Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



26.07.2019 – Informatat per problemin teknik te disponueshme ne faqen e Facebook-ut te Komercijalna Banka AD Skopje


Të nderuar klientë,

Ju paralajmërojmë se në rrjetet sociale qarkullojnë lajme të rrejshme lidhur me problemin e paraqitur teknik në Komercijalna Banka AD Skopje. Me qëllim që të shmanget çdo lloj keqkuptimi dhe mosmarrëveshje, Ju lutemi të merrni parasysh vetëm lajmet që publikohen në faqen e Facebook-ut të Komercijalna Banka AD Skopje.




03.07.2020 – Banka Komercijale filloi me pagesen e ndihmes financiare te mbrojtjes sociale dhe te femijeve per muajin qershor


Nga sot, 3 korrik 2020, Komercijalna Banka AD Skopje filloi të bëjë pagesën e ndihmës financiare të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për muajin qershor për ata që marrin ndihmën në llogarinë e tyre në denarë në Bankë.

Përdoruesit që kanë një kartë aktive debiti paratë e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve do t’i kenë në dispozicion menjëherë dhe do të mund t'i tërheqin ato në bankomat ose t'i përdorin për pagesa pa para të gatshme.

Duke pasur parasysh masat e mbrojtjes nga Covid-19, pagesa e ndihmës në sportelet në Bankë do të organizohet në tre grupe sipas radhës së përcaktuar sipas rendit alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit:

 

  • E hënë 06.07.2020 – A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X;
  • E martë 07.07.2020 – I, J, K, L ,LL, M, N, NJ, O;
  • E mërkurë 08.07.2020 – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

 

Gjatë vizitave të filialeve dhe ekspoziturave të Bankës, është e detyrueshme mbajtja e pajisjes mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, facoletë apo shall), respektimi i distancës së caktuar fizike dhe dezinfektimi i duarve.




02.07.2020 - Komercijalna Banka AD Skopje u shpërblye për herë të tretë nga Commerzbank AG, Frankfurt


Komercijalna Banka AD Skopje u nderua me Commerzbank’s  STP Excellence Award (Çmimin STP të Ekselencës të Commerzbank) për vitin 2019,  në njohjen e shpejtësisë dhe cilësisë së pagesave ndërkombëtare.

Commerzbank, me këtë shpërblim, e konfirmon bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për herë të tretë e njohu cilësinë e jashtëzakonshme në përpunimin e drejtpërdrejtë të pagesave të Komercijalna Banka AD Skopje. Shkalla e lartë e efikasitetit në përpunimin e drejtpërdrejtë të pagesave ndërkombëtare ndikon dukshëm në kursimin e kohës dhe kostos, që i jep një avantazh konkurrues Bankës.

Ky çmim paraqet edhe një tjetër konfirmim të cilësisë së operacioneve të këmbimit valutor në Bankën Komercijale, por edhe një detyrim për automatizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të këtij shërbimi.




01.07.2020 – Përdorim falas i KomPay deri më 31.12.2020


Deri më 31.12.2020, mund të digjitalizohen falas dy karta Mastercard në aplikacionin mobil KomPay të Komercijalna Banka AD Skopje. Vazhdimi i periudhës promovuese për përdorimin e aplikacionit për pagesa pa kontakt është në përputhje me masat që i ndërmerr Banka për mbrojtjen e shëndetit të klientëve dhe punonjësve nga virusi Covid-19.

 

KomPay është një aplikacion falas mobil për pagesa pa kontakt, me të cilin mund të paguhet në terminalet POS pa përdorimin e një karte fizike bankare. Me këtë aplikacion, telefoni juaj mobil bëhet një zëvendësim i një karte pagesore. Kjo është një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e sigurt për të paguar në shumë pika shitëse në mbarë botën.

 

Aplikacioni ju mundëson të zgjidhni me cilën kartë të digjitalizuar do të bëni pagesën, sipas mjeteve tuaja të disponueshme. KomPay është aplikacioni i parë i tillë i disponueshëm në tregun maqedonas që ofron teknologji më të fundit për këtë lloj pagese.




25.06.2020 - Prej 26 qershor fillon pagesa e pensioneve për muajin qershor në Komercijalna Banka AD Skopje


Banka Komercijale do të bëjë pagesën e parakohshme të pensioneve duke filluar prej 26 qershor (e premte) deri më 1 korrik (e mërkurë).

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve:

 

  • të premten, më 26.06.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të hënën, më 29.06.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të martën, më 30.06.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të mërkurën, më 01.07.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

Përkujtojmë klientët që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Bankës detyrimisht të respektojnë të gjitha masat për parandalim dhe mbrojtje  - respektim të distancës së përcaktuar minimale, mbajtje të maskës mbrojtëse, shallit ose facoletës, dhe dezinfektim i obligueshëm i duarve.

 

Gjatë marrjes së pensioneve të tyre në sportel, pensionistët do të mund të kërkojnë një nga shërbimet e mëposhtme që do të zvogëlojnë nevojën për të vizituar fizikisht bankën:

 

 

Me urdhërin periodik faturat do t’i keni çdoherë të paguara në kohë pa pasur nevojë të vini fizikisht në bankë, me çka ju ndihmojmë të qëndroni në shtëpi dhe të mbroheni nga rreziku. Për aktivizim, mjafton vetëm gjatë vizitës suaj në sportelin e bankës TË SJELLNI FATURAT PËR SHËRBIMET PUBLIKE (rrymë, nxemje, ujë, telefon), ndërsa punonjësit tanë do t'ju shpjegojnë të gjitha mundësitë që janë në dispozicion.

 

T’i mbrojmë më të prekurit. Të mbrojmë shëndetin publik.




24.06.2020 - Depozitim i tregut ditor në bankomat pa pagesë deri më 31.12.2020


Komercijalna Banka AD Skopje e vazhdon afatin e depozitimit të qarkullimit ditor (Cash In) në bankomat pa pagesë, deri më 31.12.2020.

 

Deri më 31.12.2020, të gjitha subjektet juridike të cilat posedojnë kartë debiti Visa Business Debit, munden në çdo kohë të bëjnë pa pagesë depozitimin e parave të gatshme në bankomat me bazë qarkullimin ditor. Mjetet e depozituara do të evidentohen në llogarinë themelore transaksionale të subjektit juridik – posedues i kartës dhe janë në dispozicion MENJËHERË.

 

Bankomatet i pranojnë të gjitha bankënotat dhe kartëmonedhat polimere (me përbërje plastike polimer) me vlerë nominale prej 10,  50, 100, 200, 500, 1.000 dhe 2.000 denarë.

 

Depozitimin e parave të gatshme mund ta bëni në bankomatet e Bankës Komercijale në këto lokacione: Ekspoziturat në Shkup - Gjorçe Petrov, Çento, Maxhari, GTC 1, Oda Ekonomike, Leptokari, Bunjakovec, Biser, Avtokomandë dhe 11 tetori, dhe në Qendrat tregtare Skopje City Mall dhe Capitol Mall, si dhe në filialet në Shtip, Strumicë, Ohër dhe Prilep.







Një X dhe C R A