kur, si dhe ku të marrin kartelën e tyre nga Banka. Kartela pagesore do t'u lëshohet atyre falas.

 

I informojmë qytetarët se nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me lëshimin e kartelës pagesore derisa të thirren për ta marrë atë. Për kartelat nuk parashtrohet asnjë kërkesë dhe për këtë arsye qytetarët nuk kanë nevojë të vizitojnë ekspoziturat dhe filialet e Bankës Komercijale. Në këtë mënyrë, ne veprojmë me përgjegjësi në kohën e epidemisë së virusit korona dhe mbrojmë veten tonë dhe shëndetin e qytetarëve të tjerë.  

 

Të gjitha informacionet në lidhje me procedurën dhe dokumentet e nevojshme për lëshimin e kartelës pagesore "Blej vendore" nga Banka Komercijale janë në dispozicion në këtë link.

Theksojmë se kartela i jepet personalisht vetëm përfituesit të ndihmës financiare, i/e cili/cila me vehte duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë), ndërsa për personin e mitur i cili nuk posedon një dokument të vlefshëm identifikimi, është e detyrueshme prania e prindit/kujdestarit dhe certifikata e lindjes.   

 

Ndihma financiare me kartelën pagesore vendore do të mund të shfrytëzohet që nga dita e marrjes së kartelës e deri në afatin e paraparë me ligj nga ana e Qeverisë së RMV (15.08.2020) dhe vetëm më kartelën “Blej vendore”.  

Nuk mund të shfrytëzohet duke përdorur ndonjë instrument tjetër pagese, dhe as për:

 

  • tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatet, nga POS terminalet ose me urdhëresë për pagesë të parave të gatshme në sportelet e bankave, 
  • konvertim në valutë të huaj ose si zëvendësim i parave të gatshme,
  • pagesa të prodhimeve dhe shërbimeve në POS terminalet fizike dhe/ose përmes internetit (virtuale),
  • tërheqje të parave të gatshme nëpër bankomate dhe terminale të tjera, të shërbyer nga jorezidentë dhe/ose rezidentë, ushtrues të veprimtarive jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • transferim të mjeteve në të holla në llogaritë tjera në bankë lëshues të KPV dhe/ose në llogaritë tjera tek një bartës tjetër i qarkullimit pagesor, pavarësisht nëse ajo është llogari e personit përfitues të përkrahjes financiare ose është llogari e një personi tjetër fizik dhe/ose juridik,
  • pagesa të prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë maqedonase të cilat nuk i plotësojnë definicionet e Dekretit me fuqi ligjore,
  • pagesë të personave fizikë dhe juridikë të cilët nuk e plotësojnë kushtin për ushtrim të veprimtarisë në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore,

 

Më shumë informacione rreth kartelës pagesore vendore “Blej vendore” mund të gjeni edhe në faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk.

Qytetarët që kanë llogari të transaksionit në më shumë banka, në po të njëjtin link mund të kontrollojnë se në cilën bankë do t’ju lëshohet kartela e tyre.





Një X dhe C R A