• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi me peng depozitë në denarë


Për këtë kredi mund të aplikojnë personat fizikë të moshës madhore të cilët do të lënë depozit në denarë në Bankë.



Shuma e kredisë

95% të shumës së depozitës në denarë, por jo më e ulët se 10.000,00 denarë

Afati i shlyerjes prej 12 deri në 120 muaj për kredi deri në 10,000 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht
prej 12 deri në 180 muaj për kredi mbi 10,000 euro në kundërvlerë të denarit.
Norma nominale e interesit 2% vjetore, fikse
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) 2,12% vjetore (në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesshme ose të plotë të kredisë
Kriteret Kredikërkuesi mund të mos jetë në marrëdhënie pune dhe nuk ka kufizime sa i përket moshës maksimale dhe lartësisë së të ardhurave mujore
Pagesa
  • afati maksimal i shfrytëzimit të kredisë është 60 ditë nga dita e miratimit
  • mejtet paguhen në llogarinë e transaksionit të kredikërkuesit
Shpenzimet për kredinë
  • 0,5% nga shuma e kredisë deri në 3.000.000,00 denarë nëse afati i shlyerjes është më i gjatë se 12 muaj (minimum 500,00 denarë, maksimum 150.000,00 denarë)
  • 0,3% nga shuma e kredisë deri në 3.000.000,00 denarë nëse afati i shlyerjes është deri në 12 muaj (minimum 500,00 denarë, maksimum 150.000,00 denarë)
  • 0,25% nga shuma e kredisë mbi 3.000.000,00 denarë (maksimum 150.000,00 denarë)
  • shpenzimet për interesin e periudhës grejs (interesi i periudhës grejs llogaritet prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
Sigurimi
    Kredikërkuesi ka të drejtën e lirimit nga peng depozita, në bazë tremujore, edhe atë në lartësi të pjesës së shlyer të kredisë, ku duhet çdoherë të respektohet parimi i proporcionalitetit.
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16-të të muajit
Dokumentacioni i nevojshëm


Banka Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi