• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi konsumatore deri në 1.500.000 denarë


 
Kјо kredi u dedikohet personave fizikë me aftësi kreditore që janë në marrëdhënie të rregullt pune me kohë të pacaktuar në administratën publike, institucioneve financiare ose përfaqësive të huaja diplomatike në RM ose kompanive që janë të pranueshme për Bankën dhe të cilët rrogat e tyre i marrin në llogarinë e transaksionit të Komercijalna Banka AD Skopje në shumë mbi 14.500 denarë. Nëse kredikërkuesi i plotëson kriteret e Bankës, kredia miratohet në afat prej 24 orëve pas kompletimit të dokumentacionit.
 

APLIKO ONLINE – Për përdoruesit e shërbimit të bankingut elektronik, të cilat kanë opsion për pagesë, mundësohet një procedurë më e shpejtë dhe e më e thjeshtë për aplikim online për kredi.

 

Shuma e kredisë

prej 10.000,00 denarë deri në 1.500.000,00 denarë

Afati i shlyerjes prej 12 deri në 95 muaj
Periudha grejs Mundësi për periudhë grejs prej 6 muaj. Gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs në lartësi të normës së interesit të kredisë.
Norma nominale e interesit 5% vjetore, fikse për 2 vitet e para
6,5% vjetore, e ndryshueshme (norma referuese e interesit prej 1.73% e rritur për 4.77 %, por jo më shumë se interesi ndëshkues ligjor për kërkesat në denarë)* *Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull „norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore“ dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 1,73%. Banka do ta shpallë rregullisht në ueb faqen e saj normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) 6,01% vjetore (në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesshme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • të ardhura mujore në vlerë më të lartë se 14.500 denarë
  • kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit
  • kredikërkuesi të jetë përdorues i bankingut elektronik
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjet
Pagesa
  • afati maksimal i shfrytëzimit të kredisë është 60 ditë nga dita e miratimit
  • mejtet paguhen në llogarinë e transaksionit të kredikërkuesit
Shpenzimet për kredinë
  • 2.000,00 denarë pagesë për miratimin dhe administrimin e kredisë
  • 300,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e periudhës grejs (interesi i periudhës grejs llogaritet prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • shpenzimet për kambial
Sigurimi
  • kambial me deklaratë kambiali vlera e së cilës e mbulon kredinë e miratuar dhe interesin, e nënshkruar nga kredikërkuesi, pa garantues
  • urdhër periodik për pagesë të kësteve mujore nga llogaria e transaksionit të shfrytëzuesit të kredisë
  • ndalesë administrative nga rroga
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16-të të muajit
Dokumentacioni i nevojshëm
  • kërkesa për kredi
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) i llogarisë rrjedhëse nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Komercijalna Banka AD Skopje nuk është i nevojshëm solventiteti ndërsa për ata që marrin rroga në Komercijalna Banka AD Skopje nuk nevojiten formularët PP53)
  • Formulari М1/М2


Banka Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi