Depozita e hapur e kursimit në denarë
Depozita e hapur e kursimit në denarë e Komercijalna Banka AD Skopje është mënyra më fleksibile e kursimit të parave Tuaja. Ky lloj kursimi mundëson depozitime dhe tërheqje të shumëfishta gjatë periudhës së afatizimit, varësisht prej nevojave Tuaja.
Shuma minimale për afatizim është 3.000,00 denarë.
Afati i depozitimit është 3, 6 dhe 12 muaj.
Për hapjen e depozitës suaj të kursimit në denarë Banka do t’ju pajisë me një librezë kursimi në të cilën do të evidentohen të gjitha pagesat, tërheqjet, gjendja dhe interesi i llogaritur i depozitës së kursimit. Librezën e kursimit, shtetasit e RM mund ta marrin me letërnjoftim, ndërsa të huajt me pasaportë, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup, si edhe në filialet dhe degët e Bankës Komerciale nëpër qytet tjera në vend.
Normat e interesit
Për depozitën e kursimit të hapur, Banka paguan këtë interes:
Shuma në denarë | 3 muaj | 6 muaj | 12 muaj |
3,000.00-100,000.00 | 0.03% | 0.03% | 0.10% |
100,001.00-500,000.00 | 0.04% | 0.04% | 0.20% |
Mbi 500,001.00 | 0.05% | 0.05% | 0.30% |
Klienti mund të ndryshojë afatin e depozitës, ku në mënyrë automatike ndryshon edhe lartësia e normës së interesit.
Interesi llogaritet në bazë mujore dhe paguhet në fund të muajit – në afat prej shtatë ditësh, në të kundërtën i shtohet depozitës. Interesi mundet që të kalojë në llogarinë rrjedhëse ose në librezën në denarë në të parë.
Banka i siguron depozitat e kursyesve të vet në Fondin e sigurimit të depozitave. Fondi do të kompenzojë depozitat e siguruara për depozitues (NUAQ – numri i amë), por jo më shumë se 30.000 EUR (në kundërvlerë të denarit) në një bankë, filialë të një banke jashtë vendit, apo Kursimore, e llogaritur sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Në shumën e specifikuar llogaritet shuma kryesore e depozitës, interesi i llogaritur dhe i shtuar, si edhe interesi i paarritur deri në ditën e aktvendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.
Personat për kontakt
Marija Stojanovski, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-178
Fax: (02) 3211-300
e-mail:
Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-165
Fax: (02) 3211-300
e-mail: