• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi konsumatore deri në 30.000 euro me klauzolë euro

 

Dëshirat tuaja janë pasqyrim i idealeve tuaja. Udhëtime të ëndrrave, pamje e re e shtëpisë, studime master ose ato kënaqësitë “e vogla” që ju sjellin buzëqeshje çdo ditë.

 

Tani të gjitha dëshirat mund të realizohen vetëm me një kredi, e cila do të mbulojë të gjitha ambiciet tuaja, të mëdha dhe të vogla.

 

 

APLIKO ONLINE - Për përdoruesit e shërbimit Bankë Interneti të cilët kanë opsion për pagesë, mundësuam një procedurë më të shpejtë dhe më të thjeshtë për aplikim online për kredi. Përfundoni të gjithë procedurën online, që nga fillimi e deri në aprovimin përfundimtar.

 

 

Përdoruesit

Kredia dedikohet për:

  • Personat e punësuar me kohë  të pacaktuar ose të caktuar, për të cilët nuk është e detyrueshme të marrin pagën e tyre në llogari në Komercijalna Banka.
  • Personat me kohë të pjesshme, të cilët duhet të kenë përvojë pune të pandërprerë prej të paktën 12 muaj në firmën gjegjëse.  
  • Pensionistët që marrin pension në llogari transaksioni në Komercijalna Banka dhe që kanë fituar të drejtën për pension mbi baza të tjera, dhe jo në bazë të plotësimit të kufirit të moshës ligjore dhe të cilët në afatin e fundit të shlyerjes së kredisë nuk e kalojnë moshën prej 62 vjet për gra, dhe 64 vjet për burra.

 

Vlera e kredisë

  • prej 350 euro deri në 30.000 euro në kundërvlerë të denarit për të punësuarit me orar të pacaktuar
  • prej 350 euro deri në 8.000 euro në kundërvlerë të denarit për të punësuarit me orar të caktuar

 

Afati i shyerjes

  • Periudhë promovuese deri më 15.06.2021 prej 12 deri në 120 muaj
  • Kushte të rregullta prej 12 deri në 95 muaj

 

Norma nominale e interest për kreditë e sapo miratuara pas 01.03.2021

 

Për klientët të cilët marrin pagë ose pension në Komercijalna Banka:

  • 4,7% vjetore, fikse për 3 vitet e para
  • 5,7% vjetore, e ndryshueshme për periudhën e mbetur të shlyerjes së kredisë (EURIBOR njëmujor + 5,7%, por jo më pak se 5,7%)*

 

Për personat që marrin pagë në bankat tjera:

  • 5,7% vjetore, fikse për vitin e parë
  • 6,7% vjetore, e ndryshueshme për periudhën e shlyerjes së kredisë (EURIBOR njëmujor + 6,9%, por jo më pak se 6,9%)*

 

* Norma e EURIBOR-it njëmujor  do të shpallet në çdo 30.06. dhe në çdo 31.12. në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00.

 

Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) 

  • 5,32% vjetore për kredi për ata që marrin pagën në Komercijalna Banka
  • 6,72% vjetore për kredi për ata që nuk marrin pagën në Komercijalna Banka  

 

Në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit.

 

Miratimi

Miratohet në afat sa më të shukrtër kohor pas kompletimit të dokumentacionit me kriteret e plotësuara.

 

Kriteret          

  • të ardhura mujore prej të paktën 12.000 denarë
  • kësti mujor duhet të mbulohet me 1/2 e të ardhurave mujore
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredi-kërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç , me përjashtim të kredi-kërkuesve pensionistë mosha e të cilëve nuk duhet të kalojë 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra
  • kredi-kërkuesi të jetë përdorues i shërbimit Bankë Interneti
  • për rifinancim të kredisë ekzistuese në KB, shuma e kredisë së sapo miratuar duhet të jetë min. 35% më e lartë se shuma e kredisë që rifinancohet

 

Pagesa          

  • afati maksimal i shfrytëzimit të kredisë është 60 ditë nga dita e miratimit
  • mjetet paguhen në llogarinë e transaksionit të shfrytëzuesit të kredisë

 

Shpenzimet për kredinë      

  • 2.000 denarë pagesë për miratimin e kredisë,
  • 300 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë,
  • shpenzimet për periudhën e interesit grejs,
  • shpenzimet për kambial.

 

Sigurimi        

  • urdhër periodik,
  • kambial dhe deklaratë kambiali,
  • Për kredi deri në 30.000 euro për të punësuarit me kohë të pacaktuar - pa garantues (pas analizës kreditore të bërë Banka mund të kërkojë sigurim shtesë - një garantues me aftësi kreditore),
  • Për kredi për të punësuarit me kohë të caktuar – deri në 8.000 euro në kundërvlerë të denarit mе 1 (një) garantues me aftësi kreditore në marrëdhënie me kohë të paцaktuar pune. 

 

Dokumentacioni i nevojshëm

  • kërkesa për kredi,
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) i llogarisë rrjedhëse nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Komercijalna Banka AD Skopje nuk është i nevojshëm solventiteti ndërsa për ata që marrin rroga në Komercijalna Banka AD Skopje nuk nevojiten formularët PP53)
  • Formulari М1/М2

 

Manyra e pagesës    

  • Këste mujore, pagesa e këstit – në ditën e 16-të të muajit.

 

 

Shlyerja e parakohshme     

Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme ose të plotë të kredisë.  

 

 

Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi.

 
* Për më shumë informata drejtohuni në:
naselenie.krediti@kb.com.mk

ose në qendrën për kontakt: 
(02) 3 296 800

contact@kb.com.mk

 




Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk
Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj