Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Mendimi Juaj: Ankesë, Sugjerim, Lëvdatë

Faleminderit për kohën Tuaj dhe për mendimin Tuaj. Për të na ndihmuar t’ju përgjigjemi shpejt, Ju lutemi të na jepni informata të mjaftueshme relevante dhe konktaktin Tuaj. Pranimi i mendimit Tuaj dhe aktivitetet e shërbimeve përkatëse të Bankës lidhur me procesin e trajtimit të ankesave të pranuara dhe veprimet e ndërmarra janë pa pagesë.

Kushtet (nëse parashtroni Ankesë)

Që Ankesa e Juaj të mund të shqyrtohet, të procedohet dhe të merrni në kohë informatë kthyese nga Banka, e nevojshme është të identifikoheni. Nëse dëshironi të mbeteni anonim, Komercijalna Banka AD - Skopje është e detyruar vetëm të pranojë ankesën Tuaj dhe t’a procedojë më tej tek personat përgjegjës kompetent, por nuk ka asnjë obligim të veprojë dhe të ndërmarrë aktivitete të mëtejshme për informimin Tuaj.

Trajtimi i të dhënave Tuaja personale

Të dhënat personale të personit që ka dhënë mendim/parashtruesit të ankesës janë konfidenciale dhe zbulohen vetëm brenda Bankës, edhe atë vetëm nga ato persona - subjekte të cilët u duhen këto të dhëna për të vazhduar më tej me hulumtimin e rrethanave dhe procesin e trajtimit të ankesës. Të dhënat personale të parashtruesit – klientit asnjëherë nuk zbulohen jashtë procesit pa pëlqimin e parashtruesit të ankesës.