Shitja e aksioneve në fondet e investimeve të KB
Publikum Invest AD Skopje
Të gjithë personat e interesuar fizikë dhe juridikë përmes rrjetit të shitjeve të
Komercijalna Banka mund të blejnë aksione në fondet e investimeve me të cilat menaxhon KB Publikum
Invest AD Skopje.
Pronarë të aksioneve në Fond mund të jenë investitorë institucionalë
dhe individualë vendas dhe të huaj, të cilëve u lejohet të investojnë në
përputhje me rregullativën ligjore. Kufizimi i vetëm është shuma minimale e investimit fillestar që për
të gjitha fondet është 1.000,00 denarë.
Fondet ku mund të blehen aksione:
Fondi
i hapur investues KB PUBLIKUM – BALANSIRAN
Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e
instrumenteve financiare sugjeron investime në një afat të mesëm me një
periudhë të paracaktuar të investimeve, gjegjësisht Fondi është i destinuar për
investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një periudhë minimale 2
deri në 3 vjet.
Fondi
i hapur investues KB PUBLIKUM – OBVRZNICI
Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e
instrumenteve financiare sugjeron investime në një afat të mesëm me një
periudhë të paracaktuar të investimeve, gjegjësisht Fondi është i destinuar për
investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një periudhë mbi 6 muaj.
Fondi
i hapur investues KB PUBLIKUM – PARIÇEN
Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e
instrumenteve financiare sugjeron investime në një afat të shkurtër pa periudhë
të paracaktuar të investimeve, gjegjësisht Fondi është i destinuar për
investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një periudhë më të shkurtër
se 1 vit.
Fondi
i hapur investues KB PUBLIKUM – MBI 10
Strategjia investuese e Fondit dhe zgjedhja e instrumenteve financiare sugjeron investime në
një afat të mesëm, gjegjësisht Fondi është i destinuar për investitorët që duan të investojnë mjetet e tyre për një
periudhë mbi 1 vit.
Gjatë qasjes në fondet Banka do të plotësojë një
Formular aplikimi për anëtarësim dhe Kërkesë për blerjen e dokumenteve për
aksione në fondin e zgjedhur. Gjatë kësaj:
- personi fizik duhet të legjitimohet me dokument të vlefshëm
identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë),
- personi juridik duhet të dorëzojë një dokument të besueshëm në
përputhje me rregullativën ligjore, përkatësisht Gjendjen aktuale nga
Regjistri Qendror jo më i vjetër se 3 muaj ose një dokument tjetër nga një
organ kompetent.
Nëse gjatë plotësimit të Formularit
të aplikimit për anëtarësim dhe Kërkesës, klienti, personi
fizik ose juridik paraqitet si
person i autorizuar, atëherë ky person krahas Formularit dhe Kërkesës duhet të dorëzojë edhe një autorizim të vërtetuar
në noter, i cili duhet të përmbajë një autorizim të qartë
për blerjen e aksioneve, një kopje të dokumentit të identifikimit personal të poseduesit (letërnjoftim ose pasaportë) të vërtetuar në noter dhe
një dokument identifikimi personal të
personit të autorizuar, përfaqësuesit.
Vlera e aksionit: Klientët blejnë dokumente për aksion në Fondin sipas vlerës së aksionit individual në
ditën e blerjes (T), nëse mjetet
në të holla paguhen deri në orën 14:00 të ditës aktuale.
Nëse mjetet në të holla paguhen pas orës 14:00 të ditës aktuale, aksionet blihen sipas vlerës së
aksionit individual ditën e
ardhshme të vlerësimit (T+1).
Aksionet mund ti bleni në këto vende në rrjetin
shitës të Bankës:
Filialet dhe ekspoziturat për blerje të
aksioneve nga KB Publikum Invest
Për informata më të hollësishme mund të vizitoni ueb faqen e KB Publikum Invest SHA Shkup: http://www.kbpublikum.com.mk/
Personi për kontakt
Biljana Boceva, Koordinatori kryesor për menaxhimin me rrjetin e filialeve
Telefon: (02) 3168-912
e-mail: