• Marreveshja dhe kushtet e pergjithshme per Kartelen pagesore vendore


  • Marrëveshja për llogarinë e transaksionit


  • Kushtet e përgithshme për llogarinë e transaksionit


  • Ekspoziturat dhe filialet për KPV


  • Kontrollo statusin e kartelës



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kartela pagesore vendore „BLEJ VENDORE“

 

 

Komercijalna Banka AD Skopje (në tekstin e mëtejmë: Banka) lëshon Kartelën pagesore vendore "BLEJ VENDORE" të dedikuar për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë maqedonase, për shfrytëzuesit e ndihmës financiare të shpërndarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me ligjin dhe aktet e përgjithshme të Bankës.

 

Për të kontrolluar nëse karta Juaj do të lëshohet përmes Komercijalna Banka AD Skopje, ju lutemi vizitoni faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk.


Banka do t’i njoftojë përdoruesit për të cilët ka numër kontakti të telefonit, si edhe përdoruesit të cilët i përdorin shërbimet bankare Internet Banka dhe mBanka se kur kartela do të jetë gati si dhe për vendin e marrjes së saj.

 

Në linkun më poshtë mundeni:

  • Të konrolloni nëse Kartela Juaj e Komercijalna Banka AD Skopje është gati dhe në cilën ekspoziturë ose filial mund ta merrni;
  • Të kontrolloni gjendjen e mjeteve të disponueshme.

 

 

Kartela pagesore vendore "BLEJ VENDORE" (në tekstin e mëtejmë: KPV) është një kartë pagesore e lëshuar nga Banka, me shenjën "BLEJ VENDORE", në llogarinë e destinuar të së cilëve paguhet ndihma financiare në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore*.


Informata të rëndësishme:

 

  • Për kartelat nuk aplikohet dhe nuk dorëzohet asnjë kërkesë.  
  • Kartelat u jepen personalisht vetëm përfituesve të ndihmës financiare me një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Për personin e mitur i/e cili/cila nuk ka një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë), është e detyrueshme prania e prindit/kujdestarit i/e cili/cila duhet të dorëzojë si dokument certifikatën e lindjes.
  • Kontrolloni në cilën bankë është kartela juaj
  • Kartelat do të shpërndahen nëpër ekspoziturat dhe filialet e caktuara të Bankës, sipas adresës së përdoruesve.
  • Lista e ekspoziturave dhe filialeve për marrjen e kartelave
  • Banka do t’i njoftojë përdoruesit për të cilët ka numër kontakti të telefonit, si edhe përdoruesit të cilët i përdorin shërbimet bankare Internet Banka dhe mBanka se kur kartela do të jetë gati si dhe për vendin e marrjes së saj.
  • Ndihma financiare me kartelën pagesore vendore "BLEJ VENDORE"do të mund të përdoret në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore që nga dita e marrjes së kartelës e deri më 15.08.2020. Pas skadimit të këtij afati, ndërpritet mundësia e shfrytëzimit të përkrahjes financiare, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore.
  • Banka do t’i përgatisë dhe shpërndajë kartat në ekspoziturën ose filialin gjegjës më së voni deri më 18.07.2020, në mënyrë që ato të mund të merren nga përdoruesi.
  • Informata të rëndësishme për përdoruesit: www.kupuvamdomasno.gov.mk
  • Dekrete me fuqi ligjore për pëkrahje financiare: linku

 

Llogaria e destinuar e shfrytëzuesit të ndihmës financiare është një llogari që hapet për t’u bërë pagesë e njëhershme e ndihmës financiare nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e cila është e ndërlidhur me kartelën pagesore vendore.

 

Në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore, përkrahja financiare është e destinuar për qytetarët dhe punonjësit me të ardhura të ulëta, të rinjtë e moshës prej 16 deri në 29 vjeç dhe punonjësve shëndetësorë të përfshirë në testimin, diagnostikimin dhe trajtimin e qytetarëve të prekur me COVID-19. Për informata më të hollësishme, vizitoni faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk.

 

Lëshimi i Kartelës pagesore vendore "BLEJ VENDORE" do të bëhet në hapësirat e Bankës, në ekspoziturat e përcaktuara posaçërisht për atë qëllim.

 

Kartela merret vetëm personalisht me dokument të vlefshëm identifikimi, letërnjoftim ose pasaportë të lëshuar nga MPB të RMV. Përdoruesi konfirmon marrjen e kartelës duke nënshkruar Vërtetimin për pranim.

 

Nëse përdoruesi i kartës është person i mitur i/e cili/cila nuk ka një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë), është e detyrueshme prania e prindit/kujdestarit i/e cili/cila duhet të dorëzojë si dokument certifikatën e lindjes.

 

Gjatë marrjes së kartelës, përdoruesi, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore, nënshkruan edhe një deklaratë pajtimi, e cila konfirmon se ai/ajo pajtohet me Marrëveshjen dhe kushtet e përgjithshme për lëshimin e kartelës pagesore vendore „BLEJ VENDORE“ – e shpallur publikisht në linkun në vijim: Marrëveshja dhe kushtet e përgjithshme për kartelën pagesore vendore „Blej vendore“ .

 

Përdoruesve të cilët nuk janë identifikuar më parë nga Banka dhe nuk kanë një llogari transaksioni në Bankë, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore, Banka do t’ju hapë një llogari të re të transaksionit në denarë. Me nënshkrimin e deklaratës së pëlqimit (gjatë lëshimit të KPV), konsiderohet se është lidhur edhe marrëveshja për hapjen e llogarisë së transaksionit. Marrëveshja për llogarinë e transaksionitKushtet e përgjithshme për llogarinë e transaksionit.

 

Në interes të sigurisë Tuaj dhe sigurisë së punonjësve, Ju lutemi të respektohen masat për pengimin e përhapjes së Covid 19 - mbajtja e detyrueshme e pajisjeve mbrojtëse personale në fytyrë (maskë mbrojtëse, facoletë ose shall), mbajtja e distancës së caktuar fizike dhe dezinfektimi i duarve.

 


Përdorimi i kartelës

 

Shfrytëzuesit e ndihmës financiare, Kartelën pagesore vendore "Blej vendore"do të mund t’a përdorin, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore që nga dita e marrjes së kartelës e deri më 15.08.2020.

Pas skadimit të këtij afati, ndërpritet mundësia e shfrytëzimit të përkrahjes financiare, në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore.

 

Përkrahja financiare nuk mund të shfrytëzohet duke përdorur ndonjë instrument tjetër pagese, përveç me Kartelën pagesore vendore "Blej vendore".

 

Kartela nuk do të mund të përdoret për: 

  • tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatet, nga POS terminalet ose me urdhëresë për pagesë të parave të gatshme në sportelet e bankave, 
  • konvertim në valutë të huaj ose si zëvendësim i parave të gatshme,
  • pagesa të prodhimeve dhe shërbimeve në POS terminalet fizike dhe/ose përmes internetit (virtuale), tërheqje të parave të gatshme nëpër bankomate dhe terminale të tjera, të shërbyer nga jorezidentë dhe/ose rezidentë, ushtrues të veprimtarive jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • transferim të mjeteve në të holla në llogaritë tjera në bankë lëshues të KPV dhe/ose në llogaritë tjera tek një bartës tjetër i qarkullimit pagesor, pavarësisht nëse ajo është llogari e personit përfitues të përkrahjes financiare ose është llogari e një personi tjetër fizik dhe/ose juridik,
  • pagesa të prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë maqedonase të cilat nuk i plotësojnë definicionet e Dekretit me fuqi ligjore,
  • pagesë të personave fizikë dhe juridikë të cilët nuk e plotësojnë kushtin për ushtrim të veprimtarisë në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore.

 

 


Kompensime

 

Në llogarinë e destinuar të hapur për pagesë të përkrahjes financiare Banka:

 

  • nuk do të arkëtojë pagesë për lëshimin e Kartelës pagesore vendore,
  • nuk do të arkëtojë pagesë për anëtarësim për vitin e parë të vlefshmërisë së kartelës,  
  • nuk do të arkëtojë pagesë për hapjen, udhëheqjen, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe pagesa të tjera të ngjashme për llogarinë e lidhur me kartelën, deri në fund të vitit 2020,
  • nuk do të bëjë pagesa në periudhën nga lëshimi i kartelës deri në skadimin e afatit të përdorimit të ndihmës financiare.



* Dekreti me fuqi ligjore për përkrahje financiare të qytetarëve dhe punonjësve me të ardhura të ulëta, të rinjve dhe punonjësve shëndetësorë përmes lëshimit të kartelës pagesore vendore të dedikuar për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë maqedonase gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare numër 137/20, nga 27.05.2020) dhe Dekretet me fuqi ligjore për ndryshimin e dekretit me fuqi ligjore të përkrahjes financiare të qytetarëve dhe punonjësve me të ardhura të ulëta, të rinjve dhe punonjësve shëndetësorë përmes lëshimit të kartelës pagesore vendore të dedikuar për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë maqedonase gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare numër 147/20, nga 03.06.2020), (Gazeta zyrtare numër 151/20, nga 08.06.2020), (Gazeta zyrtare numër 156/20, nga 12.06.2020), (Gazeta zyrtare numër 169/20, nga 22.06.2020), (në tekstin e mëtejmë: “Dekret me fuqi ligjore”).