Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



16.10.2019 – Punonjësit e Bankës Komercijale humanë si gjithmonë


Me rastin e Ditës botërore të urisë (16 tetor), punonjësit dhe menaxhmenti i Komercijalna Banka AD Skopje, edhe këtë vit dhanë një donacion me produkte ushqimore për grupet e cenueshme të qytetarëve. Me një ndihmë dhe mbështetje të parezervë nga punonjësit e saj, Banka Komercijale siguroi 28 pako me ushqime që ju shpërndanë individëve dhe familjeve të rrezikuara sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, Komercijalna Banka AD Skopje me këtë aksion kontribuon në uljen e varfërisë dhe ngritjen e vetëdijes për nevojën për kujdes më të madh për cilësinë e jetës në shoqërinë tonë.
 
sl1
 
sl2





06.11.2019 – Përsëri faqe e rremë në Facebook me emrin „Komercijalna Banka AD Skopje“


Përsëri u shfaq një faqe e rremë në Facebook me emrin "Komercijalna Banka AD Skopje", e cila, sikurse edhe më parë, ka shpallur një lojë të rreme shpërblyese duke u përpjekur të mashtrojë sa më shumë njerëz që të ndajnë të dhënat e tyre personale. Kjo faqe u raportua menjëherë si e rremë në Facebook.

 

Ju njoftojmë se Komercijalna Banka AD Skopje nuk ka të bëjë fare me këtë aktivitet dhe për momentin nuk organizon asnjë lojë shpërblyese përmes Facebook-ut, dhe përsëri ju këshillojmë që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm kur ndani të dhënat tuaja personale gjatë kohës që jeni në internet.

 

Banka do ta raportojë rastin tek institucionet kompetente në përputhje me dispozitat pozitive ligjore.
 
Lazna facebook



31.10.2019 – „Klasa financiare“ e shënoi Ditën botërore të kursimit me një festë në SHBM


Me rastin e Ditës botërore të kursimit - 31 Tetor, u prezantua "Klasa financiare" e Komercijalna Banka AD Skopje, në një festë të organizuar nga Shoqata e bankave të Maqedonisë dhe Fondi i sigurimit të depozitave. Ngjarja u mbajt në hotelin Holiday Inn, dhe përveç pjesës festive, ajo u pasurua edhe me një pjesë edukative në të cilën morën pjesë mbi 100 fëmijë (nxënës dhe studentë).

Ata gjithashtu u njohën edhe me Kuizin Evropian të parave, në të cilin sukses të madh arritën dy nxënës të shkollave të mesme nga gjimnazi Koco Racin nga Velesi, duke fituar vendin e dytë në një konkurrencë prej 28 vendeve. Nxënësit dhe studentët u këshilluan se kursimi është një shprehi e mirë që u siguron atyre një të ardhme më të mirë dhe më të begatë.
 
Kryetarja e SHBM dhe njëherit anëtare e Bordit drejtues të Komercijalna Banka AD Skopje, Maja Stevkova Sterieva, u tha të rinjve se ata duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të fituar njohuri të reja, ndërsa përfaqësuesve të bankave që të mbajnë  të rinjtë të mos lëshojnë vendin dhe të ikin në vendet e jashtme.  
 
Në stendin e Bankës Komercijale, fëmijët u njohën me "Klasën financiare", një projekt ky që është pjesë e strategjisë së përgjegjësisë sociale të bankës, i cili synon të rrisë edukimin financiar  dhe ndërgjegjësimin e të rinjve se bota e financave personale sjell shumë sfida, por kërkon edhe shumë përgjegjësi dhe njohuri. Fëmijët u informuan edhe për shërbimet tjera financiare që i ofron banka, si aplikacioni KomPay, karta Mastercard Wizz Air, pagesa pa kontakt dhe të tjera.
 
Tradicionalisht, në shënimin e Ditës botërore të kursimit, Shoqata e bankave të Maqedonisë shpërndan gjithashtu edhe shpërblime për punonjësit më të vyeshëm të sektorit bankar. Këtë vit kjo mirënjohje ju dha edhe tre punonjësve të Bankës Komercijale - Elena Avramoska Mishkova, Bejda Ademi dhe Marijan Shamoski.
 
ФинансискаУчилница
 
ФинансискаУчилница
 
ФинансискаУчилница



25.10.2019 - Edhë këtë vit “Ververicka” ju shpërblen


Fëmijët, si vlera më e madhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi, gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes së Komercijalna Banka AD Skopje. Prandaj, më 31 tetor, Banka Komercijale, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, do të dhurojë tradicionalisht fonde për të porsalindurit.    

   

Me rastin e Ditës Botërore të kursimeve, Banka do t’ju hap libreza të kursimeve – Kursim për fëmijë “Ververicka” në vlerë prej 5.000,00 denarë, si dhe do ju dhurojë kuti të kursimeve të gjithë fëmijëve që do të lindin më 31 tetor nga 00:00 deri 24:00. Ky aksion i Bankës Komercijale do të realizohet në Shkup dhe në qytetet tjera në vend ku Banka ka degët dhe filialet e saj.

   

Për ti marrë këto mjete, përfaqësuesit ligjorë të fëmijëve të lindur më 31.10.2019 do të duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 31.12.2019. Para se të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në sportelet e Bankës në Shkup dhe në qytetet tjera në vend, duhet që paraprakisht të regjistrojnë fëmijët e tyre si obligues tatimor në zyrën më të afërt rajonale të Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP) në vendin e tyre të banimit në përputhje me procedurat e përshkruara nga DHP. Përndryshe, Banka nuk do të jetë teknikisht në gjendje të bëjë pagesën.

 




21.10.2019 – Ekipa e Bankës Komercijale fiton vendin e parë në Business Run 2019!


 
Ekipi i Komercijalna Banka AD Skopje fitoi vendin e parë në disiplinën vrapim në stafet në “Business run 2019”, e cila u mbajt më 19 tetor në Kejin e qytetit të Shkupit. Urime për kolegët:
 
 -Miomir Aleksovski (Sektori i likuiditetit dhe tregut financiar)
 -Snezana Dimovska (Ekspozitura Avtokomandë)
 -Marijan Shamoski (Sektori për punë me popullsi)
 -Boban Nefovski (Sektori për punë me popullsi)
 
Pistën prej 8km (4x2km), ekipi i Bankës Komercijale e vrapoi me një kohë të shkëlqyeshme prej 29.14 minuta, duke e mbajtur bindshëm vendin e parë gjatë gjithë garës. Vendi i dytë shkoi për punonjësit e Fitness & Spa PARK, ndrësa vendin e tretë e zunë punonjësit e Makedonski Telekom.
 Në “Business Run 2019” morën pjesë 400 punonjës nga 96 ndërmarrje, institucione, shoqata, misione diplomatike dhe subjekte të tjera që i përkasin bashkësisë afariste-shoqërore. Mes tjerave, morën pjesë edhe të gjitha bankat dhe kursimoret.
 
Urime për kolegët tanë të shkëlqyeshëm! Me suksesin e tyre ata kanë dëshmuar rëndësinë e punës në grup.
 
1
 
2
 
3



17.10.2019 – Konkurs per punesim ne Ekspozituren Radovish


Komercijalna Banka AD Skopje ka hapur shpallje për punësim të 1 (një) ekzekutuesi  në pozitën Bashkëpunëtor në Ekspoziturën Radovish me marrëdhënie të pacaktuar pune.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

·         Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,

·         Të paktën 2 vjet përvojë pune,

·         Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,

·         Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale. 

 

Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë pune në sektorin bankar.
 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Ekspoziturës, nga e hëna deri të premten: nga ora 08:30 deri në orën 16:30, dhe të shtunën nga ora 08:00 deri në orën 13:00. 

 

Rroga (neto) fillestare bazë:  27.300,00 denarë.
 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 25.10.2019. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45, 90 ose 120 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Konkurs për punësim në Ekspoziturën Radovish”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

                                                                  

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.





Një X dhe C R A