• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

RISI - KREDI KONSUMI DERI NË 30.000,00 EURO ME EUR KLAUZOLË

 

Kredia u dedikohet:

  • Të punësuarve me marrëdhënie të rregullt pune me kohë të caktuar ose të pacaktuar pune në administratën publike, në institucionet/subjektet juridike të pranueshme për Bankën, dhe në përfaqësitë e huaja diplomatike, për të cilët nuk është e domosdoshme të marrin rrogën e tyre në llogari në Bankën Komercijale. Të punësuarit me kohë të caktuar pune është e nevojshme të kenë stazh të pandërprerë pune në firmën/kompaninë përkatëse prej të paktën 12 muaj.
  • Pensionistëve të cilët pensionin e tyre e marrin në llogari transaksionale në Bankë, dhe të cilëtkanë fituar të drejtën e pensionit në baza tjera,dhe jo në bazë të arritjes së kufirit ligjor të moshës dhe të cilët në afatin e fundit të shlyerjes së kredisë nuk tejkalojnë moshën prej 62 vjet për gra, dhe 64 vjet për burra.
     
    Shuma e kredisë
    Për të punësuarit me kohë të pacaktuar pune:
     prej 350,00 deri në 30.000,00 EUR në kundërvlerë të denarit
    За вработени на определено време:
     prej 350,00 deri në 15.000,00 EUR në kundërvlerë të denarit
    Afati i shlyerjes
    prej 12 deri në 120 muaj (promovuese prej 16.04.2019-15.06.2019)
    Norma nominale e interesit
    Për ata që e marrin rrogën në KB:
    4,9% në bazë vjetore, fikse për 2 vitet e para
    5,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes së kredisë (EURIBOR njëmujor + 5,9%, por jo më pak se 5,9%)*
     
    Për ata që nuk e marrin rrogën në KB:
    5,9% në bazë vjetore, fikse për vitin e parë
    6,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes së kredisë (EURIBOR njëmujor + 6,9%, por jo më pak se 6,9%)*
     
    *Norma e EURIBOR-it njëmujor do të shpallet në çdo 31.12. dhe në çdo 30.06. në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit) KËTU. Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00
     
    Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NShP)
    5,69% në bazë vjetore për kredi për ata që marrin rrogën në KB
    6,93% në bazë vjetore për kredi për ata që nuk marrin rrogën në KB
    KB (në lartësinë e NShP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e harxhimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NShT dhe lartësia e normës nominale të interesit)
    Shlyerja e parakohshme
    Pa provizion për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
    Kriteret
    • Të ardhura mujore prej mbi 12.000 denarë,
    • kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit, 
    • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç, përveç kredikërkuesve pensionerë mosha e së cilëve nuk duhet të kalojë 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra,
    • kredikërkuesi të jetë përdorues i shërbimit të bankingut elektronik,
    • Për rifinancimin e kredisë ekzistuese në KB, shuma e kredisë së re të miratuar duhet të jetë së paku 30% më e lartë se shuma e kredisë që rifinancohet
    Disbursimi
    • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj,
    • mjetet paguhen në llogarinë e transaksionit të kredikërkuesit.
    Shpenzimet e kredisë
    • 2.000,00 denarë për miratimin e kredisë,
    • 300,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë,
    • Shpenzimet për interesin e kredisë me periudhë lehtësuese (Grejs periudhë), e cila llogaritet për periudhën prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të pagesës së kredisë sipas normës së interesit të caktuar për kredinë përkatëse),
    • Shpenzimet për kambial.
    Sigurimi
    • Urdhër periodik
    • Kambial dhe deklaratë kambiale,
    • Për kredi deri në 30.000 euro për të punësuarit me kohë të pacaktuar pune –pa garantues (pas analizës dhe vlerësimit të bërë të kredisë, Banka mund të kërkojë sigurim shtesë – një garantues me aftësi kreditimi).
    • Për kredi për të punësuarit me kohë të caktuar pune:
      • deri në 5.000 euro në kundërvlerë të denarit –pa garantues
      • mbi 5.000 deri në 15.000 euro në kundërvlerë të denarit -1(një) garantues me aftësi kreditimi me marrëdhënie me kohë të pacaktuar pune
    Mënyra e shlyerjes
    • Këste mujore,
    • Pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit.
    Dokumentacioni i nevojshëm
    • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
    • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën – formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) i xhiro-llogarisë nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Komercijalna Banka AD Skopje nuk është i nevojshëm solventiteti)
    • për pensionistët – çeku i fundit i pensionit
    • formulari М1/М2
    Bonus
    Të gjithë kredikërkuesit që marrin rrogë në Bankën Komercijale, me kredi të miratuar prej min. 500.000,00 denarë, nëse pagesa realizohet brenda afatit të maturimit, pas kalimit të çdo viti të kredisë, do të marrin kartë dhuratë GIFT me vlerë prej 1000 denarë. Më shumë informata rreth kartë dhuratës mund të gjeni në linkun në vijim: https://www.kb.com.mk/Default.aspx?sel=2461&lang=3&uc=1


    Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi.
     

    *Më shumë informata në: (02) 3168 – 291



Personat për kontakt



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk