• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë me kambial


  • Kërkesë me hipotekë


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi për efikasitetin energjetik me klauzolë euro përmes projektit GEFF të BERZH

 

 

Duke pasur parasysh mjetet e kufizuara të linjës së projektit për efikasitet energjetik të BERZH-it për financimin e përdoruesve të fundit, për momentin nuk pranohen kërkesa të reja për këtë kredi.

Banka do të informojë në kohë për çdo ndryshim në lidhje me këtë kredi.


 

post1

 

Përdorimi i teknologjive efikase të energjisë ju lejon të bëni kursime afatgjata. Tani, mjetet e nevojshme për të investuar në teknologjinë ekonomike për shtëpinë tuaj janë në dispozicionin tuaj përmes kredisë me kushte të shkëlqyera, edhe atë me mundësinë e kthimit deri në 20% të kredisë tuaj për atë investim.

 

Programi për Financim të Ekonomisë së Gjelbër (EBRD GEFF) i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,  në Ballkanin Perëndimor siguron fonde për sektorin e strehimit. EBRD GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadër të Programit rajonal për efikasitet energjetik për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus) dhe mbështetet nga grante nga Bashkimi Evropian,  Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe Ministria Federale e Financave Austriake.

 

Përparësitë

 

  • Kthim deri në 20% të kredisë në formë të grantit
  • Shuma deri në 50.000 euro
  • Kursime afatgjata përmes kostove më të ulëta të energjisë
  • Normë e shkëlqyeshme e interesit prej 4.4% vjetore e ndryshueshme
  • Afati i shlyerjes deri në 20 vjet

 

Për çka shërben

Me këtë kredi mund të financoni investimet në teknologji efikase të energjisë për shtëpinë tuaj, si dhe kostot për materiale ndihmëse, për shpërndarjen dhe instalimin.

 

Kjo kredi mund të financojë blerjen dhe instalimin e:

 

  • dritareve, dyerve dhe  xhamave me efikasitet të energjisë
  • izolimin e mureve të jashtme, çatisë dhe kulmit, dyshemesë dhe mureve ndarëse
  • shporet/ kaldaja me biomasë, kaldaja me gaz
  • kolektorëve diellorë për ujë të nxehtë
  • sistemeve fotovoltaike
  • pompave të nxehtësisë (elektrike ose me gaz)
  • ndriçimit me efikasitet të lartë, ndriçimit me temperaturë të ulët
  • ventilimit mekanik të ekuilibruar
  • bojlerëve akumulues për ujë të ngrohtë

 

Katalogu i plotë i teknologjive dhe produkteve që janë të pranueshme dhe të aprovuara nga GEFF Programi për financimin me këtë kredi mund të gjindet në Selektorin e teknologjisë në linkun në vijim:

 

selector_mk

 

Përdorni GEFF kalkulatorin për të llogaritur menjëherë kursimet që do të bënit në planin afatgjatë duke zbatuar teknologjitë efikase të energjisë:

 

kalkulator_mk

 

Kthimi i mjeteve (granteve)

 

Projektet e implementuara dhe të miratuara me sukses janë të pranueshme për grante investimi deri në 20% të vlerës më të ulët të:

 

  1. Shumës së kredisë së përdorur për efikasitetin e energjisë ose
  2. Kostot e investimit për realizimin e Projektit.

 

Pagesa e grantit për atë investim është e kushtëzuar që përdoruesit përfundimtarë të mos jenë përfitues të asnjë lloj granti nga cilido donator.

 

Shfrytëzuesit e kredisë

 

Kredia është destinuar për persona të punësuar dhe pensionistë të cilët dëshirojnë të investojnë në teknologji efikase të energjisë në shtëpi.

 

Teknologjitë që janë të pranueshme për financim me këtë kredi janë të treguara në Selektorin e teknologjisë.

 

Kredia ofrohet me dy lloje të sigurimit:

 

  • Kredi e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiali
  • Kredi e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme

 

Për kredi të siguruar me kambial dhe deklaratë kambiali mund të aplikojnë:

 

  • Personat fizikë me aftësi kredituese të cilët janë në marrëdhënie të rregullt pune me kohë të pacaktuar (që marrin dhe që nuk marrin rrogë në Komercijalna Banka) ose  
  • Pensionistët që marrin pension përmes Komercijalna Banka.

Për kredi të siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme mund të aplikojnë:

 

  • Personat fizikë me aftësi kredituese të cilët janë në marrëdhënie të rregullt pune (që marrin dhe që nuk marrin rrogë në Komercijalna Banka) ose  
  • Pensionistët që marrin pension përmes Komercijalna Banka.

 

Si aplikohet

 

  1. Zgjidhni teknologjinë që dëshironi të instaloni dhe merrni pro-faturë nga furnizuesi.
  2. Plotësoni dhe verifikoni  kërkesën e shkurtër për kredi.
  3. Merrni Certifikatëpër pranim të teknologjisë përmes Selektorit të teknologjisë së Programit GEFF.
  4. Dorëzoni kërkesën sëbashku me dokumentacionin përcjellës  në  ekspoziturën më të afërt dhe më të madhe tek nëpunësi përgjegjës ose tek filiali i Bankës .

 

Shuma e kredisë

 

  • nga 200 euro deri në 25.000 euro në kundërvlerë të denarit për kredinë e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiali
  • deri në 50.000 euro në kundërvlerë të denarit për kredinë e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme

 

Afati i shlyerjes

 

  • prej 12 muaj deri në 95 muaj për kredinë e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiale
  • deri në 20 vjet  për kredinë e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme

 

Norma nominale e interesit

 

  • 4,9% e ndryshueshme (4,9% + EURIBOR gjashtëmujor) për kredinë e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiale
  • 4,4% e ndryshueshme (4,4% + EURIBOR gjashtëmujor) për kredinë e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme

 

* Norma e EURIBOR-it gjashtëmujor do të shpallet në çdo 30.06. dhe në çdo 31.12 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00.

 

Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme  (NSHP)

 

  • 5,59% vjetore për kredinë e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiale
  • 4,65% vjetore  për kredinë e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme

 

Në shumën e NSHP-së ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP-së dhe shuma e normës nominale të interesit.

 

Kriteret

 

për kredinë e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiale:

 

  • të hyra mujore prej minimum  14.500 denarë për personat e punësuar ose 9.000 denarë për pensionistët
  • kësti mujor duhet të mbulohet me 1/2 e të ardhurave mujore
  • gjatë pagesës së këstit të fundit të kredisë, mosha e kredikërkuesve nuk duhet të kalojë 70 vjeç, respektivisht 72 vjeç për pensionistët.

 

Për kredinë e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme:

 

  • të hyra mujore prej minimum  14.500 denarë për personat e punësuar ose 9.000 denarë për pensionistët
  • kësti mujor duhet të mbulohet me 1/2 e të ardhurave mujore
  • si shfrytëzues të kredisë mund të paraqiten më së shumti edhe 2 persona me kusht që të kenë aftësi kreditore  
  • nëse një nga pjesëmarrësit është i punësuar me kohë të caktuar pune, e nevojshme është që kërkesës ti bashkëngjitet të paktën një pjesëmarrës i punësuar me kohë të caktuar pune.
  • gjatë pagesës së këstit të fundit të kredisë, mosha e kredikërkuesve nuk duhet të kalojë 70 vjeç .

 

Shpenzimet për kredi

 

Për kredinë e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiale:

 

  • 2% e shumës së kredisë, minimum 1.000 denarë pagesë për miratimin e kredisë,
  • 500 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë,
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë),
  • shpenzimet për kambial.

 

Për kredinë e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme:

 

  • 1,25% e shumës së kredisë, minimum 4.000 denarë pagesë për miratimin e kredisë,
  • 700 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë,
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë),
  • kompensim për vlerësimin e vlerës së pasurisë së paluajtshme.

 

Sigurimi

 

Për kredinë e siguruar me kambial dhe deklaratë kambiale:

 

  • urdhër periodik për klientët të cilët marrin rrogë ose pension në Komercijalna Banka,
  • ndalesë administrative nga rroga për personat që marrin rrogë në bankat tjera,
  • kambial dhe deklaratë kambiali

 

Për kredinë e siguruar me peng mbi pasurinë e paluajtshme:

 

  • urdhër periodik për klientët të cilët marrin rrogë ose pension në Komercijalna Banka,
  • ndalesë administrative nga rroga për personat që marrin rrogë në bankat tjera,
  • e drejta e pengut mbi pasurinë e paluajtshme në favor të Bankës, shuma e vlerësuar e së cilës duhet të jetë 135% e shumës së kredisë (për kreditë e siguruara me hipotekë).

 

Miratimi

 

Miratohet në afat sa më të shkurtër kohor pas kompletimit të dokumentacionit me kriteret e plotësuara.

 

  • Periudha maksimale e shfrytëzimit të kredisë është 180 ditë nga dita e miratimit.
  • Mjetet lëshohen në llogarinë e transaksionit të shitësit/furnizuesit sipas pro-faturave të paraqitura.
  • Mjetet nuk lejohen të transferohen në llogarinë e transaksionit të shitësit/furnizuesit nëse shfrytëzuesi i kredisë ka një llogari transaksioni të bllokuar në RULLT (Regjistrin Unik të Llogarisë së Transaksionit).
  • Pas instalimit të teknologjisë, këshilltari i programit i angazhuar nga BERZH do të verifikojë projektin bazuar në dokumentacionin e rregullt të dorëzuar dhe në Kërkesën për verifikimin e projektit.
  • Pas marrjes së konfirmimi të pranimit të projektit nga këshilltari i programit dhe pasi mjetet e grantit të investimeve të jenë transferuar në llogarinë e Bankës nga BERZH, Banka do të paguajë grantin e investimit në llogarinë e transaksionit të aplikantit.

 

Mënyra e pagesës          

 

Këste mujore, pagesa e këstit në ditën e 16-të të muajit.

 

Shlyerja e parakohshme              

 

Pa pagesë për shlyerjen e pjesërishme ose të plotë të kredisë. 

 

Dokumentacioni i nevojshëm

 

Për kreditë e siguruara me kambial dhe deklaratë kambiale

 

  • kërkesë për kredi
  • formulari М1/М2
  • çeku i pensionit të fundit për pensionistët
  • pro-faturë ose faturë nga tregtari për teknologjitë e zgjedhura për përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Në pro-faturë duhet të shënohen: çdo lloj specifik i teknologjisë që financohet dhe çmimi i saj, harxhimet e instalimit për secilën teknologji që do të instalohet.
  • Certifikata për pranimin e teknologjisë (e disponueshme në online Selektorin e teknologjisë)

 

Për kreditë e siguruara me peng mbi pasurinë e paluajtshme

 

  • kërkesë për kredi
  • formulari М1/М2
  • çeku i pensionit të fundit për pensionistët
  • pro-faturë ose faturë nga tregtari për teknologjitë e zgjedhura për përmirësimin e efikasitetit të energjisë. Në pro-faturë duhet të shënohen: çdo lloj specifik i teknologjisë që financohet dhe çmimi i saj, harxhimet e instalimit për secilën teknologji që do të instalohet
  • Certifikata për pranimin e teknologjisë (e disponueshme në online Selektorin e teknologjisë)
  • Lista e pronësisë së pasurisë së paluajtshme e ofruar si sigurim
  • Certifikata e lindjes/martesës për debitorin e pengut
  • Polica e sigurimit të pasurisë së paluajtshme, e vinkuluar në favor të Bankës

 

Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi.

 

Më shumë informata në:

naselenie-geff@kb.com.mk

ose në qendrën për kontakt:
(02) 3 296 800

contact@kb.com.mk



Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj