Përdorimi i kredisë SMART
Kredia SMART mund të përdoret përmes kartës për tërheqjen dhe depozitimin e parave të gatshme në denarë në të gjitha bankomatet e Komercijalna Banka AD Skopje (nëse klienti gjatë aplikimit zgjedh të përdor kartën) ose me transferin e parave jo të gatshme të mjeteve nga limiti kreditor në llogarinë personale të transaksionit të Përdoruesit në Bankë, prej ku mund ti përdorë përmes kartës së tij/saj të debitit.
Kredia SMART Ju ofron fleksibilitet në përdorimin dhe pagesën e mjeteve. Për tu njohur me parimin revolving për përdorimin e kësaj kredie, lexoni në vijim Informatori për përdorimin e kredisë SMART..
Shikoni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë që ndodhet më afër Jush.
Për siguri dhe rehati më të madhe gjatë përdorimit të kredisë SMART përmes kartës, do t'ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurt të kartave të Komercijalna Banka AD Skopje (pikat 4, 5 dhe 6 të këshillave për përdorim të sigurt nuk i referohen kredisë SMART).