Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



28.07.2021 – Komercijalna Banka e mbështet muzikën maqedonase


muzika

 

Ohri nga 31.07 deri 02.08 do të jetë qendra e muzikës maqedonase, ku në këto tri ditë do të mbahet festivali "Alarm" me shfaqje nga dhjetëra emra muzikorë nga vendi.

 

Duke njohur vlerën e krijimtarisë së muzikës vendase, Komercijalna Banka ka siguruar mbështetje për festivalin, motoja e të cilit është "Maqedonia do/ka muzikë". Ky është një kontribut tjetër i Bankës për artin muzikor maqedonas, e cila në dy vitet e fundit është përballur me sfida serioze për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia e virusit Kovid-19.




23.07.2021 - Nga 27.07.2021, Komercijalna Banka do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin korrik


Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin korrik, duke filluar prej ditës së martë, 27.07.2021.

 

Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së martë dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

  • të martën, 27.07.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të mërkurën, 28.07.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të enjten, 29.07.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të premten, 30.07.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë


Rikujtojmë pensionistët se gjatë vizitës në Bankë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe të punonjësve të Bankës, duhet rreptësisht të respektojnë masat e caktuara për mbrojtje dhe parandalim të virusit Kovid-19, respektivisht të mbajnë distancën minimale të përcaktuar, të mbajnë pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), dhe të bëjnë dezinfektimin e duarve.

 


E juaja,

Komercijalna Banka

 




22.07.2021 – Komercijalna Banka me dy vende të para në rangimin e revistës Finance Central Europe


prva
Rezultatet e arritura gjatë punës së saj i siguruan Komercijalna Banka dy vendet e para në nivel kombëtar në rangimin e bërë nga revista Finance Central Europе. Tradicionalisht, në këtë rangim janë përfshirë 100 bankat më të mira në Evropën Juglindore.

 

Komercijalna Banka është ranguar në vendin e parë në Maqedoni sipas madhësisë së mjeteve dhe shkallës së kthimit të kapitalit.

 

Edicioni special vjetor i 22-të i revistës Finance Central Europe do të del në tetor të këtij viti, kur do të publikohet lista e bankave më të mira në Evropën Juglindore, të ranguara sipas madhësisë së mjeteve, kapitalit, fitimit para tatimit, ROA dhe ROE. Revista boton rangimin e përgjithshëm në nivel të Evropës Juglindore, ndërsa rangon edhe bankat më të mira në secilin nga 13 vendet e përfshira nga analiza - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi , Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.




14.07.2021 –Komercijalna Banka shpallet “Banka më e mire në Maqedoninë e Veriut” nga revista Euromoney


sl
Komercijalna Banka ka kënaqësinë të njoftojë se është fituese edhe e një çmimi tjetër prestigjioz - "Banka më e mirë në Maqedoninë e Veriut" në vitin 2021, i dhënë nga revista Euromoney. Ky çmim është një vlerësim i përsosmërisë së Bankës, e cila me qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe rezultate mbresëlënëse po ballafaqohet me krizën Kovid-19 dukë përmbushur me sukses nevojat e klientëve.

 

Bazuar në disa kritere dhe rezultatet e arritura mbi atë bazë, gazetarët dhe korrespondentët më të mirë të Euromoney e veçuan Komercijalna Banka para konkurentëve dhe e shpallën atë si Bankën më të mirë në vend. Kriteret për dhënien e çmimit përfshijnë përfitimin, rritjen e dukshme, inovacionin, shërbimet e reja, performancën relativisht më të mirë krahasuar me konkurrentët dhe aftësinë për tu përshtatur me kushtet e ndryshueshme të tregut dhe nevojat e klientit.

 

Çmimet për përsosmëri ndahen që nga viti 1992 dhe konsiderohen si një program prestigjioz i çmimeve në industrinë bankare globale. Fillimet e revistës Euromoney datojnë që nga viti 1969 dhe janë të lidhura me nevojën për të mbuluar ri-paraqitjen e tregjeve ndërkombëtare përtej zonës ndërkufitare të kapitalit, të cilat janë paraardhëse të tregjeve të sotme globale të kapitalit. Kjo revistë është ndër revistat më prestigjioze në botën financiare. 

 

Në vitin 2020, Komercijalna Banka u shpall gjithashtu "Banka e Vitit" nga revista The Banker. Me çmimin e fundit, dëshmohen edhe më shumë peformanca dhe fuqia e fortë e kapitalit të Bankës.




14.07.2021 – Komercijalna Banka sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”


галичка

 

галичка

 

Komercijalna Banka AD Skopje edhe këtë vit është sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”, i cili tradicionalisht mbahet në prag të festës fetare Petrovden. Këtë vit, ky eveniment do të mbahet në periudhën prej 16 deri në 18 korrik në Galiçnik, duke respektuar protokollet kundër Covid për organizimin e ngjarjeve kulturore.

 

"Dasma e Galiçnikut" është një ngjarje kulturore e njohur ndërkombëtarisht. Gazeta “New York Times” në vitin 2018 e renditi atë në mesin e nëntë festivaleve evropiane të cilat duhet të vizitohen, ndërsa revista” National Geographic” e përshkroi atë si festivali më tradicional i dasmave në Evropë.

 

Mbështetja për "Dasmën e Galiçnikut" është vetëm pjesë e mbështetjes së përgjithshme që Banka e jep për kulturën dhe vlerat unike në krijimtarinë kulturore vendase, me çka kontribuon në ngritjen e nivelit të jetës kulturore në shoqërinë tonë.



02.07.2021 – Njoftim


Komercijalna Banka AD Skopje informon klientët se në periudhën prej 05.07.2021 deri më 29.08.2021 nuk do të punojnë ekspoziturat "Gjorce Petrov 2", "Vodnjanska", "Çeshma", "Kjubi" dhe "Novo Lisiçe". Klientët do të kenë në dispozicion ekspoziturat e Bankës në afërsi - "Gjorçe Petrov", "Buket", "11 Oktomvri", "GTC" dhe "Biser".

 

Klientët gjithashtu mund të kryejnë transaksionet e tyre financiare edhe përmes kanaleve digjitale Bankë Interneti, mBanka dhe KomPay, rrjetit të gjerë të bankomateve dhe ekspoziturave digjitale të Komercijalna Banka, të cilat janë në dispozicion të tyre 24/7.





Një X dhe C R A





Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj