Depozita e hapur e kursimit në valutë të huaj
Depozita e hapur e kursimit në valutë të huaj në Komercijalna Banka AD Skopje është mënyra më fleksibile e kursimit të mjeteveTuaja devizore. Ky lloj kursimi mundëson depozitime dhe tërheqje të shumëfishta gjatë periudhës së afatizimit, varësisht prej nevojave Tuaja. Ju e zgjidhni vetë valutën në të cilën do të kurseni dhe afatin e depozitës.
Shuma minimale për afatizim është 50 EUR (ose kundërvlera në valutë tjetër).
Afati i depozitës është 3, 6 dhe 12 muaj.
Shuma minimale për afatizim
|
· 50 EUR (ose kundërvlera në valutë tjetër)
|
Afati i depozitës
|
· 3 muaj
· 6 muaj
· 12 muaj
|
Përfitimet
|
· depozitime dhe tërheqje të shumëfishta gjatë periudhës së afatizimit
|
Mënyra e hapjes
|
· me letërnjoftim ose pasaportë, në të gjitha sportelet e Bankës
|
Për depozitën tuaj të kursimit të hapur në valutë të huaj, Banka do t’ju pajisë me një librezë kursimi në të cilën në valutën përkatëse do të evidentohen të gjitha pagesat, tërheqjet, gjendja dhe interesi i llogaritur i depozitës së kursimit. Librezën e kursimit, shtetasit e RM mund ta marrin me letërnjoftim, ndërsa të huajt me pasaportë, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup, si edhe në filialet dhe degët e Bankës Komerciale nëpër qytet tjera në vend.
Normat e interesit
Për depozitat e hapura të kursimit në valutë të huaj, Banka paguan këtë interes:
Shuma në EUR | 3 muaj | 6 muaj | 12 muaj |
50.00-1,500.00 EUR | 0.03% | 0.04% | 0.20% |
Mbi 1,501.00 euro | 0.04% | 0.05% | 0.30% |
Shuma në USD | 3 muaj | 6 muaj | 12 muaj |
50.00-1,500.00 EUR | 0.02% | 0.03% | 0.06% |
Mbi 1,501.00 euro | 0.03% | 0.04% | 0.07% |
Shuma në GBP | 3 muaj | 6 muaj | 12 muaj |
50.00-1,500.00 EUR | 0.02% | 0.03% | 0.09% |
Mbi 1,501.00 euro | 0.03% | 0.04% | 0.10% |
Shuma në CHF | 3 muaj | 6 muaj | 12 muaj |
50.00-1,500.00 EUR | 0.001% | 0.001% | 0.001% |
Mbi 1,501.00 euro | 0.001% | 0.001% | 0.001% |
Shuma në CAD | 3 muaj | 6 muaj | 12 muaj |
50.00-1,500.00 EUR | 0.02% | 0.03% | 0.14% |
Mbi 1,501.00 euro | 0.03% | 0.04% | 0.15% |
Shuma në AUD | 3 muaj | 6 muaj | 12 muaj |
50.00-1,500.00 EUR | 0.30% | 0.40% | 0.60% |
Mbi 1,501.00 euro | 0.40% | 0.50% | 0.70% |
Klienti mund të ndryshojë afatin e depozitës, ku në mënyrë automatike ndryshon edhe lartësia e normës së interesit.
Interesi llogaritet në bazë mujore dhe paguhet në fund të muajit – në afat prej shtatë ditësh, në të kundërtën i shtohet depozitës. Interesi mundet që të kalojë në llogarinë rrjedhëse, librezën në denarë, MasterCard (llogaritur sipas kursit të mesëm) ose në llogari devizore në të parë.
Banka i siguron depozitat e kursyesve të vet në Fondin e sigurimit të depozitave. Fondi do të kompenzojë depozitat e siguruara për depozitues (NUAQ – numri i amë), por jo më shumë se 30.000 EUR (në kundërvlerë të denarit) në një bankë, filialë të një banke jashtë vendit, apo Kursimore, e llogaritur sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Në shumën e specifikuar llogaritet shuma kryesore e depozitës, interesi i llogaritur dhe i shtuar, si edhe interesi i paarritur deri në ditën e aktvendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.
Kontaktoni persona
Marija Stojanovski, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-178
Fax: (02) 3211-300
e-mail:
Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: