Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



25.09.2019 – Periudhë e re promovuese për kredi konsumatore deri në 30.000 euro


 

Komercijalna Banka AD ka vazhduar periudhën promovuese deri në 31.10.2019, ku ofrohet kredia me e volitshme në para të gatshme me EUR klauzolë deri në 30.000 euro, me afat të shlyerjes së kredisë deri në 120 muaj. Kredia ka norma tërheqëse të interesit për pranuesit e rrogës në Bankë prej 4,9% fikse, vjetore për dy vitet e para dhe 5,9% e ndryshueshme, vjetore për periudhën e mbetur  të shlyerjes së kredisë.

Më shumë informata rreth kredisë mund të gjeni në linkun në vijim: https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2339&lang=3&uc=1






26.05.2020 – Prej 27.05.2020 fillon pagesa e pensioneve të majit në Bankën Komercijale


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë të paguajë pensionet e majit prej ditës së mërkurë, 27.05.2020. Pensionistët që kanë kartë aktive debiti me paratë do të mund të disponojnë prej nesër, gjegjësisht pensionin e tyre do të mund ta marrin në bankomat ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme.

 

Marrja e pensioneve për pensionistët që nuk kanë karta pagesore do të organizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit, sipas këtij orari:

 

  • të mërkurën, më 27.05.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të enjten, më 28.05.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 deri në 14.000 denarë
  • të premten, më 29.05.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 deri në 18.000
  • të hënën, më 01.06.2020, do të bëhet pagesa e pensioneve më të larta se 18.000 denarë

 

Me qëllim që të zvogëlohen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga Koronavirusi i të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve bankare, apelojmë që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Bankës Komercijale rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.

 

Për të siguruar mbrojtje shtesë për shëndetin kolektiv, pensionistëve që do të vizitojnë filialet dhe ekspoziturat e Bankës Komercijale do t'u ofrohet të plotësojnë kërkesën për përpunimin e kartës falas të debitit, e cila do t'u mundësojë atyre të kenë qasje të lehtë, të shpejtë dhe të thjeshtë në mjetet e tyre në në çdo kohë.




19.05.2020 – Ndryshim i orarit të punës në ekspoziturat dhe filialet e Komercijalna Banka AD Skopje


Nga e mërkura, 20.05.2020, shumica e ekspoziturave dhe filialeve të Komercijalna Banka AD Skopje do të jenë të hapura prej orës 8:00 deri në 16:00. Orari i ri i punës vlen nga e hëna në të premte, ndërsa e shtuna mbetet ditë jo pune.

 

Ju informojmë se prej orës 8:00 deri në orën 16:00 do të punojnë ekspoziturat Avtokomanda, Maxhari, Gjorçe Petrov, 11 Tetori, Draçevë, Cvetan Dimov, Biser, Leptokari, City Mall, Kapishtec, Bunjakovec, Makpetrol në Shkup, si dhe filialet dhe ekspoziturat në Ohër, Prilep, Strumicë, Kavadarc, Koçan, Manastir, Shtip, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Veles, Bogdanci, Vinicë, Gjevgjeli, Dibër, Delçevë, Ilindenska Tetovë, Kërçovë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Negotinë, Pehçevë, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Strugë.

 

Me orar pune prej orës 8:00 deri në 15:30 janë ekspoziturat Skopjanka, Jane Sandanski, MNT, Vllae, Vodnjanska, Buket, Çeshma, Pallati gjyqësor, Fushë Topanë, Butel, Çento, Ilinden, Lisiçe.

 

Ekspoziturat Rasadnik, GTC, Kjubi, Gjorçe Petrov 2, Novo Lisiçe, Obleshevë, Kumanovo-Tush dhe Shtip-Tush mbeten edhe më tej të mbyllura përkohësisht për punë me klientë.

 

Sipas rekomandimeve për mbrojtje nga virusi Covid-19, gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Bankës Komercijale, është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse, facoletës ose shallit në fytyrë, një numër i kufizuar i palëve në të njëjtën kohë dhe respektimi i distancimit të caktuar fizik midis palëve.


18.05.2020 – Komercijalna Banka AD Skopje shpall Konkurs për punësim të kasierëve në Shkup


Komercijalna Banka AD Skopje punëson 4 (katër) ekzekutues në pozitën – Bashkëpunëtor më i ri – kasier në Shkup, me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës për punësim.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

       

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së ekspoziturave në Shkup. 

Rroga (neto) fillestare bazë: 21.240,00 denarë.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 27.05.2020. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim në Komercijalna Banka AD Skopje”.

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet. Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.




14.05.2020 – Kartë-dhuratat dhe ekspozitura City Mall e Bankës Komercijale në funksion prej dt.15.05.2020&


Prej ditës së premte, 15 maj, fillon me punë ekspozitura e Komercijalna Banka AD Skopje në Qendrën tregtare Skopje City Mall, me orar pune prej orës 08:00 deri në orën 15:00 (prej të hënës deri të premten).

 

Shfrytëzuesit e kartë-dhuratave, prej dt. 15 maj do të mund të dalin për blerje në QT Skopje City Mall me këto karta. Pasi shfrytëzuesit e këtyre kartë-dhuratave një periudhë të caktuar nuk ishin në gjendje t’i shfrytëzojnë të njëjtat, me fillimin në punë të qendrës tregtare vazhdohet edhe vlefshmëria e kartë-dhuratave si vijon:

 

  • Afati i të gjithë kartë-dhuratave që ka skaduar në periudhën prej 15.03.2020 deri në 15.05.2020, vazhdohet deri në 15.07.2020. 
  • Të gjithë kartë-dhuratat të cilat kanë ende afat të vlefshmërisë ju vazhdohet vlefshmëria edhe për 60 ditë shtesë, e llogaritur sipas ditës së lëshimit të secilës kartë.    

 

Të gjithë klientët mund të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë së kartës, si dhe shumën e mbetur për ta shfrytëzuar në këtë link

 

Ju dëshirojmë blerje të këndshme dhe të mos harojmë se edhe më tej duhet të jemi të përgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit personal dhe atij kolektiv. Duke pasur parasysh se masat për mbrojtje nga virusi Covid-19 janë ende në fuqi në vend, përkujtojmë që gjatë vizitave nëpër ekspoziturat dhe filialet e Komercijalna Banka AD Skopje është e domosdoshme mbajtja e maskës mbrojtëse, facoletës ose shallit, dhe respektimi i distancimit të caktuar fizik.   




30.04.2020 – Nga 04 maj 2020, Banka Komercijale do të bëjë pagesën e të drejtave materiale (në para) nga mbrojtja sociale për muajin prill


Komercijalna Banka AD Skopje, nga dt. 4 maj 2020 do të fillojë të bëjë pagesën e të drejtave materiale (në para) nga mbrojtja sociale për muajin prill, për shfrytëzuesit që marrin ndihmën financiare në llogarinë e tyre në denarë në Bankë. Shfrytëzuesit që kanë kartë debiti aktive, paratë nga mbrojtja sociale do t’i kenë në dispozicion më 04.05.2020 dhe do të mund t’i tërheqin në bankomat ose t’i përdorin për pagesa pa para të gatshme.

Duke marrë parasysh masat aktuale për mbrojtje kundër Covid-19 (Koronavirusit), pagesa e ndihmës sociale nëpër sportelet në Bankë do të organizohet në katër grupe edhe atë sipas rendit alfabetik, gjegjësisht shkronjës së parë të mbiemrit:

  • E hënë 04.05.2020 – А, B, V, G, D;
  • E martë 05.05.2020 – GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, L;
  • E mërkurë 06.05.2020 – LL, M, N, NJ, O, P, R;
  • E enjte 07.05.2020 – S, T, Q, U, F, H, C, Ç, SH.

 

Përkujtojmë që gjatë vizitave të filialeve dhe ekspoziturave të Bankës, duhet detyrimisht të mbahen pajisje mbrojtëse personale (maskë mbrojtëse, facoletë apo shall), të respektohet distanca e caktuar minimale dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.







Një X dhe C R A