Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

L A J M E



06.05.2021 – Llogaritja e tatimit mbi të ardhurat e dividendës e paguar në vitin 2020 është në dispozicion edhe në www.banka.com.m


Komercijalna Banka kujton aksionarët e saj (personat fizikë-rezidentë) të cilët janë gjithashtu përdorues të bankingut elektronik të Bankës se pasi të hyjnë në
www.banka.com.mk, munden në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë të shkarkojnë Llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat e dividendës e paguar në vitin 2020. Llogaritja ndodhet në menunë kryesore, në linkun "Tatimi personal".

 

Aksionarët-persona fizikë që nuk janë përdorues të bankingut elektronik të Bankës, Llogaritja e tatimit mbi të ardhurat e dividendës e paguar në vitin 2020 veçmë ju është dorëzuar në formë të shtypur me postë. Për këta aksionarë mundësohet edhe shërbimi për ri-shtypjen e Llogarisë në të gjitha sportelet e Bankës. Llogaritja lëshohet në momentin e njëjtë, vetëm duke treguar një dokument personal identifikimi të aksionarit.




29.04.2021 – Filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka nuk do të punojnë më 30.04, 01.05 dhe 03.05.2021


Të nderuar klientë,

 

Ju njoftojmë se filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka AD Skopje nuk do të punojnë më 30.04. (e premte), 01.05. (e shtunë) dhe më 03.05. (e hënë) për shkak të festës së Pashkëve dhe 1 majit – Ditës së punës.

 

Për të tërhequr dhe depozituar para të gatshme Ju mund të përdorni bankomatet e Bankës, ndërsa për transaksione të tjera financiare keni në dispozicion aplikacionet ueb dhe mobile të Internet Bank dhe mBanka.

 

Për përdoruesit e kartave pagesore, janë të hapura 24/7 në Shkup ekspozitura e digjitalizuar e Komercijalna Banka në rrugën Maqedonia dhe pjesët digjitale të ekspoziturave GTC dhe Biser, si dhe pjesa digjitale në ekspoziturën në Dibër.

 

Ju urojmë festat e Pashkëve dhe 1 Majin.


23.04.2021 - Komercijalna Banka AD Skopje shpall Konkurs per punesim ne Makedonski Brod


 

Komercijalna Banka AD Skopje shpall konkurs për punësim të 1 (një) ekzekutuesi në pozitën: Bashkëpunëtor më i ri në ekspoziturën e Komercijalna Banka AD Skopje në Makedonski Brod, me marrëdhënie të caktuar pune prej 12 muajsh, me mundësi të vazhdimit të Kontratës së punës.

 

Shkathtësitë dhe kualifikimet e nevojshme: :

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin Ekonomik, me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (SETK) ose shkallën VII/1,
  • Pa përvojë pune,
  • Ta njeh gjuhën angleze dhe të dijë të punojë me kompjuterë,
  • Të ketë aftësi komunikative dhe organizative, orientim ndaj klientëve, aftësi për punë ekipore dhe sjellje profesionale.

 

Orari i punës: 40 orë në javë, e organizuar në dy turne në kuadër të orarit të punës së Ekspoziturës, nga e hëna në të premte: orej orës 08:00 deri në orën 16:00.

 

Rroga (neto) fillestare bazë: 19.117,00 denarë.:

 

Konkursi do të jetë i hapur deri në 01.05.2021. Përzgjedhja e kandidatit do të realizohet në afat prej 45, 90 ose 120 ditësh nga dita e kalimit të afatit për paraqitje, në varësi prej numrit të kandidatëve të paraqitur.

 

Kandidatët e interesuar, që i plotësojnë kriteret e lartshënuara, duhet të dorëzojnë një biografi të shkurtër (CV), letër motivimi dhe kopje të Diplomës për shkollimin e lartë të kryer në adresën në vijim: Sektori për burimet njerëzore dhe punë të përgjithshme, Komercijalna Banka AD Skopje, Rr. Orce Nikollov nr. 3, 1000 Shkup, ose në e-mail adresën vrabotuvanje@kb.com.mk me titull: “Konkurs për punësim në Komercijalna Banka AD Skopje – Ekspozitura Makedonski Brod”.

 

Personi për kontakt: Meglena Dimitrova tel.: 3-168-412

 

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas kalimit të afatit të aplikimit nuk do të shqyrtohet.

 

Në intervistë do të ftohen vetëm aplikantët që do të hyjnë në rrethin më të ngushtë.




23.04.2021 – Pagesa e pensioneve për muajin prill do të fillojë më 26.04.2021


Komercijalna Banka AD Skopje do të fillojë me pagesën e pensioneve për muajin prill, duke filluar prej ditës së hënë, 26.04.2021. Pensionistët që kanë kartelë aktive debiti do të mund të disponojnë me pensionin e tyre prej ditës së hënë dhe mund ta tërheqin në bankomat ose ta përdorin për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar.

 

Pagesa për pensionistët që nuk përdorin kartela pagesore do të organizohet në katër grupe, edhe atë sipas vlerës së pensioneve dhe sipas orarit ne vijim:

 

  • të hënën, më 26.04.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë
  • të martën, më 27.04.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë
  • të mërkurën, më 28.04.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë
  • të enjten, më 29.04.2021 do të bëhet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë

 

 

Me qëllim që të zvogëlohen radhët dhe të mbrohet shëndeti nga virusi Kovid-19, apelojmë tek të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve bankare që gjatë vizitave nëpër filialet dhe ekspoziturat e Komercijalna Banka rreptësisht të respektohet orari i lartëshënuar, detyrimisht të mbahet pajisje mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, shall ose faculetë), të mbahet distanca minimale e përcaktuar dhe të bëhet dezinfektimi i duarve.




22.04.2021 – Komercijalna Banka një nga tre kompanitë më të tregtuara në ekzistencën e Bursës së Maqedonisë&


b

 

Nderi dhe krenaria e Komercijalna Banka AD Skopje si një nga tre kompanitë më të tregtuara në ekzistencën 25-vjeçare të Bursës së Maqedonisë për letrat me vlerë është shumë e madhe si për suksesin e arritur ashtu edhe për kontributin e Bankës në rritjen dhe zhvillimin e tregut maqedonas të kapitalit.

Me rastin e 25-vjetorit jubilar, ne u shprehim urimet tona të përzemërta të gjithë atyre që ishin pjesë e Bursës së Maqedonisë. Për Komercijalna Banka është jashtëzakonisht e rëndësishme që Bursa të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen sepse Banka nuk është vetëm kompania kryesore blue chip në treg, por është gjithashtu anëtare aktive dhe aksionare. 

Komercijalna Banka ka një qëllim strategjik të renditet në Bursën e Maqedonisë në segmentin superkotim, ku aktualisht është e vetmja kompani, të respektojë standardet më të larta për informmim të publikut, të marrë pjesë aktive në konferenca investimesh dhe projekte zhvillimi të iniciuara dhe të zbatuara nga Bursa e Maqedonisë.

Bashkëpunimi i deritanishëm 25-vjeçar midis Komercijalna Banka dhe Bursës së Maqedonisë ka vërtetuar se interesi dhe nevoja për një bursë efikase dhe transparente janë të një rëndësie të ndërsjellë. Komercijalna Banka ka kontribuar në zhvillimin e tregut të kapitalit me një përgjegjësi maksimale ndaj aksionarëve. Nga ana tjetër, Bursa i mundësoi Komercijalna Banka jo vetëm dukshmëri të rritur të kompanisë, por edhe një ndjenjë më të madhe sigurie, si tek aksionarët ashtu edhe tek klientët që nuk janë aksionarë sepse janë të informuar për funksionimin e Bankës.




15.04.2021 – Kredia konsumatore nga Komercijalna Banka me kushtet më të favorshme me një periudhë të re promovuese


кредит
Surprizat joshëse të sjella nga kredia konsumatore e Komercijalna Banka, e cila pushtoi tregun me kushtet më të favorshme deri më tani, vazhdojnë edhe më tej. Periudha promovuese për shlyerje deri në 120 muaj vazhdon deri më 15.06.2021, e cila u dha qytetarëve një mundësi shtesë për të përdorur të gjitha përfitimet e kësaj kredie dhe për të blerë atë që ata tashmë e kanë dëshiruar dhe planifikuar.

 

Kredia konsumatore pa dedikim e Komercijalna Banka u krijua për të kënaqur nevojat e qytetarëve ashtu siç u përshtatet më shumë atyre. Mundëson kënaqësi në blerje dhe ngarkesë më të ulët mujore në buxhetin e familjes sepse ka norma interesi prej 4,7% në vit, fikse për 3 vitet e para dhe 5,7% në vit, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes së kredisë. Këto norma interesi janë për klientët që marrin ose do të kalojnë/transferojnë rrogën në Komercijalna Banka.

 

Kredia është me vlerë deri në 30.000 euro, me klauzolë euro. Më shumë informacion mbi kushtet dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar për kredi konsumatore mund të gjeni në këtë link.


09.04.2020 – Ekspozitura e Komercijalna Banka në Kapishtec plotësisht e modernizuar


капиштец

Filloi me punë ekspozitura në Kapishtec e Komercijalna Banka plotësisht e modernizuar dhe e pajisur me kiosk digjital në po të njëjtën lagje në Shkup. Klientët në këtë ekspoziturë përsëri kanë në dispozicion shërbimet përmes sportelit, por gjithashtu mund të kryejnë edhe transaksione bankare digjitale.

 

Kjo ekspoziturë është e pajisur me cash-in bankomat dhe me kioskun digjital më të fundit për pagesë pa para të gatshme pa provizion me kartë të cilësdo bankë. Në bankomat mund të tërhiqni ose të depozitoni para të gatshme 24 orë në ditë, ndërsa në kiosk mund të paguani faturat e shërbimeve publike, si dhe të shtypni fletë-vërtetim të llogarisë së transaksionit për personin fizik për të cilin ka parapagesë në Bankë Interneti.

 

Sportelet në ekspoziturë janë të hapura nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në orën 16:00, dhe ofrojnë shërbimet e mëposhtme: hapjen e llogarisë së transaksionit në denarë ose në valutë të huaj, pagesa në vend dhe jashtë vendit, transferim të shpejtë të parave, operacione të këmbimit valutor. Klientët kanë gjithashtu në dispozicion edhe ofertën e pasur të produkteve të kredisë dhe depozitave të kursimit, mundësinë e blerjes së aksioneve në fondet e investimeve dhe të policave të sigurimit, si dhe trajnim dhe këshilla profesionale për përdorimin e shërbimeve bankare elektronike dhe bankingut mobil.

Me ekspoziturën e modernizuar në Kapishtec, Komercijalna Banka tradicionalisht u mundëson klientëve të kryejnë transaksione bankare efikase dhe cilësore, si dhe u ofron atyre shërbimet digjitale si një mënyrë edhe më e shpejtë për të kryer transaksione financiare.

 

капиштец

 

капиштец






Një X dhe C R A





Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj