Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



19.09.2019 – Banka Komercijale sponsor i garave sportive për pensionistët për të nëntin vit me radhë


Komercijalna Banka AD Skopje,  si kompani me përgjegjësi shoqërore edhe këtë vit po kontribuon për jetë më cilësore për pensionistët. Banka, për të nëntin vit radhazi, është sponsor i garave sportive për pensionistët, të cilat këtë vit do të mbahen më 22 shtator në Radovish.
Në garat e 24-ta sportive për pensionistët do të marrin pjesë anëtarë të shoqatave të pensionistëve nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë manifestim, që paraqet ngjarjen më masive sportive, pjesëmarrësit janë nga të gjitha moshat, përkatësitë shoqërore dhe etnike në vend, ndërsa qëllimi kryesor për organizimin e këtyre lojërave për pensionistët është të zhvillojë një frymë konkurruese dhe energji pozitive të jetesës në mesin e të moshuarve, socializimin e të moshuarve, si dhe përfshirjen e kësaj popullsie në jetën shoqërore.





21.10.2019 – Ekipa e Bankës Komercijale fiton vendin e parë në Business Run 2019!


 
Ekipi i Komercijalna Banka AD Skopje fitoi vendin e parë në disiplinën vrapim në stafet në “Business run 2019”, e cila u mbajt më 19 tetor në Kejin e qytetit të Shkupit. Urime për kolegët:
 
 -Miomir Aleksovski (Sektori i likuiditetit dhe tregut financiar)
 -Snezana Dimovska (Ekspozitura Avtokomandë)
 -Marijan Shamoski (Sektori për punë me popullsi)
 -Boban Nefovski (Sektori për punë me popullsi)
 
Pistën prej 8km (4x2km), ekipi i Bankës Komercijale e vrapoi me një kohë të shkëlqyeshme prej 29.14 minuta, duke e mbajtur bindshëm vendin e parë gjatë gjithë garës. Vendi i dytë shkoi për punonjësit e Fitness & Spa PARK, ndrësa vendin e tretë e zunë punonjësit e Makedonski Telekom.
 Në “Business Run 2019” morën pjesë 400 punonjës nga 96 ndërmarrje, institucione, shoqata, misione diplomatike dhe subjekte të tjera që i përkasin bashkësisë afariste-shoqërore. Mes tjerave, morën pjesë edhe të gjitha bankat dhe kursimoret.
 
Urime për kolegët tanë të shkëlqyeshëm! Me suksesin e tyre ata kanë dëshmuar rëndësinë e punës në grup.
 
1
 
2
 
3



17.10.2019 – Konkurs per punesim ne Ekspozituren Radovish


Komercijalna Banka AD Skopje ka hapur shpallje për punësim të 1 (një) ekzekutuesi  në pozitën Bashkëpunëtor në Ekspoziturën Radovish me marrëdhënie të pacaktuar pune.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

·         Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,

·         Të paktën 2 vjet përvojë pune,

·         Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,

·         Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

 

Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë pune në sektorin bankar.
 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Ekspoziturës, nga e hëna deri të premten: nga ora 08:30 deri në orën 16:30, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  27.300,00 denarë.
 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 25.10.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45, 90 ose 120 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Konkurs për punësim në Ekspoziturën Radovish”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.


16.10.2019 – Punonjësit e Bankës Komercijale humanë si gjithmonë


Me rastin e Ditës botërore të urisë (16 tetor), punonjësit dhe menaxhmenti i Komercijalna Banka AD Skopje, edhe këtë vit dhanë një donacion me produkte ushqimore për grupet e cenueshme të qytetarëve. Me një ndihmë dhe mbështetje të parezervë nga punonjësit e saj, Banka Komercijale siguroi 28 pako me ushqime që ju shpërndanë individëve dhe familjeve të rrezikuara sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, Komercijalna Banka AD Skopje me këtë aksion kontribuon në uljen e varfërisë dhe ngritjen e vetëdijes për nevojën për kujdes më të madh për cilësinë e jetës në shoqërinë tonë.
 
sl1
 
sl2



03.10.2019 – Bankomatet e Bankës Komercijale me ekran me prekje


Banka Komercijale prezanton bankomatet e reja me ekran me prekje.

Komercijalna Banka AD Skopje është një nga bankat e para në vend që prezanton këtë teknologji. Qëllimi është t’ju mundësojë klientëve të kenë qasje sa më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet bankare. Bankomatet e reja, të cilat kanë pamje moderne dhe janë tendenca e fundit në industrinë financiare, e rrisin përvojën e klientëve në një nivel më të lartë.




03.10.2019 - Përkrahje nga Banka Komercijale për Teatrin për fëmijë "Babec" nga Manastiri


Komercijalna Bankа AD Skopje, si një kompani me përgjegjësi shoqërore që ndjek zhvillimin e brezave të rinj, për të nëntin vit radhazi ka mbështetur aktivitetet e Teatrit për fëmijë "Babec" nga Manastiri.

Qëllimi kryesor i veprimtarisë së “Babec” është që të njohë fëmijët me teatrin dhe kulturën në përgjithësi, duke kontribuar në këtë mënyrë në edukimin e publikut që do të jetë një shtyllë e teatrit të ri modern të Maqedonisë. Duke i ndjekur këto përcaktime, ky institucion edhe këtë vit do të vazhdojë me përpjekjet që nëpërmjet teatrit, muzikës, baletit dhe socializmit, t’i largojë fëmijët nga rruga dhe t’i njoftojë me bukuritë e kulturës.

Projektet e shumta teatrore të “Babec-it” vazhdojnë të shënojnë suksese, si në skenën teatrore për fëmijë në vend ashtu edhe në atë ndërkombëtare, ndërsa Komercijalna Banka AD Skopje është shumë krenare që edhe më tutje do të jetë pjesë e këtij rrëfimi të suksesshëm.

Këtë vit, edicioni i nëntë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit për fëmijë “Bitolino 2019” do të mbahet në periudhën prej 6 deri  8 tetor 2019.     




01.10.2019 – Kartëmonedha nga 100 denarë në bankomatet e Bankës Komercijale


Merrni saktë sa ju nevojitet! Tani e tutje në bankomatet e Komercijalna Banka AD Skopje mund të tërhiqni edhe kartëmonedha prej 100 denarë

 

Për fillim, kartëmonedhat prej 100 denarë do të jenë të disponueshme në këto bankomate në Shkup: QT Ramstore, QT Skopje City Mall, QT Kapitol dhe ekspoziturat  GTC dhe Gjorçe Petrov; ndërsa në Republikë nëpër bankomatet e vendosura në filialet në Ohër, Shtip dhe Strumicë.

 

Në të ardhmen e afërt, ky shërbim do të jetë i disponueshëm edhe në bankomatet tjera të Komercijalna Banka AD Skopje.




30.09.2019 – Ndryshim i normave të interesit të depozitave për personat fizik


Prej 01.10.2019, Komercijalna Banka AD Skopje i uli normat e interesit të depozitave për personat fizik në denarë dhe në euro, për kontratat e lidhura para 01.10.2017, në lartësi prej 0,1 deri në 0,82 pikë përqindjeje. Banka i uli edhe normat fikse të interesit tek valutat e lartëpërmendura për kontratat e lidhura pas 01.10.2017, në lartësi prej 0,1 deri në 0,57 pikë përqindjeje.  

Në të njëjtën kohë, Banka Komercijale prezantoi normat fikse të interesit për depozitat në valutë EUR të afatizuara në 24 muaj dhe 36 muaj, si dhe hoqi normën e ndryshueshme të interesit për depozitat e sapo-hapura.  

Normat e interesit për depozitat për kontratat e lidhura para 01.10.2017 mund ti shihni në linkqet në vijim:

https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2234&lang=3&uc=1

https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2254&lang=3&uc=1

Informatat më të hollësishme lidhur me ndryshimin e normave të interesit të depozitave për kontratat e lidhura pas 01.10.2017 mund ti shihni në linqet në vijim: 

https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2245&lang=3&uc=1

https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2265&lang=3&uc=1.




25.09.2019 – Periudhë e re promovuese për kredi konsumatore deri në 30.000 euro


 

Komercijalna Banka AD ka vazhduar periudhën promovuese deri në 31.10.2019, ku ofrohet kredia me e volitshme në para të gatshme me EUR klauzolë deri në 30.000 euro, me afat të shlyerjes së kredisë deri në 120 muaj. Kredia ka norma tërheqëse të interesit për pranuesit e rrogës në Bankë prej 4,9% fikse, vjetore për dy vitet e para dhe 5,9% e ndryshueshme, vjetore për periudhën e mbetur  të shlyerjes së kredisë.

Më shumë informata rreth kredisë mund të gjeni në linkun në vijim: https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2339&lang=3&uc=1







Një X dhe C R A