Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



24.12.2019 – Mirënjohje për Bankën Komercijale për 11 vjet përkujdesje dhe momente gëzimi për fëmijët në rrugë


Për 11 vjet Komercijalna Banka AD Skopje përkujdeset dhe ndan momente gëzimi me rastin e festave me fëmijët nga Qendra ditore për fëmijët në rrugë në Shuto Orizari në Shkup. 11 vjet Banka ka dhuruar, është shoqëruar dhe ka ndihmuar në socializimin  dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

 

Në shenjë falënderimi, Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës i ndau një Mirënjohje Komercijalna Banka AD Skopje për përkrahjen e siguruar dhe miqësinë gjatë gjithë këtyre viteve me fëmijët.

 

Duke potencuar edhe njëherë misionin dhe strategjinë e saj për përgjegjësinë sociale, Banka Komercijale dëshmon se është një partner afatgjatë i komunitetit në të cilin vepron dhe me të cilin e ndërton brendin e Bankës për tanimë 65 vite me radhë. 
 
blagodarnica





17.09.2020 – Komercijalna Banka përsëri sponsor i Festivalit “Braqa Manaki“ (Vëllezërit Manaki)


Tradicionalisht, për të tretin vit me rradhë, Banka është sponsor i edicionit të 41 të Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike "Braqa Manaki", i cili për shkak të kushteve dhe rrethanave të pandemisë së shkaktuar nga Covid - 19, këtë vit do të shënohet denjësisht me një ngjarje qëndrore në Manastir, më 19 shtator në Muzeun e Manastirit.

 

Me karakterin e tij ndërkombëtar dhe atributet e një ngjarje gala që tërheq elitën artistike, akademike dhe politike të vendit tonë dhe të rajonit, "Braqa Manaki" paraqet një ngjarje të rrallë shoqërore që tërheq vëmendje të madhe tek publiku vendas por edhe ai ndërkombëtar i filmit. Çmimi "Kamera e аrtë 300 për arritjet јеtësorе" këtë vit do t'i jepet fituesit të dyfishtë të Oskarit Jan Kaminski, i cili është edhe fituesi më i ri i këtij çmimi , ndërsa çmimi "Ylli i madh i SHPFM", që e jep Shoqata e punëtorëve të filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , do t'i jepet regjisorit doajen Stole Popov.

 

Komercijalna Banka me kënaqësi qëndron pas këtij festivali tonë me renome, i cili me madhësinë dhe integritetin e tij është një ambasador i rrallë i kulturës maqedonase. Sidomos këtë vit në të cilin arti është në një pozitë të palakmueshme, Banka me shumë vendosmëri siguron mbështetjen e saj dhe mundëson që magjia e filmit të vazhdojë edhe më tej të shkëlqejë, në Manastir dhe në të gjithë vendin tonë.
 



14.09.2020 - Njoftim për depozituesit e Eurostandard Banka AD në falimentim për dëmshpërblimin e së cilës është përgjegjëse Komercijalna Banka AD


Më 15 shtator 2020 (e martë), përmes Komercijalna Banka AD Skopje, do të fillojë pagesa e dëmshpërblimit të depozitës së siguruar të depozituesve të Eurostandard Banka AD në falimentim, MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat A, B, V, G ose D. Në të njëjtën kohë, do të dëmshpërblehen edhe depozituesit - kryerës të pavarur të veprimtarisë me punë personale, të cilët në Eurostandard Banka kanë qenë të regjistruar si TI (tregtar individë) ose Avokat (emri dhe mbiemri) ose me emrin e veprimtarisë nëse shkronja e parë e emrit është A, B, V, G ose D.
Dëmshpërblimi do të bëhet në ekspoziturat dhe filialet e Komercijalna Banka AD Skopje në të gjithë territorin e vendit. Më shumë informata për ekspoziturat dhe filialet, si dhe për orarin e tyre të punës mund të gjenden në këtë  LINK.
 
Depozituesit, përveç prezencës personale, duhet të tregojnë një dokument të vlefshëm identifikimi, edhe atë:
  • personat fizikë rezidentë letërnjoftim ose pasaportë të lëshuar nga MPB të RMV-së  
  • personat fizikë jorezidentë – pasaportë të huaj

 

Kryerësit e pavarur të veprimtarisë me punë personale duhet të sigurojnë:

  • Gjendjen aktuale nga Regjistri Qendror i RMV-së jo më të vjetër se 3 muaj (origjinali për kontrollim)
  • Letërnjoftim ose pasaportë të personit të autorizuar për përfaqësimin e personit të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë së pavarur
  • Kërkesë për transferimin e mjeteve (kërkesa përgatitet nga Banka dhe plotësohet personalisht nga personi i autorizuar për përfaqësimin e personit të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë së pavarur dhe vërtetohet me vulë).

 

Vërtetimi i pronësisë së depozitës do të nënshkruhet direkt në Bankë kur depozituesi do të vijë për të realizuar të drejtën për dëmshpërblim. Për tu realizuar kjo e drejtë, depozituesi duhet të marrë dhe të nënshkruajë vërtetimin në sportel në Komercijalna Banka AD Skopje.

 

Dëmshpërblimi bëhet në denarë, ku shuma e dëmshpërblimit për secilin depozitues individual, në përputhje me rregulloret ligjore, përcaktohet nga Fondi për sigurimin e depozitave dhe shuma maksimale është 1.850.889 denarë.

Nëse shuma për pagesën e dëmshpërblimit të depozituesit-person fizik rezident është e barabartë ose më e madhe se 5.001,00 denarë, depozituesi ka një llogari ekzistuese aktive në Komercijalna Banka ose ka bllokada aktive të regjistruara në Regjistrin unik të llogarive të transaksionit, pagesa e dëmshpërblimit do të bëhet me transfer të mjeteve në llogarinë e transaksionit në denarë në Komercijalna Banka AD Skopje (llogari ekzistuese ose e sapohapur në emër të depozituesit, e cila do të hapet në përputhje me dispozitat ligjore). E njëjta procedurë vlen edhe për personin fizik jorezident (për cilëndo shumë të dëmshpërblimit). Për personat fizik rezidentë me depozitë me vlerë deri në 5.000.00 denarë, të cilët nuk kanë llogari aktive në Bankë dhe nuk kanë bllokada aktive në Regjistrin unik të llogarive të transaksionit, pagesa do të bëhet në para të gatshme.

 

Për kryerësit e pavarur të veprimtarisë me punë personale, pagesa do të bëhet me transfer në llogarinë ekzistuese ose të sapohapur të depozituesit, bazuar në kërkesën e mbushur më parë për transfer të mjeteve, ku do të specifikohet se në cilën llogari të transaksionit të kryerësit të pavarur të veprimtarisë do të transferohen mjetet.

 

Depozituesit persona fizikë duhet të rregullojnë të drejtën e tyre për dëmshpërblim personalisht ose përmes përfaqësuesit/kujdestarit të tyre ligjor të përmendur në Vërtetimin e pronësisë së depozitës. Nëse përfaqësuesi ligjor/kujdestari nuk është regjistruar më parë në Eurostandard Banka AD, duhet të dorëzohet dokumentacioni i vlefshëm për ta dëshmuar atë, si dhe të bëhet azhurnimi i duhur në dokumentet për dëmshpërblim.

 

Nëse depozituesi personi fizik është penguar personalisht të realizojë të drejtën e tij për dëmshpërblim, ai mund ta bëjë këtë përmes një personi të autorizuar në bazë të një autorizimi të vërtetuar në noter, me udhëzime të sakta për nënshkrimin e vërtetimit dhe/ose hapjen e një llogarie në emër të depozituesit (teksti i Autorizimit mund të merret në çdo ekspoziturë ose filial të Komercijalna Banka AD Skopje).

 

Autorizimet, të cilat depozituesit persona fizikë veçmë jua kanë lëshuar në dispozicion të mjeteve personave të autorizuar për depozitën në Eurostandard Banka AD Skopje, do të vlejnë gjatë nënshkrimit të Vërtetimit  të pronësisë së depozitës, por jo edhe për hapjen e llogarisë së nevojshme në emër të depozituesit (për çka kërkohet autorizim i vërtetuar në noter të përmendur më lartë).

 

Në rast se pronari i depozitës është një person i vdekur, trashëgimtarët e tij duhet të drejtohen në Fondin për sigurimin e depozitave dhe të dorëzojnë dokumente identifikuese dhe vendimin e trashëgimisë në mënyrë që të bëhet pagesa e dëmshpërblimit.

 

Për personat fizik të përmendur më lartë, të cilët kanë të dhëna personale të azhurnuara dhe dokument të vlefshëm identifikimi, dëmshpërblimi do të bëhet në Komercijalna Banka AD Skopje pa pasur nevojë të vizitohet Fondi për sigurimin e depozitave dhe as hapësirat e bankës së falimentuar Eurostandard Banka AD. Nëse Komercijalna Banka AD Skopje konstaton se ka nevojë të bëhet azhurnimi i të dhënave personale të cilitdo  person fizik depozitues/përfaqësues ligjor/kujdestar/person i autorizuar që legjitimohet në Bankë për rregullimin e dëmshpërblimit, atëherë do të duhet ta adresojë personin në Fondin për sigurimin e depozitave për të azhurnuar të dhënat, ku Banka do të bëjë pagesën e dëmshpërblimit duke filluar nga dita e ardhshme e punës.

 

Secili depozitues (përmes Komercijalna Banka AD Skopje) do të ketë në dispozicion 36 muaj, gjegjësisht 3 vite, duke filluar nga 15.09.2020, që ta realizojë të drejtën e tij të dëmshpërblimit përmes Bankës.  Pas kalimit të kësaj periudhe kohore, pagesa e dëmshpërblimit do të bëhet përmes Fondit për sigurimin e depozitave.

 

Për çdo informatë plotësuese Ju lutemi drejtohuni tek Qendra e kontaktit të Bankës në numrin e telefonit (02) 3 296 800 dhe në e-mail adresën: contact@kb.com.mk




10.09.2020 – Demant nga Komercijalna Banka AD Skopje ndaj të pavërtetave të deklaruara nga VMRO - Partia Popullore


Komercijalna Banka AD Skopje i mohon fuqimisht të pavërtetat e deklaruara nga VMRO – Patia Popullore në lidhje me shitjen e ish-ndërtesës afariste të Bankës.

 

Ish-ndërtesa afariste е Komercijalna Banka AD Skopje u shit në vitin 2012 në mënyrën më transparente dhe në një procedurë ligjore të rregulluar në mënyrë rigoroze pas një Thirrje publike të shpallur nga ana e Shërbimit për çështje  të përgjithshme dhe çështje të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me kushtin themelor në Thirrjen që neto vlera e furnizimit të mos jetë më e lartë se 1.000 euro për metër katror.

 

Oferta e Komercijalna Banka për shitje të tre objekteve afariste në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit me një sipërfaqe totale prej 22.525 metra katrorë me një çmim të përgjithshëm prej 21.736.625,00 euro, në Thirrjen publike u zgjodh si më e favorshmja nga ana e Qeverisë.

 

Oferta përfshinte: dy ndërtesa administrative-afariste që në atë kohë ishin në funksion të Bankës, ndërtesa administrative “Makedonija Tabak” dhe ndërtesa administrative EMO SHA Ohër. Çmimi mesatar neto i ofruar ishte 965 euro për metër katror. Në të njëjtën periudhë, sipas analizës së institucioneve përkatëse për hulumtimin e tregut të pasurive të patundshme, çmimi i ndërtesave afariste të së njëjtës kategori në qendër të Shkupit është mbi 2.000 euro për metër katror.

 

Banka i mundësoi Qeverisë blerjen e objekteve afariste me pagesë të shtyrë për 15 vjet, me një periudhë grejs (lehtësuese) prej 5 vjetësh dhe me një normë interesi fikse prej 3.75%, në një periudhë kur normat e interesit të tregut ishin mbi 8%. Deri më tani, një shumë prej 5,970,324.80 euro është ripaguar, dhe pjesa tjetër sipas së njëjtës dinamikë do të shlyhet deri në fund të vitit 2027.

 

Theksojmë se ish-ndërtesa afariste e Komercijalna Banka AD Skopje është shitur para tetë viteve, ndërsa përgjegjësia për mirëmbajtjen aktuale dhe atë të investimeve i takon pronarit aktual.




10.09.2020 – WOOD & Company publikoi analizën fillestare të investimeve për Komercijalna Banka AD Skopje


Kompania këshilluese WOOD & Company publikoi analizën fillestare të investimeve për Komercijalna Banka AD Skopje, e cila është analiza e parë e investimeve e bërë ndonjëherë për një kompani aksionare maqedonase në kuadër të projektit rajonal të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky projekt, përveç tre kompanive të kuotuara në Bursën e Aksioneve të Maqedonisë, përfshin gjithashtu kompani të kuotuara nga pesë bursa të tjera në rajon (Sllovenia, Kroacia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria).

 

Analizën e investimeve për Komercijalna Banka, të publikuar në anglisht, mund ta lexoni në këtë link.

 

Ky projekt do të zgjasë dy vjet.  




09.09.2020 – Komercijalna Banka u shpërblye për kontributin e veçantë në ekonomi në Komunën e Kavadarcit


Komercijalna Banka AD Skopje është fituese e çmimit "7 Shtatori", për kontributin e veçantë për përkrahjen e ekonomisë në Komunën e Kavadarit, i cili ndahet nga kjo komunë.

Çmimi iu dorëzua Drejtorit Ekzekutiv, z.Hari Kostov, nga Kryetari i Komunës së Kavadarcit, z.Mitko Jancev, në një seancë solemne të mbajtur më 07.09.2020 në Kavadarci.

Komercijalna Banka, tashmë për 65 vite, ka qenë një partner kryesor i kompanive dhe një shtyllë e besimit tek qytetarët. Numri më madh i kompanive në vend me Komercijalna Banka hapërojnë në rrugën e suksesit sepse Banka gjatë viteve të zhvillimit krijon vlera të reja, hap lidhje me botën dhe zotëron ekspertë me përvojë dhe ekip shumë profesional. Përgjegjësia, transparenca, efikasiteti, inovacioni janë vlerat që tradicionalisht e bëjnë Komercijalna Banka zgjedhjen e parë të klientëve.




26.08.2020 – Komercijalna Banka, sponsor zyrtar i KH “Vardar 1961”


Komercijalna Banka AD Skopje ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë se është bërë sponsor zyrtar i KH “Vardar- 1961”, klubit të hendbollit maqedonas me më shumë trofe. Para fillimit të sezonit të ri, KH “Vardar” prezantoi fanellën për sfidat e ardhshme, e cila mban llogon e Komercijalna Banka.

 

 

Krenaria jonë e hendbollit ka treguar se me punë të mirë, marrëdhënie profesionale dhe dedikim të thellë nuk ka asnjë pengesë që nuk mund të kapërcehet. Këto janë vlerat që udhëheqin çdo ditë edhe Komercijalna Banka AD Skopje. Kjo i bën “Vardar” dhe Komercijalna Banka partnerë të natyrshëm. Së bashku hyjmë në suksese të reja dhe afirmim të sportit maqedonas.

 

Banka vazhdimisht është e përkushtuar të mbështesë kulturën dhe sportin maqedonas, duke njohur dhe inkurajuar histori suksesi që meritojnë jo vetëm skenën maqedonase, por edhe ato ndërkombëtare. KH “Vardar”  i ka fituar që të dyja, ndërsa me mbështetjen e Komercijalna Banka shkojmë drejt fitoreve të reja!
 

vardar




01.09.2020 – Komercijalna Banka ofron periudhë të dytë për shtyrje të pagesës së detyrimeve mujore për ekspozimet kredituese për popullatën


Përfundiimisht me 30.09.2020 mbaron periudha për pagesë të shtyrë të detyrimeve mujore për ekspozimet kredituese për popullatën, në përputhje me OFERTËN PUBLIKE numër 09-600-15831/1 për ndryshimin e kushteve kontraktuese për produktet kreditore për personat fizikë.

 

Duke pasur parasysh pasojat e vazhduara të padëshiruara nga pandemia Covid-19 mbi ekonominë dhe mbi jetën e qytetarëve, Komercijalna Banka AD Skopje shfrytëzuesve të kredive, kartave të kredisë dhe/ose tejkalimeve të lejuara të cilat në 29.02.2020 janë klasifikuar në kategorinë e rrezikut shkronja A, B ose V dhe nuk kanë pasur status të ekspozimit kreditor jofunksional, ose janë miratuar në periudhën prej 01.03.2020 deri në 24.03.2020, do t’ju mundësojë periudhë të dytë për shtyrje të pagesës së detyrimeve mujore në periudhën prej 01.10.2020 deri në 31.03.2021, vetëm nëse plotësojnë njërën nga kriteret e mëposhtme:

 

  • të hyra të ulta mujore prej 10% ose mbi 10% në periudhën e krizës së kovidit, krahasuar me muajt para krizës së kovidit;
  • ndërprerje e marrëdhënies së punës në periudhën e krizës së kovidit;
  • shpenzime të larta për mjekim gjatë periudhës së krizës së kovidit;
  • mungesë e të hyrave në llogarinë e transaksionit (rrogë dhe të hyra tjera) në periudhën e krizës së kovidit, krahasuar me muajt para krizës së kovidit.

 

Të gjithë përdoruesit të cilët, nē përputhje me analizën e Bankës, plotësojnë të paktën njërën nga kriteret e lartpërmendura, do të kontaktohen në formë elektronike nga ana e Komercijalna Banka duke dorëzuar OFERTËN INDIVIDUALE për ndryshimin e kushteve kontraktuese të produkteve të kredisë për personat fizikë. Përdoruesit, në afat prej 10 ditëve prej dërgimit të ofertës duhet të deklarohen nëse e pranojnë ofertën (në formë elektronike, në linkun që do të marrin me ofertën, ose në formë të shkruar, në adresën zyrtare të Bankës). Nëse nuk deklarohen ne periudhën e paraparë, do tē llogaritet se e refuzojnë ofertën dhe vazhdojnë me pagesën e rregullt të detyrimeve kreditore.

 

Të gjithë përdoruesit tjerë të produkteve të kredisë të cilët nuk do të kontaktohen nga Banka,ndërsa mendojnë se i plotësojnë disa prej kriteret për pagesë të shtyrë të detyrimeve mujore, duhet të parashtrojnë kërkesë me shkrim deri tek Banka në afat sa më të shkurtër kohor në e-mail adresën: contact@kb.com.mk, duke përmendur arsyet për nevojën e shtyrjes së pagesës. Kërkesat do të shqyrtohen në bazë individuale sipas dokumenteve të prezentuara dhe dëshmive për të ardhurat e zvogëluara, vendin e humbur të punës ose për nevojat e paraqitura për mjekim në periudhën e kaluar. Të gjitha kërkesat për pagesë të shtyrë të detyrimeve pas kalimit të afatit të vlefshmërisë së Dekretit me fuqi ligjore për mënyrën e ndryshimit të kushteve kontraktuese të ekspozimeve kreditore tek bankat dhe kursimoret (Gaz.zyrtare nr.80 nga 27.03.2020 dhe Gaz. zyrtare nr. 125 nga 15.05.2020), ndërsa më së voni deri më 30.09.2020, do të zbatohen me anekse me shkrim me marrëveshjet për ekspozim kreditor dhe marrëveshjet hipotekare.   

 

Përdoruesit të cilët do ta pranojnë ofertën individuale mund të vazhdojnë me pagesën e rregullt të detyrimeve për produktet e kredisë  edhe para kalimit të afatit të propozuar prej 6 muajsh duke parashtruar kërkesë në Bankë në formë elektronike në adresën e e-mailit:  contact@kb.com.mk.




31.08.2020 – Çmime të reja të shërbimeve për transaksionet pa para të gatshme të personave juridikë në Komercijalna Banka


Për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit me cilësi të lartë për klientët e saj, Komercijalna Banka AD Skopje ndryshoi çmimet e shërbimeve për transaksionet pa para të gatshme të personave juridikë. Çmimet e reja do të aplikohen nga 01.09.2020.

 

Në përputhje me ndryshimet në tarifën e Bankës, janë rritur çmimet e disa prej transaksioneve pa para të gatshme për personat juridikë. Çmimet e reja janë shpallur në ueb faqen e Bankës dhe janë në dispozicion në këtë link.

 

Komercijalna Banka vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve që do të mundësojnë zhvillimin e vazhdueshëm të biznesit tuaj, një proces i garantuar me investim të vazhdueshëm në proceset operative dhe platformat teknike. Sigurisht, një gamë e gjerë e shërbimeve dixhitale financiare është gjithashtu në dispozicion për klientët, të cilat sigurojnë kursime në kohë dhe janë me kompensime dukshëm më të ulëta sesa shërbimet përmes sportelit.

 

Ekipi i Komercijalna Banka është në dispozicion për çdo informacion shtesë në lidhje me shërbimet. Mund të na kontaktoni në (02) 3296 800 dhe në contact@kb.com.mk.



26.08.2020 - Komercijalna Banka AD Skopje shpall Konkurs për punësimin e një Bashkëpunëtori profesional për marrëdhënie me klientët në Sektorin e kred


Komercijalna Banka AD Skopje do të punësojë një Bashkëpunëtor profesional për marrëdhënie me klientët në Sektorin e kreditimit të ekonomisë me kohë të pacaktuar pune. 

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme:

 

  • të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • të ketë të paktën tre vjet përvojë pune,
  • ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • të njeh analizat financiare të subjekteve juridike jofinanciare,
  • të dijë të bëjë vlerësim të projekteve të investimit dhe portfolios së kredisë,   
  • të dijë të menaxhojë me dosjen e kredisë (kërkesa, analiza e kredisë, rekomandimi me propozim vendim për miratim/refuzim të kërkesës) dhe me kompletimin dhe azhurnimin e dokumentacionit të dosjes së kredisë,
  • të posedojë aftësi (komunikative, analitike dhe statistikore, aftësi për të organizuar dhe prioritizuar detyrat/përgjegjësitë sipas rëndësisë, të tregojë rezultate dhe cilësi, aftësi për punë ekipore). 

 

Përparësi do të kenë të punësuarit në institucionet bankare.

 

Orari i punës: 40 orë në javë, prej të hënës deri të premten prej orës 08:00 deri në 16:00.

Rroga (neto) fillestare bazë: 36.694,00 denarë.

 

Konkursi do të jetë i hapur deri më 03.09.2020. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45, 90 ose 120 ditësh nga dita e kalimit të afatit të konkursit, varësisht prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Shpallje për punësim të Bashkëpunëtorit profesional për marrëdhënie me klientët në Sektorin e kreditimit të ekonomisë”.

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet. Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hynë në rrethin më të ngushtë.




26.08.2020 – mBanka në dispozicion në platformën HuaëeiAppGallery


Aplikacioni mBanka i Komercijalna Banka AD Skopje është bërë i disponueshëm edhe për përdoruesit e modeleve të reja të telefonave mobil Huaëei.

Përdoruesit e mBanka që nuk kanë GooglePlayServices mund të përdorin aplikacionin e bankingut mobil në platformën HuaëeiAppGallery. Aplikacioni mBanka, përmes telefonit tuaj celular, siguron disa shërbime në një vend – kontroll të gjendjes së llogarive tuaja, transaksione dhe pagesa.

mBanka në platformën HuaëeiAppGallery mund ta instaloni përmes këtij LINKU.


27.08.2020 – Filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka nuk do të punojnë më 28.08.2020


Filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka AD Skopje nuk do të punojnë më 28.08.2020 (e premte), për shkak të festës ‘Dita e Shenjtores së Madhe’.
 
I informojmë klientët tanë që për tërheqjen dhe depozitimin e parave të gatshme mund të përdorin bankomatet e Bankës, ndërsa për transaksione të tjera financiare kanë në dispozicion aplikacionet/shërbimet bankare përmes internetit dhe ato mobile Internet Bank dhe mBanka. Për përdoruesit e kartelave pagesore 24/7 është hapur edhe ekspozitura e dixhitalizuar e Komercijalna Banka në rrugën Makedonija në qendër të Shkupit dhe një pjesë e ekspoziturës së modernizuar Biser në lagjen Aerodrom.



24.08.2020 – Pagesa e pensioneve për muajin gusht do të fillojë më 26.08.2020


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin gusht, duke filluar prej ditës së mërkurë, 26.08.2020. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së mërkurë dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 

  • mërkurën, më 26.08.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • enjten, më 27.08.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • hënën, më 31.08.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • martën, më 01.09.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

Për pensionistët që deri më tani kanë marrë pensionin e tyre përmes Eurostandard Banka, dhe deri më 21.08.2020 nuk kanë arritur të hapin një llogari transaksioni në një bankë tjetër, do të ketë një pagesë shtesë gjatë shtatorit. Marrësit e pensioneve që kanë hapur tashmë një llogari transaksioni në Komercijalna Banka do të marrin pensionin e gushtit në periudhën nga 26.08 deri në 01.09, në varësi të vlerës së pensionit. Duke dashur t’i ndihmojë që të kapërcejnë më lehtë problemet e mundshme financiare, Banka u mundësoi një tejkalim të lejuar në shumën e një pensioni të gjithë pensionistëve të cilët pas mbylljes së Bankës Eurostandard kaluan në Komercijalna Banka.

 

Me qëllim që të zvogëlohen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga Koronavirusi i të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve bankare, apelojmë që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.





Një X dhe C R A