• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi për blerje të pasurisë së patundshme me EUR klauzolë, në pronësi të Bankës, me vendndodhje në lagjen Gjorçe Petrov, Jurija

 

Kredia dedikohet për blerje të banesave të mëdha, komforte, me hapësirë për parking privat, ose për blerje të hapësirës afariste në pronësi të Bankës, me vendndodhje në lagjen Gjorçe Petrov, Jurija

 

Shuma e kredisë Varet nga aftësia kreditore dhe vlera e hipotekës
Pjesëmarrje vetanake Pa pjesëmarrje
Afati i shlyerjes
  • deri në 18 vjet për blerje të hapësirës afariste
  • deri në 30 vjet për blerje të banesës
Periudha lehtësuese (grejs) Mundësi për periudhë grejs prej 12 muaj. Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs.
Norma nominale e interesit
Me zgjedhje të klientit:

Opsioni 1
2,9% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e para
5,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur (EURIBOR njëmujor + 5,9%, por jo më pak se 5,9%)*
 
Opsioni 2
3,2% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e para
3,9% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e ardhshme
4,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur (EURIBOR njëmujor + 4,9%, por jo më pak se 4,9%)*
 
Opsioni 3
3,5% në bazë vjetore, fikse për 10 vitet e para
5,2% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur (EURIBOR njëmujor + 5,2%, por jo më pak se 5,2%)*
 

* Norma e EURIBOR-it njëmujor  do të shpallet në çdo 31.12 dhe në çdo 30.06 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit)  KËTUNëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00

 

Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP)
Opsioni 1:
- 5,3% në bazë vjetore për kredi për blerje të banesës
- 4,98% në bazë vjetore për kredi për blerje të hapësirës afariste
Opsioni 2:
- 4,4% në bazë vjetore për kredi për blerje të banesës
- 4,15% në bazë vjetore për kredi për blerje të hapësirës afariste
Opsioni 3:
- 4,23% në bazë vjetore për kredi për blerje të banesës
- 3,86% në bazë vjetore për kredi për blerje të hapësirës afariste

(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit).
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kërkuesit të kredisë
    si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore të tatimit që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç
  • kredikërkuesit mund ti bashkëngjiten edhe 2 aplikues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore

Shpenzimet e
kredisë

  • 0 denarë pagesë për miratimin dhe administrimin e kredisë
  • 0 denarë shpenzime për vlerësim
  • 400,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e kredisë me periudhë lehtësuese (Grejs periudhë), e cila llogaritet për periudhën prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të pagesës së kredisë sipas normës së interesit të caktuar për kredinë përkatëse,
  • pa shpenzime noteriale dhe të avokaturës për Marrëveshjen hipotekare
  • shpenzimet për policën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • hipotekë e pasurisë së patundshme në vlerë deri në 100% të vlerës së kredisë
  • polica e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Dokumentacioni i
nevojshëm
  • Aplikacioni për kredi
  • kopje të letërnjoftimeve valide për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • për pensionerët – çeku i pensionit të fundit
  • para-marrëveshje për shitblerje të pasurisë së patundshme
  • certifikata e lindjes/martesës për kredikërkuesit
Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi

 

Më shumë informata rreth shitjes së banesave: 02/ 3168 423, 02/ 3168-428, 02/3168-439 

Më shumë informata rreth kushteve të kredisë: stanbeni.krediti@kb.com.mk



Personat për kontakt



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk