• Ekspoziturat dhe filijalet



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Sigurimi

 
Osiguruvanje
 
Polica të sigurimeve sipas nevojave Tuaja, me të njëjtat kushte dhe zbritje si në kompanitë e sigurimeve.


Ulni harxhimet Tuaja dhe fitoni një shërbim të plotë të sigurimit të jo-jetës përmes rrjetit të Komercijalna Banka. Me një investim simbolik në policën e sigurimeve ju siguroni një të ardhme të sigurtë dhe të rehatshme për Ju dhe të afërmit Tuaj.

Tani, me vetëm një vizitë në Bankë, Ju mund të fitoni:

  • Polica të shkëlqyera nga partnerët tanë me përvojë Osiguruvanje Makedonija AD Skopje dhe Triglav Osiguranje AD Skopje.
  • Ju merrni të njëjtat çmime dhe zbritje si në kompaninë e sigurimeve.
  • Shërbim i plotë në një vend, pa qenë e nevojshme një vizitë e veçantë në bankë dhe në kompaninë e sigurimeve.
  • Mundësi për të paguar me këste.
  • Ndihmë nga punonjësit tanë për të zgjedhur policën më të përshtatshme për nevojat Tuaja.


Përmes rrjetit të Komercijalna Banka ju mund të merrni policat e ofruara përmes partnerëve tanë:

Osiguruvanje Makedonija AD Skopje:

  • policë hipotekare
  • sigurimi i shtëpisë


Triglav osiguruvanje AD Skopje:

  • sigurimi në udhëtim
  • sigurimi kasko
  • auto-përgjegjësia
  • kartoni i gjelbër



Polica hipotekare

Shërben për të siguruar banesën ose shtëpinë nga rreziqet themelore përderisa objekti është nën hipotekë të lidhur me kredi nga Komercijalna Banka. Këto polica janë krijuar posaçërisht për përdoruesit e kredisë në Komercijalna Banka dhe kanë një çmim të veçantë. Polica lidhet vetëm një herë dhe zgjat deri sa të shlyhet kredia, d.m.th nuk keni nevojë ta ri-përsëritni atë në nivel vjetor.

Me policën hipotekare të hapur përmes Komercijalna Banka, Ju zvogëloni harxhimet për kredi banesore, dhe të gjithë procedurën e kryeni në një vend në përputhje me dokumentacionin e nevojshëm të kredisë.


Sigurimi i shtëpisë

Ju ofron siguri të plotë përmes mbulimit të gjerë të rreziqeve për shtëpinë Tuaj: zjarr, përmbytje, tërmet, grabitje, vjedhje, goditje rrufeje, shpërthim, demonstrata, rrëshqitje të tokës, etj. Vlera e sigurimit është simbolike, ndërsa Ju mbron nga dëmtimet e mëdha në rast të ndonjë fatkeqësie.

Policat e sigurimeve shtëpiake lidhen për një vit, dhe sipas nevojave tuaja mund të zgjidhni mbulimin që ju përshtatet më së shumti:

  • Polica ekonomike
  • Polica e zgjeruar
  • Polica e zgjeruar plus
  • Polica e veçantë



Sigurimi në udhëtim

Ju mbron kur udhëtoni jashtë vendit nga harxhimet e mjekimit shëndetësor në rast të ndonjë sëmundjeje ose aksidenti të papritur, siguron transport në vendin tuaj ose mbulon shpenzimet e blerjes së sendeve thelbësore për shkak të vonesës së bagazhit ajror më shumë se 20 orë.

Disa vende, siç janë për shembull ato të Bashkimit Evropian, kërkojnë patjetër të keni sigurim udhëtimi gjatë hyrjes në këto vende.
 

Sigurimi kasko i automjeteve

Me policën e sigurimit kasko ju fitoni një mbulesë të gjerë të rreziqeve për automjetin Tuaj, dhe deri në një kufi të caktuar mbulohet edhe bagazhi tek automjetet motorike rrugore.  

Sigurimi kasko kujdeset dhe i largon të gjitha shqetësimet Tuaja. Me këtë policë ju siguroni automjetin Tuaj nga dëmtimet si pasojë e: aksidentit rrugor, rënies ose goditjes nga ndonjë objekt, zjarrit, veprimit të papritur termik ose kimik të jashtëm, goditjes nga rrufeja, shpërthimit, stuhisë, breshërisë, ortekut, përmbytjes, ujit të rrëmbyeshëm dhe të lartë, rënies së fluturimeve ajrore, manifestimeve dhe demonstratave, vjedhjeve dhe plaçkitjeve në të gjithë Evropën, veprimeve dashakeqe dhe kompensimit të palëve të treta, dëmtimit të tapicerisë gjatë dhënies së ndihmës personave të lënduar në aksident rrugor, shkaktimit me dashje të dëmit në automjet për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe më të mëdha të automjetit, por edhe të objekteve ose personave të tjerë.


Auto-përgjegjësia dhe kartoni i gjelbër

Sigurimi i auto-përgjegjësisë është një lloj sigurimi i detyrueshëm, i domosdoshëm për përfshirjen e automjetit në trafik. Me këtë policë të detyrueshme, Ju jeni të siguruar nga përgjegjësia për dëmet që jua keni shkaktuar palëve të treta, ndërsa në mënyrë plotësuese Ju mund të siguroni edhe dritaret e automjetit tuaj.

Shuma e premisë vjetore varet nga lloji i automjetit motorik. Ju mund të merrni policën gjatë pagesës së mjeteve për blerje të automjetit - dhe të mos keni nevojë për të vizituar sërish sportelet.

Kartoni i gjelbër shërben për të mbrojtur të siguruarin në rast të një aksidenti rrugor jashtë vendit, nëse ai është shkaktari. Vlefshmëria e Kartonit të gjelbër është e lidhur me vlefshmërinë e policës për auto-përgjegjësi dhe mund të nxjerret vetëm nga e njëjta kompani e sigurimeve nga e cila është marrë polica në fjalë.


Procedura në një hap

Për të marrë më shumë informata dhe për të blerë një policë sigurimi, ju duhet vetëm të vizitoni ekspoziturat dhe filialet ku kemi nëpunës të licensuar për këtë shërbim, të cilët do t'ju ndihmojnë të zgjidhni policën e sigurimit më të favorshme për Ju. Mjafton vetëm të sjellni dokumentacionin e nevojshëm në varësi të policës që dëshironi dhe një dokument të vlefshëm të identifikimit personal.



Personi për kontakt



Bojan Slabev, Bashkëpunëtor i pavarur profesional për investime, mirëmbajtje dhe sigurim
Telefon: (02) 3168-419
e-mail: Bojan.Slabev@kb.com.mk
Ueb faqja e Komercijalna Banka AD Skopje përdor biskotat (cookies). Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit. Më shumë informata mbi mënyrën e përdorimit dhe mënyrën e ndryshimit të cilësimeve për përdorimin e biskotave mund të gjenden në dokumentin Politika për biskotat (cookies).
Pranoj