• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredia SMART përmes kartës së kreditit



Krediа SMART është një kredi konsumatore revolving në denarë për personat fizikë me sigurim të përfshirë në rast të pamundësisë për të shlyer atë, e cila do të mund të përdoret përmes kartës me destinim të lëshuar nga Banka, ose duke bërë transferin e parave jo të gatshme të mjeteve të limitit kreditor në llogarinë personale të transaksionit të Përdoruesit në Bankë. Ky produkt hibrid i kredisë është një kombinim i kredisë konsumatore dhe kartës së kreditit dhe Ju lejon përdorim të shumëhershëm të mjeteve të miratuara të kredisë përmes kartës, në përputhje me nevojat Tuaja.
U dedikohet personave të moshës prej 18 deri në 60 vjet dhe që marrin rrogë në llogari në Komercijalna Banka.

APLIKO ONLINE – Për përdoruesit e Internet Bankës, të cilët kanë opsion për pagesë, mundësohet procedurë më e shpejtë dhe më e thjeshtë për aplikim online pët kartën e kreditit.




Përparësitë e kredisë SMART


 


- Kredi në denarë që siguron rritje të fuqisë blerëse për përdoruesin;
- Sigurim i përfshirënë rast të pamundësisë së pagesës përmes Triglav Osiguruvanje AD Skopje, pa kompensim shtesë;
- Shuma maksimale e kredisë së aprovuar deri në 400.000 denarë në varësi të aftësisë kreditore;
- Kreditim dhe pagesë fleksibile - përdorni aq mjete të limitit kreditor të aprovuar sa Ju nevojiten;
- Pa garantues, pa ndalesë administrative të rrogës dhe procedurë e thjeshtë për marrjen e saj;
- Periudhë promovuese deri në 31.12.2020:
- pa pagesë për aplikim dhe përpunim;
- 7,0% vjetore të shumës së përdorur deri në limitin kreditor, 9,5% mbi shumën e limitit kreditor;
- Përdorim i mjeteve të disponueshme 24 orë në ditë përmes bankomatit;
- Pa provizion për tërheqjen e parave të gatshme;
- Pa provizion për kontrollimin e gjendjes në bankomat;
- Mundësi për transferimin e mjeteve të kredisë në llogarinë e transaksionit pa provizion dhe përdorim i tyre përmes kartës së debitit;
- Maturim i borxhit në dt. 15 të muajit (nuk ka periudhë pa kamatë);
- Mundësi për shlyerjen e detyrimeve përmes shërbimit urdhër periodik;
- Mundësi për kthim minimal prej vetëm 3% të pjesës së përdorur të limitit kreditor;
- Normë e favorshme interesi për pjesën e përdorur të limitit kreditor;
- Mundësi për të rregulluar limitet ditore të kartës;
- Ndjekje e thjeshtë e bilancit të llogarive përmes shërbimeve Bankë Interneti, mBanka и dhe SMS banking;;
- Mbështetje 24-orëshe për klientët.


Përdorimi i kredisë SMART


Kredia SMART mund të përdoret përmes kartës për tërheqjen dhe depozitimin e parave të gatshme në denarë në të gjitha bankomatet e Komercijalna Banka AD Skopje (nëse klienti gjatë aplikimit zgjedh të përdor kartën) ose me transferin e parave jo të gatshme të mjeteve nga limiti kreditor në llogarinë personale të transaksionit të Përdoruesit në Bankë, prej ku mund ti përdorë përmes kartës së tij/saj të debitit.


Kredia SMART Ju ofron fleksibilitet në përdorimin dhe pagesën e mjeteve. Për tu njohur me parimin revolving për përdorimin e kësaj kredie, lexoni në vijim Informatori për përdorimin e kredisë SMART..


Shikoni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë që ndodhet më afër Jush.


Për siguri dhe rehati më të madhe gjatë përdorimit të kredisë SMART përmes kartës, do t'ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurt të kartave të Komercijalna Banka AD Skopje (pikat 4, 5 dhe 6 të këshillave për përdorim të sigurt nuk i referohen kredisë SMART).


Procedurë e thjeshtë për kredinë SMART


Ndiqni tre hapat për të marrë kredinë Tuaj SMART: картичка:



2
Kërkesën, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzojeni në ekspoziturën më të madhe më afër Jush tek nëpunësi përgjegjës ose filiali i Bankës.
3
Ju e merrni kredinë tuaj të re SMART përmes kartës brenda 5-7 ditëve të punës nga dorëzimi i aplikimit

Kushtet dhe kompensimet


Përdoruesit

personat fizikë me aftësi kreditore në moshë midis 18 dhe 60 vjet

Normat nominale të interesit***

Periudhë promovuese deri në 31.12.2020:
- 7,0% vjetore të shumës së shfrytëzuar deri në limitin kreditor
(norma referuese e interesit prej 1,53% e rritur për 5,47pp)*
- 9,5% mbi shumën e limitit kreditor

Kushtet e rregullta:
- 9,1% vjetore të shumës së shfrytëzuar deri në limitin kreditor
(normë referuese e interesit prej 1,53% e rritur për 7,57pp)*
- 9,5% mbi shumën e limitit kreditor

Anëtarësia vjetore**

 

përdorues i kredisë SMART

përdorues i kartës plotësuese***

limit kreditor deri në 150.000 denarë

600 denarë

300 denarë

limit kreditor prej 150.001 deri në 250.000 denarë

 960 denarë

 480 denarë

limit kreditor mbi 250.000 denarë

 1.440 denarë

 720 denarë

Mënyra e përdorimit

- tërheqje dhe depozitim i parave të gatshme përmes bankomateve të Bankës
- transfer i mjeteve nga kredia SMART në llogarinë personale të transaksionit në Bankë.

Pagesa për përdorimin

pagesë për aplikim dhe përpunim

pa provizion (periudhë promovuese deri në 31.12.2020)

tërheqje e parave të gatshme përmes bankomateve të Bankës

pa provizion

transfer i kartës në llogarinë e transaksionit

без провизија


* Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull „norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore“ dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 1.53%. Banka do ta shpallë rregullisht në faqen e saj të internetit normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU

**Pagesa për anëtarësinë vjetore për kredinë SMART do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Nëse Përdoruesi e mbyll kredinë SMART para fundit të vitit për të cilin tarifohet anëtarësia, Banka do të tarifojë shumën e mbetur të anëtarësisë së papaguar për vitin përkatës. Në anëtarësinë përfshihet edhe primi i sigurimit.

***Nëse gjatë aplikimit, Përdoruesi i kredisë SMART ka zgjedhur opsionin që të mos merr kartë për përdorim për kredinë SMART, i njëjti nuk mund të ketë një përdorues plotësues (përdorues i kartës plotësuese).

Banka zbaton një metodë proporcionale për llogaritjen e interesit.

 



Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj