Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



28.02.2020 – Nga 1 marsi ulen normat e interesit për depozitat e afatizuara


Duke filluar nga 01.03.2020, Komercijalna Banka AD Skopje do ti ul normat e interesit të depozitave të afatizuara në denarë për subjektet juridike me normë fikse të interesit (për kontratat e lidhura pas dt. 01.10.2017) në vlerë prej 0,01 deri 0,48 pikë përqindje. Tek depozitat e afatizuara në denarë të subjekteve juridike me normë interesi të përshtatshme (për kontratat e lidhura para dt.01.10.2017) rënia është nga 0,01 në 0,50 pikë përqindje.

 

Po ashtu, Komercijalna Banka AD Skopje ul normat fikse dhe të përshtatshme të interesit për depozitat e afatizuara për subjektet fizike, edhe atë: në MKD nga 0,01-0,25 pikë përqindje me afatizim prej 3 muaj deri në 36 muaj, si dhe në EUR nga 0,01-0,35 pikë përqindje me afatizim prej 1 muaj deri në 36 muaj.

 

Ndryshimi i normës së interesit tek kontratat me normë fikse të interesit do të zbatohet pas kalimit të afatit të depozitimit tek kontratat ekzistuese.




26.03.2020 – Është duke u përcaktuar procedura për lehtësimin e ripagimit të kredive dhe detyrimeve të tjera


Për shkak të interesit të madh dhe pyetjeve nga klientët, Ju informojmë se Banka Komercijale punon intensivisht në konceptet e riprogramimit të ekspozimit të kreditit të personave fizikë dhe kompanive që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga BPRMV, respektivisht në përcaktimin e masave të sakta dhe mënyrat e komunikimit me klientët në mënyrë që të lehtësohet barra financiare me të cilën përballen ose mund të përballen si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

 

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për lehtësimin e servisimit të kredive dhe detyrimeve të tjera të qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave dhe kursimoreve gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19 nuk është botuar ende në Gazetën Zyrtare, d.m.th nuk ka hyrë ende në fuqi. Presim që kjo të ndodhë së shpejti.

 

Ju lutemi të ndiqni ueb faqen e Bankës www.kb.com.mk ku në afat sa më të shkurtër të mundshëm do ti publikojmë të gjitha detajet rreth kësaj çështje.

 

E juaja, Banka Komercijale




25.03.2020 – Banka Komercijale do të dërgojë njoftime për normën e interesit për personat juridikë jofinanciar vetëm në mënyrë elektronike


Komercijalna Banka AD Skopje njofton klientët e saj - personat juridikë jofinanciar të cilët njoftimet për normat e interesit i kanë pranuar përmes postës, se prej tani do t'i marrin këto informata në mënyrë elektronike - përmes komunikimit me e-mail.

 

Me qëllim të zbutjes së pasojave nga epidemia COVID -19 në situatën me gjendje të jashtëzakonshme, Banka Komercijale përpiqet që të zhvillojë komunikimin e saj me klientët në një mënyrë të sigurt. Si rezultat i kësaj, doli edhe nevoja për të dërguar të gjitha njoftimet në mënyrë elektronike.

 

Banka informon klientët - personat juridikë jofinanciar të cilët nuk kanë paraqitur adresë të e-mailit, se këto njoftime për normën e interesit do t’jua dërgojë në e-mail adresën të cilën e kanë paraqitur në Regjistrin Qëndror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Nëse e-mail adresat e paraqitura në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë funksionale ose janë gabim, ju bëjmë thirrje klientëve që më së voni deri të hënën, 30.03.2020, të paraqesin në Bankën Komercijale e-mail adresat valide të tyre.

 

Ju lutemi na i dërgoni të dhënat Tuaja duke plotësuar këtë formular - link në këtë e-mail adresë: administriranje.denarski.krediti@kb.com.mk.    




24.03.2020 – Banka Komercijale do të fillojë me pagesën e pensioneve më 28 mars


Më 28 mars, Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë pagesën e parakohshme të pensioneve për muajin mars 2020. Pensionistët që marrin pensionin në Bankën Komercijale dhe që kanë një kartë debiti aktive, pensionin për muajin mars do të mund ta marrin në 28 Mars 2020.

 

Për të shmangur turmat me njerëz dhe kontaktet e ngushta, JU BËJMË THIRRJE pensionistëve që kanë kartelë debiti ose që përdorin shërbimet Bankë Interneti, që nevojat e tyre financiare t’i përmbushin duke paguar me kartën bankare, përmes bankomateve dhe duke shfrytëzuar shërbimet Bankë Interneti të Bankës Komercijale, gjegjësisht të shmangin maksimalisht vizitat nëpër sportelet e Bankës.

 

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kategorisë më të prekshme të qytetarëve, pensionistët që pensionin e tyre për muajin mars do ta marrin në sportelet e Bankës, do të mund ta marrin të njëjtën sipas orarit të mëposhtëm:

  • klientët me pension deri në 12.000 denarë më 28 mars (e shtunë) dhe 30 mars (e hënë)
  • klientët me pension prej 12.001 deri në 15.000 denarë më 31 mars (e martë)
  • klientët me pension prej 15.001 deri në 19.500 denarë më 1 prill (e mërkurë)
  • klientët me pension mbi 19.500 denarë më 2 prill (e enjte)

 

Me qëllim të minimizimit të përhapjes së Koronavirusit, JU BËJMË THIRRJE FUQIMISHT QË TË RESPEKTOHET ORARI I LARTËSHËNUAR.

 

Në interes të shëndetit të tyre, pensionistëve të cilët nuk kanë  kartë debiti ose Bankë Interneti ju rekomandojmë që gjatë vizitës së tyre të parë në Bankën Komercijale, t’i kërkojnë këto shërbime/produkte ashtu që të ulin në maksimum nevojën për të vizituar fizikisht Bankën.

 

Gjithashtu, për të shmangur ardhjen nëpër sportele në periudhën e ardhshme, pensionistët do të mundet që përmes një procedure të shpejtë dhe të lehtë (dhe pa pagesë) të hapin urdhër periodik për të paguar në kohë faturat e tyre për shërbimet publike. Për të aktivizuar këtë shërbim mjafton që gjatë vizitës së tyre në sportel të sjellin me vete faturat për shërbimet publike (energji elektrike, ngrohje, ujë, telefon).

 

Gjatë vizitave në sportelet e Bankës, Ju lutemi të respektoni rregullat e hyrjes dhe mbajtjes së distancës, në përputhje me rekomandimet e institucioneve përkatëse shëndetësore. Hyrja do të jetë e kufizuar dhe në përputhje me numrin e sporteleve-arkave, ndërsa distanca e parashikuar nga njëri tjetri është të paktën 2 metro në rresht dhe midis rreshtave.

 

E juaja,Banka Komercijale




22.03.2020 – Komercijalna Banka AD Skopje ndërmerr të gjitha masat për mbrojtje kundër Covid-19


Komercijalna Banka AD Skopje, që nga fillimi i paraqitjes së koronavirusit Covid-19 në vend,  ka ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe klientëve të saj dhe për të zvogëluar rreziqet e mundshme gjatë punës. Në këtë drejtim, janë vendosur ekipe në vende të ndryshme si dhe disa që punojnë nga shtëpia, ndërsa hapësirat afariste të Bankës dezinfektohen rregullisht dhe janë të pajisura me dezinfektues, maska mbrojtëse dhe doreza për punonjësit.
 
Për shkak të rastit të konfimuar pozitiv me koronavirusin Covid -19 të një nëpunësi të Komercijalna Banka AD Skopje, i cili është nga Shkupi, në përputhje me rekomandimet e institucioneve kompetente, Banka sot ka bërë përsëri një dezinfektim të plotë të të gjitha hapësirave në ndërtesat afariste KB1 dhe KB2. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme shtesë dhe të përforcuara për mbrojtjen dhe parandalimin e këtij virusi,  kështu që proceset afariste vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të rregullt. Të gjitha shërbimet e Bankës janë në dispozicion dhe funksionojnë normalisht.
 
Të gjithë nëpunësit e Bankës të cilët kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të punësuarin i cili është konstatuar pozitiv me Covid-19, do të jenë në vetëizolim në 15 ditët e ardhshme, në përputhje me komunikimin dhe udhëzimet e dhëna nga institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Bankës Komercijale i uron punonjësit shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës.
 

Në këto ditë dhe sfida të vështira që po përballet vendi jonë, fokusi kryesor i Komercijalna Banka AD Skopje mbetet mbrojtja e nëpunësve dhe klientëve të saj, ndërsa shërbimet dhe produktet e Bankës mbeten në dispozicionin Tuaj në çdo kohë.




20.03.2020 – Njoftim për aksionerët


Të nderuar,

 

Në drejtim të realizimit të rekomandimeve të Komisionit të letrave me vlerë të RMV, dhe në interes të respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, Komercijalna Banka AD Skopje u bën thirrje aksionerëve të saj, të drejtën për të marrë pjesë dhe për të votuar në Kuvendin e Bankës, të planifikuar për 02.04.2020, sa më shpejt të jetë e mundur ta realizojnë me korrespodencë me shkrim ose votim elektronik, në mënyrë që të sigurohet mirëmbajtja e suksesshme e planifikuar e Kuvendit pa praninë fizike të aksionerëve. Udhëzime më të hollësishme për mënyrën se si të votoni dhe të merrni pjesë në punën e Kuvendit mund të gjeni në ueb faqen e Bankës www.kb.com.mk. Për informacione plotësuese mund të parashtroni pyetje në mënyrë elektronike në sobranie@kb.com.mk ose në numrat e telefonit (02) 3168222 ose (02) 3168232.

 

Komercijalna Banka AD Skopje




19.03.2020 – Banka Komercijale paguan prej përpara paradhënie të tatimit mbi fitimin për vitin 2020 në vlerë prej 120 milionë denarë


Duke pasur parasysh zhvillimin e situatës dhe rrezikun serioz të përhapjes së Covid-19 (koronavirusit) në vendin tonë, Komercijalna Banka AD Skopje prej përpara bëri pagesën e detyrimeve të saja mujore sa i përket paradhënies së tatimit mbi fitimin për vitin 2020. Kështu, u pagua shuma e menjëhershme prej gjithsej 120.000.000 denarë, në vend të pagesës së zakonshme mujore akontative.

 

Me këtë vendim, Komercijalna Banka AD Skopje synon të kontribuojë për një likuiditet më të madh të shtetit dhe buxhetit të tij, duke ndihmuar kështu në rritjen e aftësisë së autoriteteve shtetërore për të siguruar të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të siguruar vazhdimësinë në funksionimin e proceseve jetësore në shoqëri.

 

Banka Komercijale, me të gjitha shërbimet e saj, mbetet në shërbim të klientëve në mënyrë që të gjitha nevojat financiare të shërbehen me siguri dhe efikasitet. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe udhëzimet nga autoritetet kompetente me qëllim të përballjes dhe tejkalimit sa më të shpejtë dhe më të lehtë të këtyre sfidave.


17.03.2020 – Njoftim për aksionerët


Të nderuar,

 

Në drejtim të realizimit të rekomandimeve të Komisionit të letrave me vlerë të RMV, dhe në interes të respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, Komercijalna Banka AD Skopje u bën thirrje aksionerëve të saj, të drejtën për të marrë pjesë dhe për të votuar në Kuvendin e Bankës, të planifikuar për 02.04.2020, sa më shpejt të jetë e mundur ta realizojnë me korrespodencë me shkrim ose votim elektronik, në mënyrë që të sigurohet mirëmbajtja e suksesshme e planifikuar e Kuvendit pa praninë fizike të aksionerëve. Udhëzime më të hollësishme për mënyrën se si të votoni dhe të merrni pjesë në punën e Kuvendit mund të gjeni në ueb faqen e Bankës www.kb.com.mk. Për informacione plotësuese mund të parashtroni pyetje në mënyrë elektronike në sobranie@kb.com.mk ose në numrat e telefonit (02) 3168222 ose (02) 3168232.

 

Komercijalna Banka AD Skopje




17.03.2020 – Limite të rritura të aplikacionit mobil për personat juridikë – mBankaKo


Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se duke filluar prej sot Banka ka rritur limitin për urdhëresa dhe limitin ditor për llogari për të gjithë Personat e autorizuar, gjatë transferimit të mjeteve me urdhëresë për pagesa pa para në dorë PP30 me aplikacionin mobil mBankaKo, edhe atë:

 

  • limitin për urdhëresë prej 300.000,00 MKD në 600.000,00 MKD
  • limitin ditor për llogari për të gjithë Personat e autorizuar prej 1.000.000,00 MKD në  6.000.000,00 MKD

 

Limitet vlejnë për llogarinë Tuaj për të gjithë Personat e autorizuar të cilët për llogarinë Tuaj kanë parapagesë për nënshkrim të transaksioneve përmes aplikacionit mobil mBankaKo. Urdhëresa për pagesë pa para në dorë PP50 – për përdoruesit buxhetor dhe urdhëresa për pagesë të integruar PP53 nuk vlejnë për përllogaritjen e limiteve të definuara.    

 

Gama e gjerë e shërbimeve përmes aplikacioneve pa pagesë ueb dhe mobile Internet Banka dhe mBankaKo janë në dispozicion 24 orë në ditë përmes kompjuterit apo telefonit Tuaj mobil prej kudo ku keni qasje në Internet.    

 

E juaja, Banka Komercijale




17.03.2020 – Njoftim për përdoruesit e kartave Debit Mastercard World dhe Mastercard Platinum të lëshuara nga Komercijalna Banka AD Skopje


Mbyllje e përkohshme e salloneve VIP në aeroportin në Vienë për shkak të Covid-19 (koronavirusit).

 

Të nderuar përdorues të kartave Debit Mastercard® World dhe Mastercard® Platinum të lëshuara nga Banka Komercijale:

 

Duke filluar nga 16.03.2020 година, të gjitha sallonet VIP në Aeroportin e Vienës (JET Lounge, AIR Lounge dhe SKY Lounges) janë mbyllur përkohësisht për shkak të ligjeve më të fundit lokale të sjella në Austri.

Ju, si klientë tanë, do të njoftoheni në kohë për rihapjen e tyre, sapo të marrë informacion për këtë Aeroporti  i Vienës nga qeveria lokale.

 

Të gjitha shërbimet dhe produktet tjera të Bankës janë në dispozicion të plotë të klientëve. Në dispozicion 24 orë në ditë keni edhe kanalet/shërbimet e bankingut elektronik: Internet Banka, mBanka, KomPay, ueb faqja www.kb.com.mk. Në dispozicion keni gjithashtu edhe profilet e Bankës të rrjeteve sociale, si edhe qendrën për kontakt në (02) 3296 800.

 

Banka Komercijalne edhe më tej do të vazhdojë t’ju njoftojë për të gjitha ndryshimet më të fundit.  

Ju falemnderojmë për mirëkuptimin.




13.03.2020 – Banka Komercijale ju bën me dije: Shërbimet tona financiare janë në dispozicion edhe në kompjuter edhe në telefonin tuaj mobil


Të nderuar klientë,

 

Komercijalna Banka AD Skopje, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes Suaj dhe të nëpunësve të saj nga Kovid-19 (koronavirusi), Ju bën me dije se një pjesë të madhe të nevojave Tuaja financiare mund ti përmbushni përmes kanaleve/shërbimeve të bankingut elektronik, të cilat 24 orë në ditë janë në dispozicionin Tuaj, si edhe duke shfrytëzuar rrjetin e gjerë të bankomateve. 

 

Ju mund të tërheqni para në çdo kohë të ditës në bankomatet tona, ndërsa mund të depozitoni para të gatshme në këto bankomate: ekspoziturat në Shkup - Gjorce Petrov, Çento, Maxhari, GTC 1, Oda ekonomike, Leptokari, Bunjakovec, Biser, Avtokomanda, 11 Tetori dhe në qendrat tregtare Skopje City City dhe Capitol Mall, si dhe në filialet në Shtip, Strumicë, Ohër dhe Prilep. Bankomatet do të pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht.

 

Kanalet elektronike Ju mundësojnë këto shërbime financiare:

 

  • Internet Banka – pagesa të shërbimeve publike komunale dhe pagesa tjera në denarë në vend; shitblerje të devizave (pa para të gatshme); transferim të mjeteve të depozitës së kursimit të afatizuar dhe depozitës së kursimit në të parë (të paafatizuar); kontroll të bilancit të gjendjes së llogarive tuaja në denarë dhe në valutë të huaj, të depozitave të kursimit, të kartave për pagesa dhe kartave kreditore; kontroll të bilancit të gjendjes dhe marrjen e certifikatave për kartat bankare MasterCard® dhe Visa; marrjen e raporteve për llogaritë në denarë dhe në valutë të huaj dhe për kartat për pagesë.
  • mBanka - kontroll të gjendjes së llogarisë dhe qarkullimit të llogarive transaksionale, karta krediti, depozita të kursimeve, kredi të miratuara, pagesa të faturave dhe transfer i mjeteve nga llogaria transaksionale në denarë në llogaritë tjera, ndryshimin e limiteve ditore dhe mujore të kartave të kreditit dhe të debitit, njoftime pa pagesë për të hyrat dhe të dalat e kartave dhe llogarive transaksionale, gjetjen e bankomateve ose ekspoziturave më të afërta si dhe drejtimet për të arritur tek ato, informata për kurset e këmbimit, kalkulatorin e kredisë, kalkulatorin e kursimit dhe kalkulatorin për shitblerjen e valutave të huaja, informata dhe risi për produktet dhe shërbimet e Bankës të dedikuara për personat fizikë.
  • mBankaKo -  Kontroll të gjendjes, ndryshimeve dhe ekstraktit të llogarive (llogarisë transaksionale në denarë dhe në valutë të huaj), transfer të mjeteve nga llogaria transaksionale në denarë në llogaritë tjera në qarkullimin pagesor në vend me PP30,PP50, dhe PP53 (shënimi, nënshkrimi dhe dërgimi për realizim i urdhërpagesës elektronike), shitje të valutave nga llogaria transaksionale valutore, blerje të valutave për denarë, kontrollimin, nënshkrimin e urdhërpagesës në valutë të huaj dhe dërgimin e saj për realizim, qasje në të dhënat për kartat afariste dhe mundësi për administrim të limiteve ditore dhe periodike të kartave afariste,  pranim të njoftimeve për të hyrat/të dalat nga llogaria transaksionale në denarë, kartat afariste dhe llogaritë valutore, me mundësi të rregullimit minimal të pranimit të njoftimeve.
  • KomPay – pagesa pa kontakt me ndihmën e kartave të digjitalizuara pagesore (telefon mobil) pa përdorim të kartës bankare fizike.  

 

Sigurisht që për të gjitha nevojat Tuaja mund të kontaktoni nëpunësit e Komercijalna Banka AD Skopje në numrat e telefonëve të cilat janë të publikuara në ueb faqen e Bankës www.kb.com.mk. Të gjitha informatat e nevojshme rreth produkteve dhe shërbimeve të Bankës janë në dispozicion në ueb faqen  www.kb.com.mk, në profilet e Bankës së rrjeteve sociale, si edhe në qendrën për kontakt në (02) 3296 800.

 

Me qëllim të mbrojtjes së ndërsjellë, apelojmë të mos vizitoni ekspoziturat dhe filialet e Bankës nëse vërtet nuk keni nevojë për këtë. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin dhe për Kujdesin Tuaj.

 

E juaja,

Komercijalna Banka AD Skopje


11.03.2020 – Njoftim për klientët në lidhje me Kovid-19


Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se, në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me paraqitjen e Kovid-19 (koronavirusit), Komercijalna Banka AD Skopje po ndërmerr masa preventive për mbrojtjen e nëpunësve dhe klientëve të Bankës.
Ju këshillojmë të ulni intensitetin e vizitave nëpër ekspoziturat, filialet dhe Zyrat Qëndrore të Bankës. Për të gjitha nevojat Tuaja mundeni lirisht të kontaktoni nëpunësit e Bankës përmes numrat e telefonëve të cilat janë të publikuara në ueb faqen e Bankës www.kb.com.mk .
 
Të gjtha shërbimet dhe produktet e Bankës janë plotësisht në dispozicion të klientëve. Apelojmë nevojat e Juaja financiare t’i përmbushni sa më shumë përmes rrjetit të gjerë të bankomateve, përderisa 24 orë në ditë në dispozicion keni kanalet/shërbimet e bankingut elektronik:internet banka,mbanka,mBankaKo, KomPay ueb faqja www.kb.com.mk. Në dispozicion keni edhe profilet e bankës së rrjeteve sociale, si edhe qendrën për kontakt në (02) 3296 800.
 
Banka Komercijale do të vazhdojë edhe më tej të ruajë nivelin më të lartë të higjienës dhe dezinfektimit në hapësirat dhe bankomatet e saj, por megjithatë apelojmë tek klientët tanë që të jenë të kujdesshëm dhe të sigurojnë nivelin më të lartë të higjienës personale.
 
Sipas udhëzimeve të autoriteteve kompetente, rekomandohet të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë dhe të ngushtë (distanca e rekomanduar të paktën një metër midis njerëzve), përshëndetjen me shtrëngim të duarve, përqafimet dhe ndenjën e gjatë nëpër ambiente të mbyllura. Ju rekomandojmë të përdorni mjetet për dezinfektim, të vendosura nëpër sportelet dhe hapësirat afariste të Bankës, në mënyrë që të ruhet higjena maksimale e duarve.
 
Orari i punës së filialeve dhe ekspoziturave është shpallur në ueb-faqen e Bankës dhe mund ta shihni në këtë link. Informatat do të azhurnohen vazhdimisht, dhe në rast se ka ndonjë ndryshim të orarit të punës apo mbyllje e përkohshme e ndonjë filiali apo ekspoziture, Banka do t’a njoftojë në kohë opinionin. Ndiqni faqen e internetit dhe faqen e Facebook-ut të Bankës Komercijale për të qenë vazhdimisht të informuar.
 
 Komercijalna banka AD Skopje është në dispozicionin Tuaj për çdo pyetje ose nevojë Tuajën.
Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe për kujdesin Tuaj.



10.03.2020 – Ndryshim i orarit të punës me kasafortat në Bankën Komercijale


Komercijalna Banka AD Skopje i njofton klientët e saj se nga dita e mërkurë, 11.03.2020 orari i kasafortave për punë me klientë në Shkup është prej orës 09.00 deri në orën 14.00, çdo ditë pune prej të hënën deri të premten. Orari i ri i punës do të jetë i përkohshëm.





Një X dhe C R A