Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



10.02.2020 – Konkurs për punësim në Filialin në Prilep


Komercijalna Banka AD Skopje shpall konkurs për punësim të 2 (dy) ekzekutuesve në pozitën: Bashkëpunëtor më i ri për qarkullimin pagesor në vend dhe punë me popullsinë (arkëtar) në Komercijalna Banka AD Skopje – Filiali Prilep me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të kenë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njohin gjuhën angleze dhe të dinë të punojnë me kompjuterë,
  • Të kenë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Filialit, nga e hëna deri të premten: nga ora 08:00 deri në orën 17:00, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  19.200,00 denarë.

Konkursi do të jetë i hapur deri në 18.02.2020. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Konkurs për punësim në Komercijalna Banka AD Skopje – Filiali Prilep”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                   

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.


03.02.2020 – Banka Komercijale ju mirëpret në ekspoziturën e parë plotësisht të digjitalizuar


Ekspozitura e parë e parë plotësisht e digjitalizuar e Komercijalna Banka AD Skopje gjendet në rr. Maqedonia në Shkup dhe punon 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

 

Është e pajisur me bankomate dhe me kioskat më të fundit digjitale për pagesën e faturave pa para të gatshme, të cilat funksionojnë 24/7. Në këtë ekspoziturë Ju mund të tërhiqni ose depozitoni paratë e gatshme në çdo kohë të ditës, të shkëmbeni euro në denarë, të paguani faturat për shërbime publike, si dhe të shtypni certifikatë të llogarisë së transaksionit për person fizik për të cilën keni parapagesë në Internet Bankën.

 

Ekspozitura ofron një komoditet të shkëlqyeshëm, është vazhdimisht nën video-mbikëqyrje dhe është përshtatur edhe për personat me aftësi të kufizuara. Hyrja në ekspoziturë është e mundësuar me të gjitha kartat bankare, dhe shërbimet mund të përdoren si nga klientët tanë, ashtu edhe nga klientët e bankave tjera vendase ose të huaja.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 
digitalna eksp.
 



27.01.2020 – Për dhjetë vite me radhë vazhdon bashkëpunimi me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut


Komercijalna Banka AD Skopje edhe këtë vit vazhdoi bashkëpunimin e frytshëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të implementimit të përbashkët të programeve të dobishme shoqërore për të përmirësuar cilësinë e jetës së popullatës në komunitete. Banka do të mbështesë zbatimin e projektit "Socializimi më i mirë i fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta".

Në fakt, ky është një mision dhe një përpjekje e përbashkët e të gjithë përkrahësve për zgjidhjen e problemeve sociale në vend dhe është në përputhje me angazhimet strategjike të Bankës në fushën e përgjegjësisë sociale.

Praktika e punës me përgjegjësi sociale ka qenë pjesë integrale e politikës së biznesit të Komercijalna Banka AD Skopje për shumë vite.







Një X dhe C R A