Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Rregullat dhe parimet

 

Për Komercijalna Bankën AD Skopje, përgjegjësia shoqërore paraqet angazhim individual dhe kolektiv për realizimin e qëndrueshëm të përparimit dhe zhvillimit në shoqëri.

 

Përgjegjësia shoqërore korporative përfshinë përkushtimin tonë drejt qëndrueshmërisë ekonomike, ekologjike dhe sociale të komunitetit nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me palët e interesuara dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet (që janë nën ndikimin e kompanisë) dhe njoftimin publik të tij me politikat dhe rezultatet e kompanisë në fushën ekonomike, ekologjike dhe sociale. Ky është koncept bashkëkohor, i cili nënkupton mbajtjen e llogarisë jo vetëm për përfitimin e kompanive, por edhe për dobinë shoqërore të veprimit.

 

Duke e identifikuar përparimin e shoqërisë në përgjithësi me përparimin e vet, Komercijalna Banka AD Skopje është e përkushtuar në veprimtarinë e saj në drejtim të përkrahjes së qëllimeve më të larta shoqërore dhe mirëqenies, si dhe drejt kontributit të saj aktiv drejt realizimit të këtij qëllimi. Një qëndrim i këtillë nënkupton qasje drejt punës, që i tejkalon kuptimet tradicionale për kujdesin, veprimtarinë kryesore dhe detyrimet ligjore dhe është i orientuar drejt grupeve, që janë nën ndikim dhe ndikojnë në vendimet e saja (palët e interesuara), gjetjen e fushave të interesit të përbashkët, pranimi i ndryshimeve dhe veprimi adekuat. 

 

Përgjegjësia shoqërore korporative e Komercijalna Bankës është në pajtim me Dhjetë Parimet e Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara, Udhëzimet e Agjendës Nacionale për Përgjegjësi Shoqërore të ndërmarrjeve për Republikën e Maqedonisë si dhe shembujt pozitiv të praktikës vendore dhe botërore.

 

Nëpërmjet pjesëmarrjes në nisma dhe debate të ndryshme, Banka angazhohet për përmirësimin e klimës korporative të përgjegjësisë kolektive dhe individuale shoqërore dhe të përmirësimit të rolit të kompanive në ndërtimin e ardhmërisë për shoqërinë tonë. Komercijalna Banka është krenare me traditën e saj të pasur si kompani e përgjegjshme, e cila ngushtë është e lidhur me shoqërinë e saj dhe çdoherë është e përgatitur të ndaj dhe inspiroj ata që kanë vullnet t’i bashkohen kësaj kauze.

 

 

Agjenda Nacionale për Përgjegjësi Shoqërore e Ndërmarrjeve për Republikën e Maqedonisë

 

Agjenda është miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në tetor të vitit 2008. Qëllimet e Agjendës janë ngritja e vetëdijes për përgjegjësinë shoqërore të ndërmarrjeve, zhvillimin e kapaciteteve dhe kompetencave që të ndihmohet në themelimin e përgjegjësisë shoqërore dhe sigurimin e mjedisit të volitshëm për të njëjtën. Si e tillë, Agjenda siguron qëllime, masa dhe prioritete konkrete, të cilat kanë rëndësi të veçantë për përgjegjësinë shoqërore të Bankës.