Përdorimi i kartës
Maestro® karta e debitit është një kartë që ju mund ta përdorni në të gjithë botën dhe të shpenzoni aq sa keni në llogarinë tuaj transaksionale, e në qoftë se jeni një punonjës apo pensionist ju mund të merrni edhe një shumë të caktuar overdraft - tejkalim të lejuar.
E pranuar në më shumë se 35 milionë pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate kudo nëpër botë ku shfaqet logoja e MasterCard® dhe Maestro®. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Maestro® mund të merrni në www.mastercard.com.
Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.
Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje.