Komercijalna Banka AD Skopje ofron kredi për personat fizikë
shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kreditë paguhen në
denarë.
Gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e
kredi-kërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç , me përjashtim të kredive që janë të siguruara plotësisht nga mjetet e depozituara në Bankë dhe të kredive për pensionistët. Gjithashtu, gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e
garantuesve nuk duhet të kalojë 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra.
“Në ditën e dorëzimit të kërkesës për kredi, aplikantët e kredisë dhe garantuesit nuk duhet të kenë detyrime të maturuara apo të pashlyera ndaj Bankës.
Aplikantët për kredi dhe garantuesit është e domosdoshme të kenë histori kreditore të rregullt në Bankë dhe në Regjistrin Kreditor të BPRM, së paku 6 muajt e fundit, përkatësisht në afatet e maturimit dhe t’i shlyejnë detyrimet për të gjitha bazat ndaj Bankës.”
Kërkesa për kredi mund të merret dhe të dorëzohet në Shkup – në Zyrën Qëndrore të Bankës dhe në degët dhe filialet nëpër qytetet e RM.
Varësisht prej qëllimit të kredisë, fondet paguhen në llogarinë e transaksionit të kërkuesit të kredisë ose, në llogarinë e transaksionit të shitësit.
Banka merr kompensim nga klientët e saj për procesimin e kërkesës për kredi, për miratimin dhe administrimin e kredisë, për interesin e kredisë me periudhë lehtësuese (Grejs periudhë) për periudhën prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të pagesës së kredisë sipas normës së interesit të caktuar për kredinë përkatëse.
Kreditë paguhen në këste të barabarta mujore të cilat paguhen
në ditën e 16të të muajit.
Për kreditë e siguruara me hipotekë mbi pasuritë e tundshme dhe të patundshme, nevojitet
Polica për sigurimin e pronës e vinkuluar në favor të Bankës për të gjithë kohëzgjatjen e pagesës së kreditit .