Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Shitja e aksioneve në fondet e investimeve të KB Publikum Invest AD Skopje

 

Të gjithë personat e interesuar fizikë dhe juridikë përmes rrjetit të shitjeve të Komercijalna Banka mund të blejnë aksione në fondet e investimeve me të cilat menaxhon KB Publikum Invest AD Skopje.

 

Pronarë të aksioneve në Fond mund të jenë investitorë institucionalë dhe individualë vendas dhe të huaj, të cilëve u lejohet të investojnë në përputhje me rregullativën ligjore. Kufizimi i vetëm është shuma minimale e investimit fillestar që për të gjitha fondet është 1.000,00 denarë.

 

Fondet ku mund të blehen aksione:

 

Fondi i hapur investues KB PUBLIKUM – BALANSIRAN

Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e instrumenteve financiare sugjeron investime në një afat të mesëm me një periudhë të paracaktuar të investimeve, gjegjësisht Fondi është i destinuar për investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një periudhë minimale 2 deri në 3 vjet.

 

Fondi i hapur investues KB PUBLIKUM – OBVRZNICI

Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e instrumenteve financiare sugjeron investime në një afat të mesëm me një periudhë të paracaktuar të investimeve, gjegjësisht Fondi është i destinuar për investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një periudhë mbi 6 muaj.

 

Fondi i hapur investues KB PUBLIKUM – PARIÇEN

Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e instrumenteve financiare sugjeron investime në një afat të shkurtër pa periudhë të paracaktuar të investimeve, gjegjësisht Fondi është i destinuar për investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një periudhë më të shkurtër se 1 vit.  

 

Fondi i hapur investues KB PUBLIKUM – MBI 10

Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e instrumenteve financiare sugjeron investime në një afat të mesëm, gjegjësisht Fondi është i destinuar për investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një periudhë mbi 1 vit.

               

Gjatë qasjes në fondet Banka do të plotësojë një Formular aplikimi për anëtarësim dhe Kërkesë për blerjen e dokumenteve për aksione në fondin e zgjedhur. Gjatë kësaj

  • personi fizik duhet të legjitimohet me dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë),
  • personi juridik duhet të dorëzojë një dokument të besueshëm në përputhje me rregullativën ligjore, përkatësisht Gjendjen aktuale nga Regjistri Qendror jo më i vjetër se 3 muaj ose një dokument tjetër nga një organ kompetent.

 

Nëse gjatë plotësimit të Formularit të aplikimit për anëtarësim dhe Kërkesës, klienti, personi fizik ose juridik paraqitet si person i autorizuar, atëherë ky person krahas Formularit dhe Kërkesës duhet të dorëzojë edhe një autorizim të vërtetuar në noter, i cili duhet të përmbajë një autorizim të qartë për blerjen e aksioneve, një kopje të dokumentit të identifikimit personal të poseduesit (letërnjoftim ose pasaportë) të vërtetuar në noter dhe një dokument identifikimi personal të personit të autorizuar, përfaqësuesit.

 

Vlera e aksionit: Klientët blejnë dokumente për aksion në Fondin sipas vlerës së aksionit individual në ditën e blerjes (T), nëse mjetet në të holla paguhen deri në orën 14:00 të ditës aktuale. Nëse mjetet në të holla paguhen pas orës 14:00 të ditës aktuale, aksionet blihen sipas vlerës së aksionit individual ditën e ardhshme të vlerësimit (T+1).

 

Aksionet mund ti bleni në këto vende në rrjetin shitës të Bankës:

Filialet dhe ekspoziturat për blerje të aksioneve nga KB Publikum Invest


Për informata më të hollësishme mund të vizitoni ueb faqen e KB Publikum Invest SHA Shkup: http://www.kbpublikum.com.mk/