Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



09.04.2020 – Ekspozitura e Komercijalna Banka në Kapishtec plotësisht e modernizuar


капиштец

Filloi me punë ekspozitura në Kapishtec e Komercijalna Banka plotësisht e modernizuar dhe e pajisur me kiosk digjital në po të njëjtën lagje në Shkup. Klientët në këtë ekspoziturë përsëri kanë në dispozicion shërbimet përmes sportelit, por gjithashtu mund të kryejnë edhe transaksione bankare digjitale.

 

Kjo ekspoziturë është e pajisur me cash-in bankomat dhe me kioskun digjital më të fundit për pagesë pa para të gatshme pa provizion me kartë të cilësdo bankë. Në bankomat mund të tërhiqni ose të depozitoni para të gatshme 24 orë në ditë, ndërsa në kiosk mund të paguani faturat e shërbimeve publike, si dhe të shtypni fletë-vërtetim të llogarisë së transaksionit për personin fizik për të cilin ka parapagesë në Bankë Interneti.

 

Sportelet në ekspoziturë janë të hapura nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në orën 16:00, dhe ofrojnë shërbimet e mëposhtme: hapjen e llogarisë së transaksionit në denarë ose në valutë të huaj, pagesa në vend dhe jashtë vendit, transferim të shpejtë të parave, operacione të këmbimit valutor. Klientët kanë gjithashtu në dispozicion edhe ofertën e pasur të produkteve të kredisë dhe depozitave të kursimit, mundësinë e blerjes së aksioneve në fondet e investimeve dhe të policave të sigurimit, si dhe trajnim dhe këshilla profesionale për përdorimin e shërbimeve bankare elektronike dhe bankingut mobil.

Me ekspoziturën e modernizuar në Kapishtec, Komercijalna Banka tradicionalisht u mundëson klientëve të kryejnë transaksione bankare efikase dhe cilësore, si dhe u ofron atyre shërbimet digjitale si një mënyrë edhe më e shpejtë për të kryer transaksione financiare.

 

капиштец

 

капиштец



02.04.2021 – Donacion i ri nga Komercijalna Banka për Ministrinë e shëndetësisë


don

 

Lufta e punonjësve shëndetësorë në vend për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga virusi Kovid-19 vazhdon me intensitet të pa zvogëluar, dhe për këtë arsye, Komercijalna Banka ofroi mbështetje të re për shëndetin publik. Këtë herë Banka dhuroi 30 pajisje të oksigjenit për mbështetje oksigjeni të destinuara për institucionet e shëndetit publik. Donacioni ka një vlerë neto prej 156.780,00 denarë dhe iu dorëzua Ministrisë së shëndetësisë.

 

Me këtë donacion, Komercijalna Banka vazhdon misionin e saj me përgjegjësi shoqërore përmes donacioneve për shëndetin publik, i cili për të dytin vit po përballet me betejën më të madhe për të ruajtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve në kushte të pandemisë globale. Më parë, Banka siguroi mbështetje totale për institucionet shëndetësore në vlerë prej mbi 620.000 euro.

 




30.03.2021 – 2,5 milion euro kredi për Komercijalna Banka nga BERZH dhe BE për të inkurajuar konkurrencën e bizneseve të vogla


ebrd

Komercijalna Banka AD Skopje mori një kredi prej 2,5 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qëllim të inkurajimit të konkurrencës së tyre. Mbështetja financiare ka për qëllim investimet në përditësimin e kapaciteteve prodhuese dhe pajtueshmërinë me Direktivat e BE-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, sigurinë e punëtorëve dhe cilësinë dhe sigurinë e produkteve. Një avantazh tjetër i kredive është se ato sigurojnë një grant prej 15% të vlerës së shumës totale të kredisë, ku kthimi i mjeteve të investuara bëhet pas përfundimit me sukses të projektit.

 

Përveç kredive, për bizneset e vogla dhe të mesme është paraparë edhe asistencë teknike e personalizuar dhe mbështetje për shërbimet e njohurive praktike (know-how). Asistenca teknike dhe grantet financohen përmes Programit të BE-së për zhvillim dhe inovacion të ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor (European Union Western Balkan Enterprise Development and Innovation Facility - WB EDIF). Rritja e konkurrencës do të rrisë aftësitë e kompanive në tregjet lokale, si dhe në nivel ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, klientët do të përfitojnë nga përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe zgjedhja më e madhe.

 

"Kemi kënaqësinë që të vazhdojmë bashkëpunimin me Komercijalna Banka AD Skopje, partnerin tonë afatgjatë të besuar, me qëllim të përfitimit të ekonomisë lokale. Ky program ofron mbështetje për NVM-të lokale në arritjen e standardeve të BE-së në tre fusha kryesore: mbrojtja e mjedisit jetësor, shëndeti dhe siguria dhe cilësia e produktit. Financimi i ri do të lehtësojë ndjeshëm qasjen në financimin shumë të nevojshëm të bizneseve të vogla, të cilat janë thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike në këto kohë sfidash, duke i bërë bizneset më konkurruese dhe rezistuese, duke u mundësuar atyre që të integrohen më mirë në zinxhirët e vlerave rajonale dhe evropiane " tha Andy Aranitasi, përfaqësues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut.

 

Sipas Maja Stevkova Shterieva, Drejtoresha kryesore financiare dhe anëtare e Këshillit drejtues të Komercijalna Banka, sektori i NVM-ve në tërësi është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. “Ne jemi të kënaqur që gjatë kësaj periudhe sfidash për shkak të Kovid-19, kemi mundësinë, në partneritet me BERZH-in dhe BE-në, të sigurojmë mbështetje shtesë për NVM-të përmes një kredie të re që ka kushte unike të favorshme dhe grant komponent. Besojmë se kjo kredi do të sigurojë mbështetje të dobishme për pranimin e trendeve dhe teknologjive të reja dhe do të krijojë vende të reja pune”, tha Stevkova Shterieva.

 

Ambasadori Gere, Përfaqësues i Delegacionit të BE-së, tha se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë mbështetja e çdo ekonomie dhe janë kritike për inovacionin, konkurrencën dhe krijimin e vendeve të punës. “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për këtë sektor në Maqedoninë e Veriut, përmes Programit të zhvillimit dhe inovacionit të ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor, për të ndihmuar në përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike, përgatitjen për tranzicione të gjelbërta dhe digjitale, dhe pjesëmarrjen e plotë të NVM-ve në tregun e vetëm të BE-së pas përfshirjes në të. Duam posaçërisht të inkurajojmë partnerët në Ballkanin Perëndimor 6, që t’i shfrytëzojnë mundësitë e tregut të përbashkët rajonal dhe të punojnë drejt këtyre qëllimeve” deklaroi Gere.

 

Kjo është kredia e dytë e BERZH-it për Komercijalna Banka për mbështetjen financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në vitin 2018, Bankës iu dha një kredi prej 5 milion euro nga Programi i BERZH-it për mbështetje të konkurrencës së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, program ky i përkrahur nga mjetet e BE-së.

 

BERZH është investitori kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani, ajo ka investuar mbi 2 miliardë euro në mbi 140 projekte në vend. Banka përqëndrohet në zgjerimin e sektorit privat lokal, promovimin e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve në vend.

 




26.03.2021 – Pagesa e pensioneve për muajin mars do të fillojë më 29.03.2021


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin mars, duke filluar prej ditës së hënë, 29.03.2021. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së hënë dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 

  • të hënën, më 29.03.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të martën, më 30.03.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të mërkurën, më 31.03.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të enjten, më 01.04.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

 

Me qëllim që të zvogëlohen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga virusi Kovid-19, apelojmë tek të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve bankare që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.




25.03.2021 - Kurseni energji dhe para me kredinë për efikasitet energjetik të programit GEFF të BERZH


post1

 

Investimet në një shtëpi me efikasitet energjetik janë më se fitimprurëse me kredinë e re nga Komercijalna Banka, e cila ju mundëson kthim deri në 20% të kredisë në formën e një granti dhe një normë interesi të shkëlqyeshme prej 4,4% në vit. Kjo kredi për efikasitet energjetik është pjesë e Programit GEFF të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

 

Me kredinë e re të Komercijalna Banka, e cila është në shumë deri në 50.000 euro dhe me afat të shlyerjes deri në 20 vjet, ju mund të financoni investimet në teknologji efikase të energjisë për shtëpinë tuaj, si dhe harxhimet për materialet ndihmëse, dërgesën dhe për instalimin. Kredia është destinuar për furnizim dhe instalim të dritareve, dyerve dhe xhamave me efikasitet të energjisë, izolim të mureve të jashtme, çatisë dhe kulmit, dyshemesë dhe mureve ndarëse, furnizim me shporet/kaldaja me biomasë, kaldaja me gaz, kolektorëve diellorë për ujë të nxehtë, sistemeve fotovoltaike, pompave të nxehtësisë, ndriçimit me efikasitet të lartë dhe ndriçimit me temperaturë të ulët, ventilimit mekanik të ekuilibruar, bojlerëve  akumulues për ujë të ngrohtë. 

 

Përdorimi i teknologjive efikase të energjisë në shtëpinë tuaj ju mundëson kursim të dyfishtë – të energjisë dhe të parave në afat më të gjatë. Me këtë investim ju jeni përgjegjës jo vetëm për buxhetin e familjes, por edhe për mjedisin jetësor.

Për përfitimet që ju ofron kredia për efikasitet energjetik mund të lexoni në këtë link .




25.03.2021 – “Klasë financiare” e Komercijalna Banka me rastin e Javës globale të parave


Me "Klasën financiare" të mbajtur online për 80 nxënës nga dy shkolla të mesme në vend, Komercijalna Banka shënoi Javën globale të parave. Institucionet financiare nëpër botë, periudhën nga 22 deri më 26 mars të këtij viti ia kushtuan shënimit të Javës së parave nën moton "Kujdesu për veten tënde, kujdesu për paratë e tua".

 

Duke pasur parasysh se pandemia e virusit Kovid-19 ka shkaktuar një shqetësim të madh për qytetarët, bota financiare në nivel global është përpjekur të kontribuojë me informata dhe njohuri të dobishme me qëllim të ballafaqimit sa më të lehtë të pasojave të krizës. Në atë kontekst, Komercijalna Banka u përcolli njohuri financiare nxënësve të shkollave të mesme nga "Kirili dhe Metodi" nga Negotina dhe "Jovçe Tesliçkov" nga Velesi lidhur me karakteristikat dhe përdorimin e sigurt dhe të duhur të produkteve dhe shërbimeve financiare.

 

Komercijalna Banka AD Skopje, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, me "Klasën financiare" të saj tashmë ka dy vite që përgatit nxënësit e shkollave të mesme në vend për të hyrë në botën e shërbimeve dhe produkteve financiare. Kjo klasë synon të mësojë të rinjtë pse duhet të kursejnë para në bankë, në vend të shtëpisë, i mëson ata të zhvillojnë shprehitë e kursimit, kur dhe pse të aplikojnë për kredi, si funksionojnë kartelat pagesore, dhe si të përdorin të gjitha beneficionet që i ofron bankingu elektronik dhe ai bankar.


16.03.2021 – Komercijalna Banka sponsor i përgjithshëm i çmimit “Romani i vitit” për 2020


sl

 

Komercijalna Banka edhe këtë vit kishte nderin të jetë Sponsor i përgjithshëm i çmimit "Romani i vitit" për 2020, i cili i’u dha Vladimir Jankovskit për veprën e tij "Skrieni zhelbi, nemirni patuvanja” (Dëshira të fshehura, udhëtime jo të qeta), e botuar nga “Antolog”.

 

Ky çmim tashmë tradicional dhe prestigjioz në fushën e veprimtarisë kulturore vendase jepet nga Fondacioni për promovimin dhe avancimin e kulturës "Slavko Janevski". Vlera e tij është edhe më e madhe sepse i jepet një romani që u botua për herë të parë, gjë që kontribuon në afirmimin e produksionit romancier maqedonas dhe mbështetjen e autorëve vendas.

 

Këtë vit, për shpërblimin vendosi juria e përbërë nga: Olivera Nikollova (laureat për vitin 2019), Zoran Ançevski, Kalina Maleska, Zhivko Grozdanovski dhe Katerina Bogoeva.

 

“Ne kemi nevojë për letërsi dhe tregim sepse ato tregojnë se jeta është plot nuanca, jo bardh e zi, por plot me perspektiva të shumta. Ne të gjithë duhet të përpiqemi që letërsia dhe arti të arrijnë tek bashkëqytetarët tanë, sepse në këtë mënyrë krijojmë një perspektivë më komplekse për jetën dhe gjërat që na rrethojnë. Kjo është arsyeja pse tregimet dhe letërsia janë shumë të rëndësishme ", tha laureati Jankovski gjatë ndarjes së çmimit.

 

Banka është sponsor i përgjithshëm i çmimit "Romani i Vitit" nga 2017, duke siguruar një shpërblim në të holla në vlerë prej 150.000 denarë për laureatin dhe 183.000 denarë kompensim në të holla për anëtarët e jurisë.

 

sl





Një X dhe C R A





Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj