Kioska digjitale
Tani mund të paguani faturat tuaja të shërbimeve publike në kioskat digjitale të Komercijalna Banka pa provizion, pa vizituar sportelin dhe me kartë nga cilado bankë. Përmes kioskave digjitale ne ju ofrojmë komoditetin e botës financiare digjitale ndërsa ju kurseni kohë dhe para.
Me këtë zgjidhje unike dhe moderne ju mundësojmë të paguani faturat tuaja falas, shpejt dhe në çdo kohë të ditës (24/7) për:
- EVN
- BEG
- Telekom
- А1
- Telekabel
Paguani faturat tuaja në një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt, të udhëhequr nga aplikacioni që do të shfaqet në ekran. Pagesën do ta përfundoni shpejt sepse aplikacioni nga ju kërkon vetëm të:
- Skanoni barkodin ose të shënoni manualisht numrin e faturës/llogarisë
- Vendosni kartën bankare tek lexuesi ose afër lexuesit nëse është pa kontakt
Në fund do të merrni fletë-vërtetim të shtypur për transaksionin e suksesshëm.
Për klientët (personat fizikë) që kanë parapagesë në Bankë Interneti të Komercijalna Banka, kioskat digjitale ofrojnë një privilegj tjetër - ata mund të shtypin fletë-vërtetim nga llogaria e tyre e transaksionit.
Numri i kioskave digjitale të Komercijalna Banka po rritet vazhdimisht.
Kioskat digjitale aktualisht janë në dispozicion në vendet e mëposhtme:
- Ekspozitura digjitale rr. Maqedoni, Shkup
- Ekspozitura GTC, Shkup
- Ekspozitura Biser, Shkup
- Ekspozitura Dibër, Dibër