• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi banesore në denarë


Kredia në denarë u dedikohet personave fizikë me aftësi kreditore që janë në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike ose kompanive që janë të pranueshme për Bankën dhe të cilët rrogat e tyre i marrin në llogarinë e transaksionit në Bankë ose pensionistëve që pensionin e tyre e marrin në llogarinë e transaksionit në Bankë.

 

Qëllimi i kredisë
  • blerje, ndërtim, rindërtim i banesës, shtëpisë ose hapësirës afariste
  • blerje e tokës për ndërtim
  • blerje e pasurisë së patundshme jashtë vendit
  • rifinancim i ndonjë kredie tjetër banesore
Shuma e kredisë

varet nga aftësia kreditore e personit dhe nga vlera e hipotekës

Pjesëmarrje personale
  • minimum 26% e çmimit të shitblerjes së banesës nëse është subjekt i hipotekës
  • minimum 15% e çmimit të shitblerjes së banesës, nëse është subjekt i hipotekës dhe blihet prej kompanive të ndërtimit me të cilat Banka ka lidhur Marrëveshje për bashkëpunim afarist.*
Afati i shlyerjes
  • deri në 18 vjet për blerje, ndërtim ose rindërtim të hapësirës afariste
  • deri në 30 vjet për të gjitha qëllimet tjera
Periudha grejs

Mundësi për periudhë grejs prej 12 muaj. Gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs.

Norma nominale e interesit 3,6% vjetore, fikse për 3 vitet e para
3,9% vjetore, fikse për 3 vitet e para
4,9% në bazë vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes (norma referuese e interesit prej 1.73% e rritur për 3.17 %, por jo më shumë se interesi ndëshkues ligjor për kërkesat në denarë)*

*Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull „norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore“ ” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 1.73%. Banka do ta shpallë rregullisht në ueb faqen e saj normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit.KËTU
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) Prej 4,33% deri në 4,52% në bazë vjetore
(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut në regjistrin përkatës publik dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesshme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • Kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredi-kërkuesit.
  • Si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen.
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredi-kërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç
  • në kredi mund të bashkëngjiten edhe 2 kredikërkues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore
Pagesa

Mjetet e kredisë i paguhen:

1. Shitësit:

  • kur shitësi është subjekt juridik/li>
  • • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng pasuria e patundshme që është subjekt i shitblerjes
2. Kredikërkuesit:
  • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng ndonjë pasuri tjetër e patundshme për adaptim dhe renovim
Shpenzimet për kredinë
  • 4.000,00 denarë pagesë për miratimin dhe administrimin e kredisë (për rifinancimin e kredive banesore në bankat tjera dhe në Bankë nuk paguhet kompensim )
  • 400,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • Pagesë për vlerësimin e vlerës së pasurisë së paluajtshme (më shumë në linkun)
  • Shpenzimet noteriale dhe të avokaturës për Marrëveshjen hipotekare sipas Tarifës përkatëse
  • shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut mbi pasurinë e patundshme në favor të Bankës në regjistrin përkatës publik
  • shpenzimet për polisën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore
Sigurimi
  • hipoteka mbi pasurinë e patundshme me vlerë deri në 135% të shumës së kredisë (hipoteka mund t'i referohet pronës që blehet ose ndonjë prone tjetër që është në pronësi të kredikërkuesit ose një personi tjetër. Për blerjen e pasurive të patundshme jashtë vendit, prona e lënë nën hipotekë duhet të jetë ekskluzivisht në territorin e RMV)
  • polica e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16-të të muajit
Dokumentacioni i nevojshëm
  • kërkesa për kredi
  • kopje të letërnjoftimeve valide për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) e llogarisë rrjedhëse të bankës në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komercijale nuk është i nevojshëm solventiteti, ndërsa për ata që e marrin rrogën në Komercijalna banka AD Skopje nuk nevojiten formularët PP53)
  • për pensionistët – çeku i pensionit të fundit
  • para-marrëveshje për shitblerje, të vërtetuar në noter ose dokumentacioni i përgjithshëm investues-teknik me leje për ndërtim dhe shuma e mjeteve të nevojshme
  • certifikata e lindjes/martesës për kredikërkuesit
  • fletë pronësie për pasurinë e patundshme që ofrohet si sigurim
* Kompani të ndërtimit me të cilat Banka ka bashkëpunim afarist:
  • Adora Inzhenering Shkup
  • Aktiva SHPK Shtip
  • Ansteda Construction ShPK (DOO) Shkup
  • Apeks Investment ShPKThP (Dooel) Shkup
  • 2B Invest Grup Shtip
  • Glic ShPKThP (Dooel) Kërçovë
  • Golden ART Shkup
  • Gradba Promet ShPK (DOO) Kavadarci
  • Dabar Shkup
  • Elita Invest Shkup
  • ZSF ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Impeksel 2 ShPKThP (Dooel)
  • Impeksel Inzenering ShPK (DOO) Shkup
  • Kat Kostov ShPK (DOO) Shkup
  • Mega Kumanovë/Akustik Shkup
  • Multi office SHPK Shkup
  • Nastel Shkup
  • Pandev ShPK (DOO) Shkup
  • Pelagonija SHA Gostivar
  • Pelagonija Inzenering Shtip
  • Pelagonija Strumicë/Total Inzhenering Strumicë
  • Porta Inzhenering Grup ShPKThP (DOOEL) Shkup
  • Rojal Vase Probishtip
  • Saf Komerc ShPK (DOO) Shkup
  • Spektartermo ShPK (DOO) Shkup
  • Turmak SHA Stamboll-Dega Shkup (Cevahir Sky City) – Më shumë
  • UPM Grup/Hromak Kumanovë
  • Florastat ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Hrising FS ShPKThP (Dooel) Shkup


Banka Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi