Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



23.01.2020 – Shërbim i ri nga Banka Komecijale – Arkëtim të parave të gatshme të qarkullimit


Komercijalna Banka AD Skopje mundësoi një shërbim të ri për klientët - subjektet juridike që bëjnë arkëtim të qarkullimit ditor në para të gatshme. Duke filluar prej 01.01.2020, të gjitha subjektet juridike të cilat posedojnë Visa Business Debit kartë debiti, mund të bëjnë arkëtim të parave të gatshme në bankomat me bazë qarkullimin ditor.

 

Bankomatet i pranojnë të gjitha bankënotat dhe kartëmonedhat polimere (me përbërje plastike polimer) me vlerë nominale prej 10, 50, 100, 200, 500, 1.000 dhe 2.000 denarë, ndërsa mjetet evidentohen në llogarinë themelore të transaksionit të subjektit juridik – posedues i kartës.

 

Banka mundësoi edhe një periudhë promovuese deri në 30.06.2020, ku Ju mund të bëni arkëtim të qarkullimit ditor në bankomat pa ndonjë pagesë shtesë.

 

Arkëtimin e parave të gatshme mund ta bëni në bankomatet e Bankës Komercijale në këto lokacione: Ekspoziturat në Shkup - Gjorçe Petrov, Çento, Maxhari, GTC 1, Oda Ekonomike, Leptokari, Bunjakovec, Biser, Avtokomandë, 11 tetori, dhe në Qendrat tregtare Skopje City Mall dhe Capitol Mall, si dhe në filialet - Shtip, Strumicë, Ohër dhe Prilep.


22.01.2020 – E kemi fituesin e çmimit kryesor Toyota Corolla Hybrid!


U tërhoq fituesi i çmimit kryesor të lojës shpërblyese "Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime" të Komercijalna Banka AD Skopje. Fituesi më me fat është Dragan J. nga Shkupi, i cili prej sot është pronar i veturës së mrekullueshme ekologjike Toyota Corolla Hybrid. E urojmë Dragan J. dhe nga zemra i dëshirojmë vozitje të sigurtë në të gjitha destinacionet e dëshiruara.

 

Loja shpërblyese “Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime” zgjati prej 9.12.2019 deri në 12.01.2020. Në gjashtë shortet e kësaj loje u ndanë shpërblime shumë të vlefshme, ku mund të merrnin pjesë të gjithë ata të cilët paguanin pa kontakt me kartat Mastercard®, ose përmes aplikacionit KomPay të Bankës Komercijale.

 

Të gjitha detajet dhe Rregullat e lojës shpërblyese mund ti shihni në këtë link. Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në lojën shpërblyese të Bankës Komercijale. Vazhdoni të paguani pa kontakt me Mastercard® dhe KomPay për vetëm 1 sekondë sepse çdo moment i kursyer është shpërblim.

 

sl



15.01.2020 – U tërhoqën fituesit e shortit të pestë javor të Lojës shpërblyese “Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime”


U tërhoqën fituesit e shortit të pestë javor të Lojës shpërblyese për përdoruesit e Mastercard® dhe KomPay të Bankës Komercijale „Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime“!

 

Lista e fituesve të shpërblimeve mund të shihet në këtë link.                        

 

Urime për fituesit, ndërsa të gjithë të tjerëve ju dëshirojmë më shumë fat në tërheqjen e shpërblimit kryesor, Toyota Corolla Hybrid, e cila do të ndahet më 22 janar 2020!

 

Ndiqni faqen e Facebook-ut dhe ueb faqen e Bankës Komercijale për të parë nëse jeni fitues.

 

Rregullat e lojës shpërblyese “Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime”




27.12.2019 - Takimi i Vitit të Ri dhe donacion i Bankës Komercijale me fëmijët e ushtarëve të vrarë


Me rastin e festës së Vitit të Ri, Komercijalna Banka AD Skopje për herë të trembëdhjetë organizoi takim dhe dha një donacion për fëmijët dhe familjet e të vrarëve në Karpallëk. Takimi u mbajt në ambientet e Shoqatës së rekrutëve rezervë - pjesëmarrës të ngjarjeve të vitit 2001,  në Prilep.  

Për fëmijët e dëshmorëve Banka siguroi mjete financiare në vlerë prej 5.000 denarë, të cilat i transferoi në llogaritë e transaksionit të secilit prej fëmijëve. Në emër të Bankës në këtë takim mori pjesë një përfaqësues i Bankës nga Filiali në Prilep, i cili përshëndeti fëmijët dhe familjet e ushtarëve të vrarë.




27.12.2019 – Banka Komercijale sponsor ekskluziv i çmimit “Novite”


Komercijalna Banka AD Skopje për të katërmbëdhjetën herë ishte sponsor Ekskluziv i çmimit "Novite", në Konkursin për dorëshkrimin më të mirë debutues në prozë, të organizuar nga shtëpia botuese "Templum", e cila u nda më 27.12.2019, në hapësirat e Qendrës kulturore të të rinjve.

Ky çmim mbështet kryesisht të rinjtë dhe autorët jo shumë të afirmuar. Por, çmimi paraqet gjithashtu edhe afirmimin e krijimtarisë në prozë dhe ka për qëllim t’i bëjë të njohur autorët e rinj, tendencat e reja në letërsi, parimet e reja poetike, synimet që letërsia të bëhet më me ndikim në shoqëri në të gjitha aspektet, si në atë kulturor, ekonomik dhe në aspektin medial.

Prej shumë dorëshkrimeve të arritura, çmimin për debutues më të mirë për vitin 2019 e fitoi Irena Jurçeva, me dorëshkrimin e titulluar “E bardha është ngjyra më e shëmtuar (Белата е најстрашната боја)”.

Laureatit të këtij çmimi për këtë vit Komercijalna Banka i ndau shpërblim në të holla, në vlerë prej 92.250,00 denarë.




03.01.2020 - Periudhë e re promovuese për digjitalizimin e kartave me KomPay


Komercijalna Banka AD Skopje e vazhdoi periudhën promovuese deri në  30.06.2020 për digjitalizim falas deri në dy karta Mastercard® përmes aplikacionit KomPay.

 

Aplikacioni KomPay ju mundëson që me ndihmën e kartave të digjitalizuara të bëni pagesa në terminalet e pikave të shitjes (POS) të cilët janë të pajisur me teknologjinë e pagesave pa kontakt pa përdorimin e kartës fizike bankare. Përmes KomPay, telefoni celular zëvendëson kartën pagesore. Më shumë detaje mund të gjeni në këtë link.




02.01.2020 – U tërhoqën fituesit e shortit të tretë javor të lojës shpërblyese “Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime”


U tërhoqën fituesit e shortit të tretë javor të lojës shpërblyese për përdoruesit e Mastercard® dhe KomPay të Bankës Komercijale „Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime“!

 

Lista e fituesve të shpërblimeve mund të shihet në këtë link.   

 

Urime për fituesit, ndërsa të gjithë të tjerët i udhëzojmë të vazhdojnë të paguajnë pa kontakt me Mastercard® dhe KomPay pasi sa më shumë që të paguani aq më shumë mundësi keni për të fituar! Tërheqja javore e radhës do të jetë më 8 janar 2020.

 

Shpërblimin kryesor, Toyota Corolla Hybrid, do ta ndajmë në tërheqjen kryesore me dt. 22 janar 2020, ndërsa në ndërkohë çdo javë do të ndajmë nga 1 (një) smartfon Samsung Note 10, 1 (një) laptop HP Pavilion i7, 1 (një) trotinet elektrik Hamachi, 5 (pesë) kartë-dhurata për qendrën tregtare Skopje City Mall me vlerë prej 5.000 denarë dhe 10 (dhjetë) kartë-dhurata me vlerë prej 3.000 denarë.

 

Loja shpërblyese zgjat deri më 12 janar 2020. Me çdo transaksion Tuajin pa kontakt në vend me kartat Mastercard® për personat fizikë të Bankës Komercijale prej të paktën 200 denarë do të keni një mundësi për të fituar, dhe me çdo transaksion prej të paktën 200 denarë të realizuar me KomPay do të keni dy mundësi për të fituar.




30.12.2019 – Njoftim për orarin e punës për filialet dhe ekspoziturat e Bankës Komercijale me dt. 31.12.2019


 

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka AD Skopje më 31.12.2019 do të punojnë me këtë orar pune:  

  •          Ekspoziturat që punojnë me dy turne në Shkup dhe Filialet në të gjithë Republikën do të punojnë deri në orën 16:00.

    Shkup: 11 tetori, Avtokomanda, Biser, Bunjakovec, GTC I, Draçevë, Gjorçe Petrov, Kapishtec, Leptokari, Maxhari, City Mall, Cvetan Dimov.

    Filialet në gjithë Republikën: Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar, Koçan, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë, Shtip.

  •          Zyra Qëndrore e Bankës në Shkup – KB1 do të punojë deri në orën 16:00.

     

  •          Ekspoziturat që punojnë me një turn në Shkup dhe ekspoziturat në të gjithë Republikën do të punojnë deri në orën 15:00.

    Shkup:  Buket, Butel, Vllae, Vodnjanska, Gjorçe Petrov 2, Ilinden, Jane Sandanski, KJUBI, Kozle, Lisiçe, Makpetrol, MNT, Novo Lisiçe, Novoselski pat, Rasadnik, Skopjanka, Stopanska komora, Sudska Palata, Topanska Pole, Çento, Çeshma

    Ekspoziturat në të gjithë Republikën: Bogdanci, Vinica, Gjevgjeli, Dibër, Dellçevë, Ilindenska – Tetovë, Kërçovë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Negotinë, Obleshevë, Pehçevë, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Strugë, Tush – Kumanovë, Tush – Shtip.




27.12.2019 – Banka Komercijale do të bëjë pagesën e pensioneve më 28.12.2019


Komercijalna Banka AD Skopje njofton se më 28.12.2019 (e shtunë) do të bëjë pagesat e pensioneve të muajit dhjetor për ata pensionistë që pensionin e tyre e marrin nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor në llogaritë e tyre në denarë në Bankën Komercijale. Pensionistët mund t’i marrin pensionin e tyre në rrjetin e gjërë të bankomateve si dhe në filialet dhe ekspoziturat e Bankës.


25.12.2019 – U tërhoqën fituesit e shortit të dytë javor të lojës shpërblyese “Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime”


U tërhoqën fituesit e shortit të dytë javor të lojës shpërblyese për përdoruesit e Mastercard® dhe KomPay të Bankës Komercijale „Paguaj pa kontakt dhe fito shpërblime“!

 

Lista e fituesve të shpërblimeve mund të shihet në këtë link.                        

 

Urime për fituesit, ndërsa të gjithë të tjerët i udhëzojmë të vazhdojnë të paguajnë pa kontakt me Mastercard® dhe KomPay pasi sa më shumë që të paguani aq më shumë mundësi keni për të fituar! Tërheqja javore e radhës do të jetë më 2 janar 2020.

 

Shpërblimin kryesor, Toyota Corolla Hybrid, do ta ndajmë në tërheqjen kryesore me dt. 22 janar 2020, ndërsa në ndërkohë çdo javë do të ndajmë nga 1 (një) smartfon Samsung Note 10, 1 (një) laptop HP Pavilion i7, 1 (një) trotinet elektrik Hamachi, 5 (pesë) kartë-dhurata për qendrën tregtare Skopje City Mall me vlerë prej 5.000 denarë dhe 10 (dhjetë) kartë-dhurata me vlerë prej 3.000 denarë.

 

Loja shpërblyese zgjat deri më 12 janar 2020. Me çdo transaksion Tuajin pa kontakt në vend me kartat Mastercard® për personat fizikë të Bankës Komercijale prej të paktën 200 denarë do të keni një mundësi për të fituar, dhe me çdo transaksion prej të paktën 200 denarë të realizuar me KomPay do të keni dy mundësi për të fituar.





Një X dhe C R A