Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



01.06.2020 – Banka Komercijale prej nesër do të fillojë me pagesën e ndihmës financiare të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve


Nga dita e martë, 2 qershor 2020, Komercijalna Banka AD Skopje do të bëjë pagesën e ndihmës financiare të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për muajin maj për ata që marrin ndihmën në llogarinë e tyre në denarë në Bankë.

Përdoruesit që kanë një kartë aktive debiti paratë e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve do t’i kenë në dispozicion menjëherë dhe do të mund t'i tërheqin ato në bankomat ose t'i përdorin për pagesa pa para të gatshme.

Duke pasur parasysh masat e mbrojtjes nga Covid-19, pagesa e ndihmës në sportelet në Bankë do të organizohet në tre grupe sipas radhës së përcaktuar sipas rendit alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit:

  • E martë 02.06.2020 – A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X;
  • E mërkurë 03.06.2020 – I, J, K, L ,LL, M, N, NJ, O;
  • E enjte 04.06.2020 – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

Gjatë vizitave të filialeve dhe ekspoziturave të Bankës, është e detyrueshme mbajtja e pajisjes mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, facoletë apo shall), respektimi i distancës së caktuar fizike dhe dezinfektimi i duarve.

Me qëllim të shmangies së vizitave të filialeve dhe ekspoziturave në të ardhmen, Banka do t'u ofrojë klientëve që nuk kanë karte debiti që të mbushin një kërkesë për lëshimin e saj falas.




27.05.2020 – Komercijalna Banka AD Skopje shpall konkurs për punësim të një vlerësuesi


Komercijalna Banka AD Skopje punëson 1 (një) vlerësues në pozitën Bashkëpunëtor i pavarur profesional për vlerësimin e pronës dhe pajisjeve, me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:
Të ketë të mbaruar Fakultetin e Ndërtimtarisë, Arkitekturës ose Fakultetin Ekonomik, me të paktën 240 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
Përvojë pune prej të paktën 4 vjet,
Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale,
Të ketë leje për vozitje,
Çertifikatë për provimin e kaluar për vlerësues në fushën e pasurive të patundshme, si dhe çertifikata për provimin e kaluar për vlerësues nga fushat e tjera.
 Orari i punës: 40 orë në jave. Rroga (neto) fillestare bazë: 40.770,00 denarë.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 04.06.2020. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45, 90 ose 120 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.
Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e lartë të kryer, kopje të Çertifikatës/çertifikatave për provimin e kaluar për vlerësues në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim të Bashkëpunëtorit të pavarur profesional për vlerësimin e pronës dhe pajisjeve”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

 

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet. Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.



29.05.2020-Mirë se erdhët në ekspoziturën e parë tërësisht të dixhitalizuar të Komercijalna Banka AD Skopje


(Teksti është publikuar në revistën dhe në ueb-portalin Kapital)

 

Përvojë plotësisht e re, pa pritje në radhë dhe pa kontakt me nëpunësit e sporteleve, procedurë e shpejtë e tërheqjes dhe futjes së parave të gatshme, kthim i euros në denarë, pagesa falas të faturave të shërbimeve publike.Të gjitha këto i mundëson ekspozitura plotësisht e dixhitalizuar e Komercijalna Banka AD Skopje, e cila ndodhet në rrugën Makedonija në Shkup dhe punon 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit. Në këtë hapësirë ​​prej 20 metrash katrorë, të gjithë përdoruesit e kartave bankare hyjnë në botën dixhitale të bankingut modern dhe përdorin përfitimet e teknologjisë moderne. Bankingu dixhital po vjen si nevojë e gjeneratave të reja. Por, rrethanat aktuale nga gjendja e jashtëzakonshme të paraqitura nga pandemia e virusit Covid-19 i nxorrën në pah përparësitë e bankingut mobil edhe atij elektronik për të gjithë klientët në përgjithësi, pavarësisht nga mosha dhe shprehitë. Pikërisht për këtë rritet edhe më shumë vlera e ekspoziturës së parë dixhitale të Bankës Komercijale, ku kënaqësia e klientëve është në nivel maksimal. Hyrja në ekspoziturë mundësohet me të gjitha kartat bankare, ndërsa shërbimet mund të përdoren nga klientët e Bankës Komercijale, por edhe të bankave të tjera vendase ose të huaja. Për ata të cilët posedojnë kartë me teknologji pagese pa kontakt, dera hapet vetëm duke e afruar kartën afër lexuesit në hyrje, ndërsa mbajtësit e kartave pa një funksion të tillë duhet të tërheqin kartën tek lexuesi. Pasi mundësohet hyrja në ekspoziturë, shenjat vizuale dhe lehtësisht të lexueshme i orientojnë klientët drejt pajisjeve të instaluara. Ekspozitura është e pajisur me bankomate dhe kioska dixhitale më të fundit për pagesa të faturave pa para të gatshme. Në bankomatin e parë, përveç funksionit standard të tërheqjes së parave të gatshme, është mundësuar edhe futja e parave të gatshme nga personat fizikë dhe juridikë dhe blerja e eurove. Nëse klienti ka nevojë të paguajë mjete në kartën e tij/saj të kreditit ose në llogarinë e transaksionit, ai thjesht mund ta bëjë këtë duke futur kartën e kreditit ose debitit, me çka pagesa do të evidentohet në llogarinë me të cilën është lidhur kartela. Pa pritur në radhë dhe duke shijuar rehatinë e ofruar nga ekspozitura, edhe personat juridikë mund të fusin tregun ditor nëse posedojnë kartë debiti për subjekt juridik. Tregu ditor do të regjistrohet në llogarinë themelore në mënyrë identike sikur të realizoheshte në sportelet e Bankës. Në të njëjtin bankomat, çdo person fizik (rezident ose jorezident) i cili posedon kartë bankare, mund të këmbejë edhe euro në denarë. Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, ne u kujdesëm të vendosim në ekspoziturë bankomat që do të përshtatet për njerëzit me nevoja të veçanta. Një shërbim veçanërisht i rëndësishëm që e ofron ekspozitura dixhitale është pagesa pa provizion e llogarive ose faturave të EVN-së, Telekomi Telekabel, dhe së shpejti edhe të BEG dhe A1, në kioskat e synuara të vendosura në pjesën e djathtë. "Përdoruesi vetë, i udhëhequr nga aplikacioni që i shfaqet në ekran, mundet në kohë reale të paguajë faturën me kartën në POS terminalin e instaluar, për të cilin ai/ajo merr një vërtetim të shtypur. Përdoruesi e skanon barkodin nga llogaria e tij/saj (ose e shënon numrin me dorë në tastierën virtuale), dhe në ekran merr informatat për llogarinë konkrete dhe vazhdon me pagesën me kartën e tij/saj bankare (duke futur kartën në lexuesin ose duke e afruar afër lexuesit për kartat pa kontakt). Pas përpunimit të transaksionit, përdoruesi merr informatë kthyese nëse transaksioni ka qenë i suksesshëm apo jo , dhe nëse është i suksesshëm, merr një vërtetim të shtypur ", sqarojnë nga Banka Komercijale. Në kioskat në ekspoziturën dixhitale, klientët – personat fizikë që kanë parapagesë në Internet Bank të Bankës Komercijale mund të shtypin edhe vërtetim nga llogaria e tyre e transaksionit, dhe këtë mundësi së shpejti do ta kenë edhe personat juridikë. Ekspozitura ofron rehati të përkryer, qasje falas në internet WiFi, është vazhdimisht nën video-mbikëqyrje dhe është përshtatur edhe për personat me aftësi të kufizuara. "Qytetarët e vendit tonë, tradicionalisht preferojnë të vizitojnë ekspoziturën në bankë kur duan të bëjnë ndonjë transaksion bankar sepse në atë mënyrë ata ndërtojnë besim në atë institucion". Ndërsa besimi është thelbësor për këdo kur duhet të vendosë se cilës bankë t'i besojë kursimet e tij/saj dhe të financojnë të ardhmen e tij/saj. Ekspozitura dixhitale e Bankës Komercijale vërteton edhe më shumë besimin që kanë klientët tanë duke u mundësuar atyre të shijojnë përfitimet e botës dixhitale, të cilat u kursejnë atyre kohë dhe para ”, theksojnë nga Komercijalna Banka AD Skopje.

 
digitalna 
 
digitalna
 
digitalna
 
digitalna
 
digitalna



26.05.2020 – Prej 27.05.2020 fillon pagesa e pensioneve të majit në Bankën Komercijale


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë të paguajë pensionet e majit prej ditës së mërkurë, 27.05.2020. Pensionistët që kanë kartë aktive debiti me paratë do të mund të disponojnë prej nesër, gjegjësisht pensionin e tyre do të mund ta marrin në bankomat ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme.

 

Marrja e pensioneve për pensionistët që nuk kanë karta pagesore do të organizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit, sipas këtij orari:

 

  • të mërkurën, më 27.05.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të enjten, më 28.05.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 deri në 14.000 denarë
  • të premten, më 29.05.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 deri në 18.000
  • të hënën, më 01.06.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve më të larta se 18.000 denarë

 

Me qëllim që të zvogëlohen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga Koronavirusi i të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve bankare, apelojmë që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Bankës Komercijale rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.

 

Për të siguruar mbrojtje shtesë për shëndetin kolektiv, pensionistëve që do të vizitojnë filialet dhe ekspoziturat e Bankës Komercijale do t'u ofrohet të plotësojnë kërkesën për përpunimin e kartës falas të debitit, e cila do t'u mundësojë atyre të kenë qasje të lehtë, të shpejtë dhe të thjeshtë në mjetet e tyre në në çdo kohë.




19.05.2020 – Ndryshim i orarit të punës në ekspoziturat dhe filialet e Komercijalna Banka AD Skopje


Nga e mërkura, 20.05.2020, shumica e ekspoziturave dhe filialeve të Komercijalna Banka AD Skopje do të jenë të hapura prej orës 8:00 deri në 16:00. Orari i ri i punës vlen nga e hëna në të premte, ndërsa e shtuna mbetet ditë jo pune.

 

Ju informojmë se prej orës 8:00 deri në orën 16:00 do të punojnë ekspoziturat Avtokomanda, Maxhari, Gjorçe Petrov, 11 Tetori, Draçevë, Cvetan Dimov, Biser, Leptokari, City Mall, Kapishtec, Bunjakovec, Makpetrol në Shkup, si dhe filialet dhe ekspoziturat në Ohër, Prilep, Strumicë, Kavadarc, Koçan, Manastir, Shtip, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Veles, Bogdanci, Vinicë, Gjevgjeli, Dibër, Delçevë, Ilindenska Tetovë, Kërçovë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Negotinë, Pehçevë, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Strugë.

 

Me orar pune prej orës 8:00 deri në 15:30 janë ekspoziturat Skopjanka, Jane Sandanski, MNT, Vllae, Vodnjanska, Buket, Çeshma, Pallati gjyqësor, Fushë Topanë, Butel, Çento, Ilinden, Lisiçe.

 

Ekspoziturat Rasadnik, GTC, Kjubi, Gjorçe Petrov 2, Novo Lisiçe, Obleshevë, Kumanovo-Tush dhe Shtip-Tush mbeten edhe më tej të mbyllura përkohësisht për punë me klientë.

 

Sipas rekomandimeve për mbrojtje nga virusi Covid-19, gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Bankës Komercijale, është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse, facoletës ose shallit në fytyrë, një numër i kufizuar i palëve në të njëjtën kohë dhe respektimi i distancimit të caktuar fizik midis palëve.


18.05.2020 – Komercijalna Banka AD Skopje shpall Konkurs për punësim të kasierëve në Shkup


Komercijalna Banka AD Skopje punëson 4 (katër) ekzekutues në pozitën – Bashkëpunëtor më i ri – kasier në Shkup, me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

       

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së ekspoziturave në Shkup. 

Rroga (neto) fillestare bazë: 21.240,00 denarë.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 27.05.2020. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim në Komercijalna Banka AD Skopje”.

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet. Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.




14.05.2020 – Kartë-dhuratat dhe ekspozitura City Mall e Bankës Komercijale në funksion prej dt.15.05.2020&


Prej ditës së premte, 15 maj, fillon me punë ekspozitura e Komercijalna Banka AD Skopje në Qendrën tregtare Skopje City Mall, me orar pune prej orës 08:00 deri në orën 15:00 (prej të hënës deri të premten).

 

Shfrytëzuesit e kartë-dhuratave, prej dt. 15 maj do të mund të dalin për blerje në QT Skopje City Mall me këto karta. Pasi shfrytëzuesit e këtyre kartë-dhuratave një periudhë të caktuar nuk ishin në gjendje t’i shfrytëzojnë të njëjtat, me fillimin në punë të qendrës tregtare vazhdohet edhe vlefshmëria e kartë-dhuratave si vijon:

 

  • Afati i të gjithë kartë-dhuratave që ka skaduar në periudhën prej 15.03.2020 deri në 15.05.2020, vazhdohet deri në 15.07.2020. 
  • Të gjithë kartë-dhuratat të cilat kanë ende afat të vlefshmërisë ju vazhdohet vlefshmëria edhe për 60 ditë shtesë, e llogaritur sipas ditës së lëshimit të secilës kartë.    

 

Të gjithë klientët mund të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së kartës, si dhe shumën e mbetur për ta shfrytëzuar në këtë link

 

Ju dëshirojmë blerje të këndshme dhe të mos harojmë se edhe më tej duhet të jemi të përgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit personal dhe atij kolektiv. Duke pasur parasysh se masat për mbrojtje nga virusi Covid-19 janë ende në fuqi në vend, përkujtojmë që gjatë vizitave nëpër ekspoziturat dhe filialet e Komercijalna Banka AD Skopje është e domosdoshme mbajtja e maskës mbrojtëse, facoletës ose shallit, dhe respektimi i distancimit të caktuar fizik.   







Një X dhe C R A