Këmbimi valutor
Në bazë të Vendimit për këmbime valutore (Gazeta zyrtare 31/2009), blerja e parave të huaja efektive dhe çeqeve në valutë të huaj, nga personat fizikë vendor dhe të huaj, si edhe shitja e parave të huaja efektive personave fizikë vendorë dhe të huaj në bazë të riblerjes, bëhet në të gjitha degët dhe filialet e Bankës.
Për të kryer operacione të këmbimit valutor, personi fizik, shtetas i Republikës së Maqedonisë duhet të paraqesë një dokument identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë), kurse personi i huaj duhet të paraqesë pasaportën si dokument identifikimi.
Banka kryen shitblerje të mjeteve devizore me konvertim në denarë dhe konvertim ndër-valutor të:
- mjeteve të huaja pagesore (valuta)
- parave të huaja efektive
Për shërbimin e kryer lidhur me këmbimin valutor, Komercijalna Banka nuk arkëton provizion dhe i jep vërtetim personit përkatës.
Risi: MUNDËSI PËR KOTIM NË KURSET E KËMBIMIT (konsultime në tel. 3247-410)
Drejtoria per tregtimin e instrumenteve financiare
Telefon: (02) 3247–410