Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



27.07.2019 – Internet Banka dhe mBanka te Bankes Komercijale vihen plotesisht ne funksion


Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se shërbimet Internet Banka dhe mBanka të Komercijalna Banka AD Skopje janë plotësisht funksionale. Prej të hënës, sportelet në ekspoziturat dhe filialet e Bankës do të punojnë rregullisht dhe do të kryejnë të gjitha aktivitetet.

 

Siç ju kemi informuar tashmë, nga e premtja (26.07) kryhen transaksione me kartela të Bankës në tregti dhe bankomate.

 

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe, në të njëjtën kohë, kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim.

 

E juaja Komercijalna Banka AD Skopje




12.01.2021 – Komercijalna Banka sponsor i albumit të ri të Vlatko Stefanovski


влатко 

Muzika dhe kënaqësia vijnë gjithmonë në çift. Këtë herë, muzikën na e solli legjenda jonë Vlatko Stefanovski, i cili për publikun maqedonas e solli albumin e tij të fundit "Taftalidze Shuffle", ndërsa kënaqësia ishte e jona si sponsor i kësaj vepre të fundit muzikore të virtuozit të kitarës. Promovimi online i albumit u mbajt në hapësirat e librarisë Literatura.mk në Qendrën tregtare City Mall në Shkup, ku u shfaq edhe videoja me temë "Ogledalo" (Pasqyra). Në pritje të një koncerti promovues, edhe një herë i dërgojmë urime virtuozit tonë Vlatko Stefanovski.



05.01.2021 – Komercijalna Banka vazhdon me përgjegjësi sociale - dhuroi veturë ambulance për ndihmën e parë për ISHP Shtëpinë e shëndetit Negotinë


 

Амбулантно Неготино
 

Komercijalna Banka e vazhdon misionin e saj të përgjegjësisë shoqërore edhe në vitin e ri me një donacion me vlerë prej mbi 2 milion denarë për të mbështetur shëndetin publik në vend. Një veturë ambulance iu dhurua Institutit të Shëndetit Publik – Shtëpisë së shëndetit Negotinë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të këtij institucioni shëndetësor në luftën kundër virusit Kovid-19.

 

Me këtë donacion Banka, në bashkëpunim me Komunën e Negotinës, theksoi edhë një herë rëndësinë dhe detyrimin e të gjitha institucioneve në vend që të përfshihen në luftën kundër pandemisë, e cila vazhdon të jetë edhe më tej një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

 

ISHP Shtëpia e shëndetit Negotinë i shprehu mirënjohje të madhe Komercijalna Banka për dhurimin e autoambulancës për nevojat e qytetarëve të komunave të Negotinës dhe Demir Kapisë.

 

"Ky donacion vjen në kohën e duhur kur nevojat për transport të popullsisë janë rritur dukshëm. Me këtë donacion, ISHP Shtëpia e shëndetit Negotinë do të disponojë me një numër optimal të autoambulancave për nevojat ditore të popullatës. Ju falënderojmë për humanizmin dhe ndjenjën se në betejën me pandeminë jemi të gjithë së bashku”, theksoi Biljana Filipova, drejtoreshë e ISHP-së Shtëpisë së shëndetit Negotinë.

 

Vitin e kaluar, Komercijalna Banka siguroi mbështetje të përgjithshme për institucionet shëndetësore në vend në shumë prej rreth 590.000 euro.

 

амбулантно

 

амбулантно



08.01.2021 – Vazhdim i periudhës promovuese për arkëtim falas të qarkullimit ditor në bankomat deri në 30.06.2021


go

Subjektet juridike që kanë ose që do të hapin llogari në Komercijalna Banka AD Skopje fitojnë mundësinë për arkëtim falas të qarkullimit ditor në bankomat me kartat Visa Business Debit në periudhën promovuese e cila vazhdohet deri më 30.06.2021.

 

Ky shërbim financiar është në dispozicion në 27 bankomate të Bankës në Shkup, Manastir, Veles, Gostivar, Kavadarci, Koçan, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.

 

Gjatë arkëtimit të parave të gatshme, bankomatet i pranojnë të gjitha bankënotat dhe kartëmonedhat polimere (me përbërje plastike polimer) me vlerë nominale prej 10, 50, 100, 200, 500, 1.000 dhe 2.000 denarë. Më shumë informata në lidhje me këtë shërbim financiar dhe vendndodhjen e bankomatëve të Komercijalna Banka mund të gjenden në këtë link .

 




31.12.2020 - BERZH dhe Komercijalna Banka promovojnë investime ekologjike - 1 milion euro kredi për efikasitetin energjik të objekteve banesore


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbështet investimet ekologjike në Maqedoninë e Veriut duke dhënë kredi në vlerë prej 1 milion euro për Komercijalna Banka  Skopje përmes Programit të BERZH-it për financimin e ekonomisë së gjelbër – GEFF.  

 

Mjetet do të jenë në dispozicion për investime ekologjike në objektet banesore. Kjo do të përfshijë investime në teknologjitë e gjelbra me performancë të lartë, materiale dhe zgjidhje në shtëpitë dhe ndërtesat private.

 

"Kemi kënaqësinë të zgjerojmë aktivitetet tona të gjelbra në Maqedoninë e Veriut dhe t’i urojmë mirëseardhje Komercijalna Banka Skopje në zbatimin e këtij programi. Mbështetja e investimeve të gjelbra është një nga përparësitë tona kryesore dhe na vjen mirë që banka më e madhe në Maqedoni i bashkohet këtyre synimeve. Në këtë drejtim, tejkalimi i koronavirusit dhe ndërtimi i ekonomisë mbeten fokusi ynë. "Rinovimi i gjelbër është një nga mënyrat për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kjo kredi është një hap në atë drejtim," deklaroi Andy Aranitasi, përfaqësues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut.

 

Komercijalna Banka është banka e pestë që i bashkohet Programit GEFF në Maqedoninë  e Veriut, e cila është pjesë e Programit për financim të ekonomisë së gjelbër të BERZH-it në vlerë prej 85 milion euro të destinuar për Ballkanin Perëndimor. E njëjta u promovua në vitin 2017 dhe është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, Ministrisë Federale të Financave të Austrisë dhe vendeve që marrin këtë ndihmë nga  Programi për investim në Ballkanin Perëndimor -WBIF .

 

Që nga nëntori i vitit 2020, mbështetja përmes GEFF në Maqedoninë e Veriut ka arritur në pothuajse 1.600 familje dhe ka plasuar kredi në vlerë prej mbi 11 milion euro për projekte individuale që kontribuojnë në kursimin e mbi 7 milion kWh të energjisë dhe zvogëlimin e emetimeve të mbi 3.000 tonë dioksid karboni në nivel vjetor. Teknologjitë më të financuara zakonisht janë dyert dhe dritaret, izolimi dhe pompat termike.

 

GEFF zbatohet nën Programin rajonal të efikasitetit energjik në Ballkanin Perëndimor - REEPplus, e financuar nga BE dhe e zbatuar nga BE në partneritet me Sekretariatin për efikasitet energjetik. REEPplus gjithashtu siguron mbështetje në politikat për harmonizimin e legjislacionit për efikasitetin energjetik në Maqedoninë e Veriut dhe rregulloret e efikasitetit energjetik, në përputhje me direktivat përkatëse të BE-së.

 

BERZH është investitori kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut dhe deri më sot ka investuar mbi 2 miliardë euro në 137 projekte në vend. Mbështetja e energjisë së gjelbër është një përparësi për Bankën pasi adreson një nga sfidat më të rëndësishme në vend.




30.12.2020 - Njoftim për orarin e punës të filialeve dhe ekspoziturave të Komercijalna Banka gjatë festave


Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka AD Skopje më 31.12.2020 do të punojnë me orarin e mëposhtëm të punës:

  • Filialet në të gjithë Republikën (Manastir, Veles, Gostivar, Kavadarc, Koçan, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë, Shtip) do të punojnë deri në orën 16:00
  • Ekspoziturat Avtokomandë, Biser, Gjorce Petrov, KB1, Leptokari dhe Cvetan Dimov do të punojnë deri në orën 16:00
  • Të gjitha ekspoziturat tjera në Shkup dhe në RMV do të punojnë deri në orën 15:00.

 

Të shtunën (2 janar) ekspoziturat dhe filialet do të punojnë sipas orarit të rregullt ndërsa ditët jo-punuese janë 6 dhe 7 janar 2021.

Ju kujtojmë se shërbimet bankare elektronike dhe bankingu mobil, si dhe Ekspozitura digjitale në rrugën Maqedonia në Shkup dhe pjesët digjitale të ekspoziturave GTC dhe Biser janë në dispozicionin tuaj 24/7 çdo ditë.

 

Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri dhe Krishlindjen.




25.12.2020 – Pagesa e pensioneve për muajin dhjetor do të fillojë më 28.12.2020


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin dhjetor, duke filluar prej ditës së hënë, 28.12.2020. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së hënë dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme përmes rrjetit tregtar.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 

  • të hënën, më 28.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të martën, më 29.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të mërkurën, më 30.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të enjten, më 31.12.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

Me qëllim që të shmangen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga Koronavirusi i të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve bankare, apelojmë që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.




      25.12.2020 – Gëzim festiv nga punonjësit e Komercijalna Banka për 440 fëmijë


      paketce

       

      Euforia e Vitit të Ri nuk duhet të ndalet, veçanërisht për fëmijët, të cilët gjithmonë presin me padurim Babagjyshin dhe dhuratat e tij. Në pragun e Vitit të Ri, të cilin të gjithë e presim me padurim dhe me dëshira për shumë shëndet dhe suksese, fëmijët i meritojnë edhe dhuratat e tyre.

       

      Katërqind e dyzet fëmijë tashmë kanë marrë dhurata, për të cilat u kujdesën punonjësit dhe organizata sindikale në Komercijalna Banka. Edhe këtë vit, ata e treguan veten në misionin e tyre tradicional humanitar dhe ofruan paketa për Vitin e Ri, para së gjithash, për fëmijët e kategorive të cenueshme shoqërore
       

       

      Ashtu si 11 vitet e kaluara, edhe këtë dhjetor Komercijalna Banka solli gëzim festiv në Qendrën e kujdesit ditor për fëmijët e rrugës në Shuto Orizari në Shkup, ndërsa këtë herë ne përhapëm gëzimin edhe në Shoqatën e prindërve të vetëm kryefamiljarë “Nadezh” nga Negotina, IP Enti për rehabillitimin e fëmijëve dhe të rinjve nga Shkupi dhe në familjet që morën paketat përmes Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit. Zemrat tona u ngrohën veçanërisht nga befasia dhe gëzimi i pafshehur për paketat që morrën "shitësit e rrugës" nga projekti “Lice v lice” dhe fëmijët e shtruar në Institutin për sëmundjet e mushkërive te fëmijët - Kozle (Qendra Kovid).

       

      Organizata sindikale pranë Komercijalna Banka AD Skopje dhuroi 60 paketa të Vitit të Ri për fëmijët nga familjet kujdestare dhe fëmijët pa prind. Donacioni u dorëzua në .

       

       

      slika1

       

      slika2

       

       

      koordinim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe SOS Fshati i Fëmijëve - Singeliq.

       

      Komercijalna Banka së bashku me ekipin e saj edhe në Vitin e Ri do të ndajnë surpriza dhe gëzime edhe më të këndshme. Mbetshi të gjithë me shëndet të mirë dhe kujdesuni për familjet tuaja dhe të gjithë përreth jush.

       

      slika3



      24.12.2020 – Kredi konsumatore nga Komercijalna Banka për blerje në Neptun


      Neptun

       

      Komercijalna Banka pasuroi ofertën e kredive edhe me një produkt tjetër - kredi konsumatore me dedikim përmes Neptun Maqedoni.

       

      Kredia, vlera e së cilës është prej 10.000 deri në 120.000 denarë, është e dedikuar për blerjen e produkteve në dyqanet e Neptun-it me pagesë të shtyrë deri në 60 këste. Ndërsa, për produktet e blera në Neptun me këtë kredi në periudhën promovuese deri më 31.12.2020, keni mundësinë të paguani deri në 60 këste pa interes.

       

      Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për blerje festive dhe për rinovimin e shtëpisë tuaj. Të gjithë informatat rreth këtij produkti të ri të kredisë mund t'i shihni në këtë link.


      21.12.2020 – Komercijalna Banka filloi me pagesën e ndihmës financiare nga Qeveria në vlerë prej 6.000 denarë


      Më 21.12.2020, Komercijalna Banka filloi me pagesën e ndihmës financiare nga Qeveria nga paketa e katërt e masave për trajtimin e pasojave të virusit Covid-19.

       

      Të gjithë pranuesit e ndihmës financiare në vlerë prej 6.000 denarë, të cilët janë shpërndarë për pagesë përmes Komercijalna Banka dhe të cilët rregullisht punojnë me llogaritë dhe kanë të dhëna të përditësuara në Bankë, do të mund t’i përdorin mjetet menjëherë.

      Ata përfitues të ndihmës financiare të cilët:

       

      • nuk kanë llogari transaksioni në Komercijalna Banka
      • kanë llogari në të cilën ka një bllokadë aktive përmes ERTS (Regjistri i vetëm i llogarive të transaksionit)
      • kanë llogari të cilën nuk e kanë përdorur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë të dhëna personale të përditësuara në Bankë,

       

      duhet që të hapin llogari transaksioni dhe/ose të azhurnojnë të dhënat e tyre personale në Bankë më së voni deri më 25.12.2020, që të mund t’ju paguhet ndihma financiare nga Qeveria. Këta përfitues ndihmën financiare do të mund t’a përdorin ditën e ardhshme pas përditësimit të të dhënave dhe/ose hapjes së llogarisë.

       

      Përditësimi i të dhënave dhe parashtrimi i kërkesës për hapjen e llogarisë mund të bëhet në ekspoziturën/filialin më të afërt të Bankës. Lista e ekspoziturave dhe filialeve dhe orari i tyre i punës mund të shihen në këtë link. Sipas Ligjit, nëse i përditësojnë të dhënat dhe/ose hapin llogari pas datës 25.12.2020, ndihma financiare nuk do të mund t’ju paguhet.

       

      Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve nga virusi Covid-19, gjatë vizitës së ekspoziturave dhe filialeve të Komercijalna Banka është e detyrueshme respektimi i të gjitha rekomandimeve shëndetësore (mbajtja e maskës mbrojtëse në fytyrë, respektimi i distancës së caktuar dhe dezinfektimi i duarve). Rekomandohen qytetarët që t’i përdorin mjetet me kartelë.

       




      16.12.2020 – Ju blini, ne dhurojmë - Komercijalna Banka do të dhurojë mjete për kujdesin e fëmijëve me autizëm


      sl
       

      Me rastin e 25 vjetorit të kartës së parë Mastercard® nga Komercijalna Banka, në periudhën nga 15 dhjetor 2020 deri më 8 janar 2021, do të realizohet një projekt-donacion i ri i Bankës i dedikuar për kujdesin e fëmijëve me autizëm. Me fushatën "Komercijalna Banka dhe Mastercard® - Së bashku për diçka që nuk ka çmim", Banka do të sigurojë mbështetje financiare nga fondet e saj për shoqatat që kujdesen për ndihmë dhe përfshirje më të madhe të fëmijëve me autizëm.

       

      Për realizimin e këtij projekti human, për çdo transaksion të bërë nga poseduesit e kartave Mastercard® nga Komercijalna Banka në pikat e shitjes ose online në periudhën nga 15 dhjetor deri më 8 janar, ne do të dhurojmë nga fondet tona për fëmijët me autizëm. Në këtë fushatë do të marrin pjesë të gjitha transaksionet e bëra me kartat Mastercard® të Komercijalna Banka për personat fizikë dhe juridikë, si dhe transaksionet e bëra me kartë të digjitalizuar përmes aplikacionit KomPay.

       

      Në këtë periudhë festive, e cila është e ndryshme në shumë mënyra, Komercijalna Banka së bashku me klientët e saj do të bëjnë diçka që nuk ka çmim. Klientëve tanë ju dëshirojmë të kënaqen gjatë blerjes së sigurt, ndërsa ne do të sigurohemi që magjinë e tyre festive ta shndërrojmë në një tjetër mision humanitar.

       




      17.12.2020 – Përvoja dhe këshilla praktike morrën klientët e Komercijalna Banka për rritjen e e-shitoreve të tyre  


      sl

       

      Të kesh një e-shitore tanimë nuk është vetëm një gjë e mirë, por po bëhet një mjet bazë për rritjen e shitjeve dhe gjenerimin e të ardhurave, dhe në fund të fundit edhe për mbijetesën e biznesit. Komercijalna Banka ka njohur sfidën e kohës së re, në të cilën blerja po kalon gjithnjë e më shumë online, kështu që klientëve të saj u mundësoi të njihen me zgjidhjet moderne dhe efikase për digjitalizimin, tregtinë elektronike dhe marketingun digjital.

       

      Më 16 dhjetor 2020, Banka organizoi një uebinar me temë "E-shitore për epokën e re - Përvoja dhe këshilla për shitje më të mëdha online" për të gjithë klientët e saj (personat juridikë) që përdorin shërbimin për tregti elektronike përmes Komercijalna Banka. Në uebinar, përfaqësuesit e kompanive kishin mundësinë të dëgjojnë këshilla praktike për krijimin dhe mirëmbajtjen efikase të e-shitores si dhe për mënyrat për shfrytëzimin më të mirë të potencialit të saj, këshilla këto të dhëna nga profesionistë të dëshmuar në fushën e financave dhe industrisë së IT.

       

      Komercijalna Banka mbetet e përkushtuar ndaj klientëve të saj, jo vetëm për mbështetjen financiare të biznesit të tyre, por edhe për të ndarë përvojat dhe njohuritë e saj, të cilat e bëjnë botën moderne të biznesit të zhvilluar dhe rezistente ndaj kërcënimeve me karakter lokal dhe global. Surpriza shtesë u përgatitën nga Banka për të gjithë pjesëmarrësit në uebinar, të cilat do t'i ndihmojnë ata të shtojnë vlerë në e-shitoret e tyre në të ardhmen.

       




      24.12.2020 – Komercijalna Banka sponsor Ekskluziv i çmimit “Novite”


      Komercijalna Banka AD Skopje tradicionalisht, edhe këtë vit, për të pesëmbëdhjetën herë është sponsor Ekskluziv i çmimit "Novite", në Konkursin për dorëshkrimin më të mirë debutues në prozë, të organizuar nga shtëpia botuese "Templum", e cila do të ndahet më 25.12.2020.

       

      Ndarja e çmimeve do të zhvillohet në pjesën e parme të Parkut të qytetit në Shkup (shtegu hyrës te parku) në orën 12:00, në kuadër të Panairit të vogël të Vitit të Ri të librave.

       

      Ky çmim mbështet kryesisht të rinjtë dhe autorët jo shumë të afirmuar. Por, çmimi paraqet gjithashtu edhe afirmimin e krijimtarisë në prozë dhe ka për qëllim t’i bëjë të njohur autorët e rinj, tendencat e reja në letërsi, parimet e reja poetike, synimet që letërsia të bëhet më me ndikim në shoqëri në të gjitha aspektet, si në atë kulturor, ekonomik dhe në aspektin medial.

       

      Laureatit të këtij çmimi për këtë vit Komercijalna Banka do ti ndajë shpërblim në të holla, në vlerë prej 92.250,00 denarë.




      15.12.2020 – Komercijalna Banka i dhuroi Ministrisë së shëndetësisë automjete të ambulancës për ndihmën e parë, pajisje mjekësore dhe teste p


      donacija
       

      Dy automjete të ambulancës, 280 koncentratorë të oksigjenit,maska për ventilim joinvaziv dhe 7.120 teste për Kovid-19, i dhuroi Komercijalna Banka Ministrisë së shëndetësisë për të ndihmuar autoritetet shëndetësore në përballimin me pasojat e virusit. Me donacionin më të fundit në shumë të përgjithshme prej 20.700.855,00 denarë (rreth 336,600 euro), Komercijalna Banka edhe një herë i dha mbështetje shëndetit publik të Maqedonisë.

       

      donacija

       

      "Lufta kundër pandemisë është punë e të gjithëve, dhe të gjithë ne, brenda mundësive tona, duhet të kontribuojmë në përballjen dhe tejkalimin sa më të lehtë  të saj. Rrjedha e ngjarjeve na tregon se, për fat të keq, virusi Kovid-19 vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, duke shteruar burimet mjekësore dhe forcat e punonjësve shëndetësorë. Me donacionin më të fundit, Komercijalna Banka bën një tjetër hap të rëndësishëm dhe i jep edhe një herë një mbështetje të madhe shoqërisë në këto momente të jashtëzakonshme për qytetarët dhe vendin tonë. Qëllimi ynë si bankë, në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë, është të ndihmojmë autoritetet shëndetësore në përballjen me pasojat e virusit", tha Dr. Maja Stevkova Shterieva, Drejtoreshë kryesore e financave dhe anëtare e Këshillit drejtues të Komercijalna Banka AD Skopje.

       

      donacija

       

      Këtë vit, ky është donacioni i pestë radhazi i Komercijalna Banka për nevojat e shëndetit publik, me çka ndihma e përgjithshme nga Banka për punonjësit shëndetësor arriti në 590.000 euro.

      Në muajin mars, kemi dhuruar maska ​​mjekësore mbrojtëse për fytyrë në vlerë prej rreth 1.198.750,00 denarë, kemi ofruar ndihmë financiare - donacion në vlerë prej 6.150.000,00 denarë për nevojat e Ministrisë së shëndetësisë dhe 8.220.000,00 denarë shtesë për punonjësit në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile Shkup dhe Institutin e shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me donacionin më të fundit, për nevojat e institucioneve shëndetësore publike, Komercijalna Banka dhuroi dy vetura ambulance për Ndihmën e parë mjekësore, 280 koncentratorë të oksigjenit të destinuara për trajtimin dhe terapinë e vazhdueshme të oksigjenit për pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, 7.000 teste të shpejta për detektimin e pranisë së virusit Kovid-19, 120 reagensë për teste, si dhe maska ​​për ventilim jo invaziv për një përdorim dhe për më shumë përdorime.







      Një X dhe C R A





      Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
      Pranoj