Këshilla për përdorimin e sigurtë të kartave bankare
Karta juaj e Bankës Komerciale është një mënyrë e sigurtë për të operuar me paratë e Juaja. Megjithatë, meqenëse ne gjithmonë i japim prioritet ù pikërisht sigurisë, kemi zgjedhur disa këshilla që besojmë se do t’ju ndihmojnë gjatë përdorimit të kartave bankare.
Pasi ta merrni kartën
- Menjëherë nënshkruajeni kartën në anën e pasme të saj.
- Mësojeni përmendësh kodin PIN– asnjëherë mos e shkruani atë.
- Asnjëherë mos ja tregoni kodin PIN dikujt tjetër.
Në krye^
Në shtëpi
- Ruani vërtetimet e transaksioneve në pikat e shitjes dhe tërheqjes së parave dhe të njëjtat krahasoni me të dhënat e raportit mujor të kartës.
- Nëse në raportin mujor vëreni ndonjë transaksion të gabuar ose që nuk ju kujtohet, kontaktoni menjëherë Qendrën për autorizim pranë Shërbimit për karta bankare në numrin e telefonit (02) 3 247 474.
- Ruani listën e numrave të të gjitha kartave tuaja.
Në krye^
Në bankomat
- Sigurohuni që askush nuk është duke qëndruar shumë afër jush gjatë kohës që ju jeni para bankomatit.
- Ndiqni me kujdes udhëzimet e shfaqura në ekranin e bankomatit.
- Mbuloni dorën tuaj ndërkohë që shkruani numrin e kodit PIN në mënyrë që askush të mos mund të shikojë numrat.
- Në fund të transaksionit mos haroni të merrni kartën tuaj.
Në krye^
Në pikat e shitjes
- Kontrolloni shumat e transaksioneve për t’usiguruar se është e njëjta shumë me atë që keni autorizuar duke shënuar kodin PIN dhe nënshkrimin tuaj.
- Sigurohuni që shitësi t’ju ketë kthyer kartën dhe kopjen e vërtetimit për transaksionin e bërë.
- Mbani kartën afër Jush dhe keni kujdes nga vjedhësit.
- Mbuloni dorën tuaj ndërkohë që shkruani numrin e kodit PIN në mënyrë që askush të mos mund të shikojë numrat.
Në krye^
Gjatë udhëtimit
- Para se të niseni në rrugë, kontrolloni datën e skadimit të kartës suaj dhe sigurohuni që keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj.
- Shënoni numrin e telefonit të Qendrës për autorizim pranë Shërbimit për karta bankare (02) 3 107 310.
- Mbani kartën ndaras nga paratë tuaja – që në rast të humbjes të mos i humbni të dyja.
- Bëni kopje të kartës dhe pasaportës dhe ruani kopjet në vend të sigurtë.
- Ndiqni me kujdes të gjitha këshillat për siguri gjatë blerjes me kartë nëpër pikat e shitjes dhe gjatë tërheqjes së të hollave prej bankomati.
Në krye^
Gjatë blerjes në Internet
- Bleni vetëm nga faqet e Internetit të atyre kompanive që ju u besoni.
- Ju rekomandojmë të bleni nga faqet e Internetit të cilat e kanë shenjën Mastercard SecureCode® ose Visa Secure. Dyqanet e Internetit të cilat nuk e kanë këtë shenjë nuk e kanë standardin 3D Secure dhe si të tilla kanë më shumë rreziqe për keqpërdorime të mundshme.
- Asnjëherë mos e shënoni kodin PIN – ai nuk është i nevojshëm gjatë porosive në Internet.
- Gjatë porosisë përmes Internetit zakonisht shitësi i kërkon këto të dhëna: emrin dhe mbiemrin, numrin e kartelës, kodin 3 shifror të validimit CVC ose 3 digit value (që ndodhet në pjesën e pasme të kartës) dhe afatin e skadencës së kartës.
- Sigurohuni që ueb-faqja ku ju i shkruani të dhënat e kartës tuaj është e sigurtë – kërkoni ikonën e çelësit apo drynit të mbyllur në pjesën e djathtë në fund të ekranit dhe kontrolloni nëse adresa e Internetit fillon me https:// në vend të http://.
- Mbani evidencë për ueb-faqet e internetit në të cilat bleni. Shumë dyqane të internetit dërgojnë e-mail te blerësi me të gjitha të dhënat e porosisë – ruajeni mesazhin dhe printoni një kopje të saj. Kjo do t’ju ndihmojë gjatë kontrollit të certifikatës, ndërsa mund t’ju duhet edhe në rast të ndonjë ankimi (reklamacioni) eventual.
- Mos përdorni kompjuter publik. Nëse megjithatë bleni nga ndonjë kompjuter publik, mos e përdorni butonin “remember me” (më mbaj mend) dhe çregjistrohuni pasi të mbaroni porosinë.
- Asnjëherë mos dërgoni të dhënat e kartës suaj përderisa ju nuk e keni inicuar blerjen.
- Verifikoni kushtet e shitjes dhe anulimit të porosisë për shkak se gjatë pagesave ndërkombëtare mund të keni shpenzime doganore dhe shpenzime të tjera shtesë.
- Nëse e anuloni porosinë pas pagesës, patjetër kërkoni numër me të cilin vërtetohet anulimi i porosisë, me qëllim që të shmangni pagesën për porosinë tashmë të anuluar.
- Kërkoni numrin e telefonit ose e-mailin për kontakt me shitësin dhe shënoni diku këto informata.
- Nëse merrni njoftim për një autentifikim shtesë me një kod të vetëm nga 3DES Secure sistemi i sigurisë, i njëjti do t'ju dërgohet në një SMS porosi, në numrin e telefonit që e keni paraqitur në Bankë. Pasi të merrni këtë kod verifikimi, duhet ta shënoni atë në dritaren që do të hapet në faqen e internetit për të bërë pagesën.
Në krye^
Ndryshimi i kodit PIN në bankomat
- Gjatë ndryshimit të kodit PIN në bankomat zgjidhni me kujdes kodin e ri PIN.
- Banka sugjeron që kodi i ri PIN të mos përmbajë numra të ditëlindjes, numra të njëjta apo rendor si për shembull: 0000, 1111,1234.
- Mësoni përmendësh PIN kodin e ri - asnjëherë mos e shkruani ose mos ja tregoni atë dikujt tjetër.
Në krye^
Qendra për autorizim
Telefon: (02) 3107-310
Faks: (02) 3114-232
Orari i punës: 24 orë, çdo ditë jave.