• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi për blerje ose ndërtim të pasurisë së patundshme

 

Kredia në denarë me EUR klauzolë u dedikohet personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike ose në kompanitë që janë të pranueshmë për Bankën dhe pensionistëve të cilët pensionet e tyre i marrin përmes llogarisë së transaksionit në Bankë.

 

Qëllimi i kredisë
  • blerje, ndërtim ose rindërtim i banesës, shtëpisë ose hapësirës afariste
  • blerje e tokës për ndërtim
  • Blerja e pasurisë së patundshme jashtë vendit
  • rifinancim i ndonjë kredie tjetër për shtëpi
Shuma e kredisë varet nga aftësia kreditore e personit dhe nga vlera e hipotekës
Pjesëmarrje vetanake
  • minimum 26% e çmimit të shitblerjes së banesës nëse është subjekt i hipotekës
  • minimum 15% e çmimit të shitblerjes së banesës, nëse është subjekt i hipotekës dhe blihet prej kompanive të ndërtimit me të cilat Banka ka lidhur Marrëveshje për bashkëpunim afarist.*
Afati i shlyerjes
  • deri në  18 vjet për blerje, ndërtim ose rindërtim të hapësirës afariste
  • deri në  30 vjet për të gjitha qëllimet tjera

 

periudhë lehtësuese (grejs periudhë) Mundësi për periudhë grejs prej 12 muaj. Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs.
Norma nominale e interesit
Për opsionin 1
2,9% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e para dhe,
5,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë me EUR klauzolë (EURIBOR njëmujor + 5,9%, por jo më pak se 5,9%)*
 
Për opsionin 2
3,2% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e para dhe,
3,9% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e ardhshme dhe
4,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë me EUR klauzolë (EURIBOR njëmujor + 4,9%, por jo më pak se 4,9%)*
 
Për opsionin 3
3,5% në bazë vjetore, fikse për 10 vitet e para dhe,
5,2% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë me EUR klauzolë (EURIBOR njëmujor + 5,2%, por jo më pak se 5,2%)*
 

*Norma e EURIBOR-it njëmujor do të shpallet në çdo 31.12 dhe në çdo 30.06 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit)  KËTUNëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00

 

Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP)
Për opsionin 1
- 5,32% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të banesës, shtëpisë.
-  5% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të hapësirës afariste
Për opsionin 2
- 4,42% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të banesës, shtëpisë.
- 4,17% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të hapësirës afariste.
Për opsionin 3:
- 4,24% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të banesës, shtëpisë.
- 3,89% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të hapësirës afariste.

 
((në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • Kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kërkuesit të kredisë. Si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore të tatimit që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen.
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
  • Kredikërkuesit mund ti bashkëngjiten edhe 2 aplikues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore (nëse këto bashkë-aplikantë nuk janë anëtarë të familjes së ngushtë të aplikantit kryesor, gjatë vlerësimit të aftësive të tyre kreditore do të merren parasysh vetëm 1/2 e të ardhurave të tyre të lira mujore)
Disbursimi
    Mjetet e kredisë i disbursohen:
    1. Shitësit:
  • kur shitësi është subjekt juridik
  • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng pasuria e patundshme që është subjekt i shitblerjes
    2. Kërkuesit të kredisë:
  • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng ndonjë pasuri tjetër e patundshme
  • për renovim

Shpenzimet për
kredinë

  • 4.000,00 denarë pagesë për miratimin dhe administrimin e kredisë (зpër rifinancimin e kredive banesore në bankat tjera dhe në Bankë nuk paguhet kompensim
  • 400,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • Pagesë për vlerësimin e vlerës së pasurisë së paluajtshme (më shumë në linkun)
  • Shpenzimet noteriale dhe të avokaturës për Marrëveshjen hipotekare sipas Tarifës përkatëse
  • shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme
  • shpenzimet për polisën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • hipoteka mbi pasurinë e patundshme me vlerë deri në 135% të shumës së kredisë (hipoteka mund t'i referohet pronës që blehet ose ndonjë prone tjetër që është në pronësi të kredikërkuesit ose një personi tjetër. Për blerjen e pasurive të patundshme jashtë vendit, prona e lënë nën hipotekë duhet të jetë ekskluzivisht në territorin e RMV)
  • polica e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Dokumentacioni
i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje të letërnjoftimeve valide për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • për pensionerët – çeku i pensionit të fundit
  • Para-marrëveshje për shitblerje, të vërtetuar në noter ose dokumentacioni i përgjithshëm investues-teknik me leje për ndërtim dhe shuma e mjeteve të nevojshme
  • certifikata e lindjes/martesës si dëshmi e farefisnisë me bashkë-aplikuesit e kredisë
  • fletë pronësie për pasurinë e patundshme që ofrohet si sigurim
*Kompani të ndërtimit me të cilat Banka
ka bashkëpunim afarist:
  • Adora Inzhenering Shkup
  • Aksis Konsalting ShPK (DOO)Strumica
  • Aktiva SHPK Shtip
  • Apeks Investment ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Apeks Plus ShPKThP (Dooel) Shkup
  • 2B Invest Grup Shtip 
  • Glic ShPKThP (Dooel) Kërçovë
  • Golden ART Shkup
  • Dabar Shkup
  • Elita Invest Shkup
  • ZSF ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Impeksel 2 ShPKThP (Dooel)
  • Kat Kostov ShPK (DOO) Shkup
  • Hrising FS ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Mega Kumanovë/Akustik Shkup
  • Multi office SHPK Shkup
  • Monteko Kompani ShPK (DOO) Tetovë
  • Nastel Shkup
  • Novogradba ShPK (DOO) Shkup
  • Pandev ShPK (DOO) Shkup
  • Pelagonija AD Gostivar
  • Pelagonija Inzenering Shtip
  • Pelagonija Strumicë/Total Inzhenering Strumicë
  • Porta Inzhenering Grup ShPKThP (DOOEL) Shkup
  • River Development ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Rojal Vase Probishtip
  • Sara - 4 ShPKThP (Dooel) Skopje
  • Turmak SHA Stamboll-Dega Shkup (Cevahir Sky City) - Më shumë
  • UPM Grup/Hromak Kumanovë
  • Florastat ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Hrising FS ShPK (DOO) Shkup
Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi

* Më shumë informata në: stanbeni.krediti@kb.com.mk



Personat për kontakt



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk