Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



01.03.2021 - Aksion promovues në Neptun për berje me kredi nga Komercijalna Banka


neptun_novosti

 

Është koha për të blerë me këste dhe pa interes. Nga 1 mars, filloi periudha promovuese për blerje në Neptun me kredinë konsumatore me dedikim të Komercijalna Banka, e cila ju mundëson të blini cilëndo prej produkteve të ofruara me pagesë të shtyrë deri në 24 këste pa interes.

 

Shfrytëzojeni këtë mundësi deri më 31 mars 2021 për të rinovuar shtëpinë tuaj me disa nga produktet në Neptun.

 

Të gjitha informacionet në lidhje me këtë produkt kredie të Bankës mund t'i shihni në këtë link.

 

Komercijalna Banka dhe Neptun ju ofrojnë mundësinë për blerje të relaksuar dhe kënaqësi të dëshmuar të klientit.




26.02.2021 – Kredi konsumatore dhe banesore nga Komercijalna Banka me norma më të favorshme të interesit në treg


kredit 

 

Këtë pranverë, Ju mund të bëheni me shtëpi të re, ti jepni pamje të re shtëpisë tuaj ose ti realizoni dëshirat tjera të juaja me kreditë më të reja nga Komercijalna Banka, të krijuara enkas për të plotësuar nevojat tuaja në mënyrën që ju përshtatet më shumë.

Kredia konsumatore pa dedikim ju mundëson të shijoni blerjet dhe të keni ngarkesë më të ulët mujore në buxhetin e familjes. Me kushtet më të fundit, kredia është në vlerë deri në 30.000 euro, me klauzolë euro, dhe në periudhën promovuese nga 01.03 deri në 15.04.2021 mund të merret me një afat të shlyerjes deri në 120 muaj. Dhe, më e rëndësishmja, ajo ka normat më të ulëta të interesit në treg për momentin - 4.7% vjetore, fikse për 3 vitet e para dhe 5.7% vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes së kredisë. Këto norma interesi vlejnë për klientët që e marrin rrogën në Komercijalna Banka. Për personat që e marrin rrogën në bankat tjera, normat e interesit janë 5.7% vjetore, fikse për vitin e parë dhe 6.7% vjetore, të ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes së kredisë. Më shumë informacion mbi kushtet dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar për kredi konsumatore mund të gjeni në këtë link.

 

Kredia banesore është me afat të kthimit deri në 30 vjet dhe tanimë është në dispozicion me norma të interesit prej 2.9% vjetore, fikse për 5 vitet e para dhe 3.9% vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur  të shlyerjes së kredisë. Opsioni i dytë është t’a merrni me norma vjetore interesi prej 3%, fikse për 10 vitet e para, dhe 3.9%, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes së kredisë. Më shumë informacion në lidhje me kredinë banesore mund të lexoni në këtë link .




25.02.2021 – SHBM u bën thirrje klientëve të bankave që të regjistrohen në Regjistrin e pronarëve të vërtetë


Shoqata e Bankave të Maqedonisë u bën thirrje të gjithë personave juridikë – klientë të bankave afariste të cilat kanë obligim të regjistrohen si pronarë të vërtetë në Regjistrin e pronarëve të vërtetë, që të regjistrohen në Regjistër brenda afatit të paraparë ligjor deri më 27.04.2021, me qëllim që të mos kenë pengesa më tej gjatë realizimit të qarkullimeve pagesore dhe në marrëdhëniet e lidhura afariste.

Regjistri i pronarëve të vërtetë, i cili udhëhiqet në kuadër të Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, filloi të funksionojë më 27.01.2021, prej kur edhe vazhdon afati prej 90 ditësh për regjistrimin e të dhënave për pronarët e vërtetë. Regjistrimi i pronarëve të vërtetë bëhet në mënyrë elektronike në Regjistrin qendror (https://www.crm.com.mk).

 

Në përputhje me Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, të gjithë personat juridikë që janë subjekt i regjistrimit në Regjistrin qendror janë të detyruar që deri më 27.04.2021 të regjistrojnë të dhënat për pronarin/pronarët e vërtetë në Regjistrin e pronarëve të vërtetë. Personat juridikë të regjistruar pas datës 27.01.2021 janë të detyruar që në afat prej tetë ditëve nga regjistrimi i themelimit të subjektit afarist të bëjnë paraqitjen e të dhënave për pronarin e vërtetë në Regjistrin e pronarëve të vërtetë.

 

Detyrimi për të paraqitur të dhënat për pronarin/pronarët e vërtetë në Regjistrin e pronarëve të vërtetë nuk vlen për: tregtarët individ, personat që bëjnë autorizime publike, përdoruesit e buxhetit, personat juridikë në pronësi të shtetit, personat juridikë në procedura falimentimi dhe likuidimi, kryerësit e pavarur të veprimtarisë, si dhe si personat juridikë aksionet e të cilëve kuotojnë në treg të organizuar të letrave me vlerë dhe që janë të detyruar të respektojnë kushtin për të publikuar të dhënat për pronarët e vërtetë, me çka sigurohet transparenca e duhur e informacioneve të pronësisë në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare.

 

Nga 28.04.2021, bankat janë të detyruara që të gjithë klientët - persona juridikë të kontrollojnë të dhënat për pronarin e vërtetë në Regjistrin e pronarëve të vërtetë dhe të vërtetojnë se është bërë regjistrimi i duhur në Regjistër. Nëse klienti - personi juridik nuk bën regjistrimin si pronar i vërtetë në Regjistër ose nuk bën azhurnimin e të dhënave në Regjistër brenda afateve të caktuara ligjore, nuk do të mund të funksionojë me llogaritë e tij derisa të bëjë regjistrimet e kërkuara.


24.02.2021 – Njoftim për opinionin – Dezinformatat dhe deklaratat e z. Trifun Kostovski kundër Komercijalna Banka janë rezultat i dështimit të tij personal


Si një nga kompanitë më transparente në vend dhe fituesе е çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta nga institucionet me renome ndërkombëtare, ndër të cilat edhe çmimi prestigjioz "Banka e Vitit", Komercijalna Banka AD Skopje e informon opinionin se të gjitha dezinformatat, qëndrimet dhe deklaratat e shprehura në muajt e fundit nga z.Trifun Kostovski kundër Komercijalna Banka janë rezultat i dështimit të tij personal. Komercijalna Banka si një kompani profesioniste me reputacion, përgjegjësi dhe performancë të lartë, nuk do të lejojë më që të jetë subjekt i akuzave të pabazuara dhe paushalle.

 

Komercijalna Banka e kujton z. Kostovski se problemi i tij me Bankën Eurostandard daton që prej shumë kohësh dhe se në shumë raste Komercijalna Banka i ka dalë ballë duke ndihmuar dhe plotësuar nevojat ose problemet e tij të biznesit.

 

Së pari, do ta rikujtojmë atë se që nga viti 2006, ai kërkoi nga Komercijalna Banka të ndërmerr kredinë e firmës së tij Porcelanka nga Banka Eurostandard për një periudhë prej 1 viti, ku ai do të rikapitalizonte Bankën. As pas një viti, e as më vonë ai nuk e ktheu kredinë. Me një shpjegim jashtëzakonisht të pafytyrë, na informonte se nuk mund dhe se nuk do ta kthente atë, duke dëmtuar kështu Komercijalna Banka me 3,7 milion euro.

 

Së dyti, deklarata e z. Kostovski se pas ndryshimit të Këshillit drejtues të Bankës Eurostandard marrëdhëniet me Komercijalna Banka u ndërprenë është një gënjeshtër e pastër. E rikujtojmë atë se më 24.09.2019, ai, Kosta Kostovski dhe Goran Trajkovski erdhën në takim me anëtarët e Këshillit drejtues të Komercijalna Banka për të kërkuar që edhe më tej ta ndihmojmë Bankën Eurostandard duke prolonguar kreditë e klientëve të saj derisa të kapitalizojnë përsëri Bankën. Nuk e dimë nëse dhe çfarë lloj evidence mban z. Kostovski, por ky takim është regjistruar në mënyrë të rregullt në Komercijalna Banka dhe se ka shënim për këtë.

 

Së treti, me kërkesë të z. Kostovski, Komercijalna Banka në vitin 2019 miratoi një kredi prej 10 milion euro për kompaninë e tij Gofi për kapitalizimin e Bankës Eurostandard, ndërsa u lanë si peng 3.200 aksione të sigurimit Eurolink. Kjo kredi u kthye si duhet. Fakti që z. Kostovski humbi 10 milion euro për gjashtë muaj është përgjegjësia e tij personale dhe as BPRMV, as Komercijalna Banka, as Qeveria, dhe as depozituesit dhe klientët e dëmtuar të Bankës Eurostandard nuk kanë faj për këtë.>p>

 

Së katërti, pas fillimit të falimentimit të Bankës Eurostandard, z. Kostovski, me arsyetimin se është nën presion dhe kërcënime për të shlyer borxhet ndaj individëve dhe firmave për borxhin e marë të subordinuar për Bankën Eurostandard, kërkoi dhe mori një kredi prej 2 milion euro nga Komercijalna Banka në emër të firmës së tij Gofi, për të cilën u përdor sigurimi ekzistues. Edhë përkundër kësaj, z. Kostovski tani gënjen pa pikë turpi se Komercijalna Banka, e cila i dha atij kredi kur asnjë subjekt tjetër ndoshta as që do ta dëgjonte, paska dashur të shkatërrojë Bankën Eurostandard.,p>

 

Së pesti, rikujtojmë z. Kostovski se në ditë të sodit ai ka një borxh ndaj Komercijalna Banka prej gati 7 milion euro dhe se nuk i ka shlyer detyrimet e tij për disa muaj. Banka, brenda procedurave të rregullta të punës, do të fillojë me konfiskimin e pasurisë të lënë peng. Le të mos e marrë z. Kostovski këtë si presion për ta heshtur. Ai ka një detyrim të paguajë borxhin dhe është i lirë të thojë çka të dojë.

 

Z. Kostovski na kujton shpesh për sukseset, bizneset, pronat e tij, por ai ndoshta harron se në tërë koleksionin i mungon një gjë - një pasqyrë. Meqenëse z. Kostovski pretendon se ky është një "krim i organizuar kundër Bankës Eurostandard ", kur do të qëndronte para pasqyrës, do të shihte se kush janë ata "bartës të krimit të organizuar", dhe kush është përgjegjës për faktin që Banka Eurostandard falimentoi dhe kush është paraqitur për pastrim parash.

 

Komercijalna Banka po i drejtohet opinionit për herë të fundit në lidhje me gënjeshtrat që z. Trifun Kostovski i thotë ose do ti thotë. Për ne, çështja e Bankës Eurostandard është e mbyllur, ndërsa z. Kostovskin do ta lëmë të kërkojë drejtësinë me argumente përpara institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

 




24.02.2021 – Pagesa e pensioneve për muajin shkurt do të fillojë më 25.02.2021


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin shkurt, duke filluar prej ditës së enjte, 25.02.2021. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së enjte dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 

  • të enjten, më 25.02.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të premten, më 26.02.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të hënën, më 01.03.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të martën, më 02.03.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

Me qëllim që të zvogëlohen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga virusi Kovid-19, apelojmë tek të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve bankare që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve




15.02.2021–  Filloi me punë ekspozitura e modernizuar dhe e digjitalizuar e Komercijalna Banka në Dibër


дебар

 

Më 15 shkurt 2021, filloi punën ekspozitura e Komercijalna Banka në Dibër plotësisht e modernizuar dhe e digjitalizuar. Në këtë ekspoziturë, Banka u ofron klientëve të saj një mënyrë të shpejtë dhe efikase për të kryer transaksionet e tyre bankare përmes sportelit ose në pjesën digjitale, e cila funksionon 24 orë në ditë.

 

Pjesa digjitale është e pajisur me një bankomat për tërheqjen e parave të gatshme dhe me kioskun digjital më të fundit për pagesa pa para të gatshme. Kioska digjitale është një zgjidhje moderne me të cilën Banka u mundëson qytetarëve të paguajnë faturat e shërbimeve publike (EVN, BEG, A1, Telekom dhe Telekabel) pa provizion, pa vizituar sportelin dhe me kartë të cilësdo bankë, si dhe të shtypin fletë-vërtetim të llogarisë së transaksionit për personin fizik për të cilin ka parapagesë në Bankë Interneti. Hyrja në zonën digjitale 24/7 është e mundur me të gjitha kartat bankare.

 

Sportelet në ekspoziturë janë të hapura nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në orën 16:00, dhe ofrojnë shërbimet e mëposhtme: hapjen e llogarisë së transaksionit në denarë ose në valutë të huaj, pagesa në vend dhe jashtë vendit, transferim i shpejtë i parave, operacione të këmbimit valutor. Klientët kanë gjithashtu në dispozicion edhe ofertën e pasur të produkteve të kredisë dhe depozitave të kursimit, mundësinë e blerjes së aksioneve në fondet e investimeve dhe të policave të sigurimit, si dhe trajnim dhe këshilla profesionale për përdorimin e shërbimeve bankare elektronike dhe bankingut mobil për personat fizikë dhe juridikë.

 

Pjesa digjitale në ekspoziturën e re të Komercijalna Banka në Dibër u mundëson qytetarëve një privilegj tjetër - mbrojtjen e shëndetit të tyre nga virusi Kovid-19 duke shmangur kontaktin me njerëz të tjerë. Sigurisht, vazhdon detyrimi në të gjithë ekspoziturën për të respektuar masat mbrojtëse nga Kovid-19, gjegjësisht mbajtja e maskës mbrojtëse, shallit ose faculetës në fytyrë, respektimi i distancës minimale të caktuar dhe dezinfektimi i duarve.

 

дебар
 

 

дебар
 

 

дебар
 







Një X dhe C R A





Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj