• Kompensimet e shfrytëzimit


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Llogaritë në denarë për personat juridikë



Hapja e llogarisë për personat juridikë


Duke hapur një llogari bankare në Komercijalna Banka AD Skopje, Ju si subjekt juridik fitoni qasje në një gamë të gjerë të shërbimeve profesionale financiare që mundësojnë performancë të vazhdueshme me cilësi të lartë. Banka jonë i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënies me subjektet juridike, duke ju ofruar mundësi për konsultim dhe këshillim profesional dhe duke ju ofruar klientëve të saj përkrahje maksimale gjatë operimit me punët e tyre të përditshme.

Me hapjen e llogarisë në Bankë, Ju do të mund t’i përdorni këto shërbime financiare:
  • transaksione të ndryshme me para të gatshme dhe pa para të gatshme;
  • arkëtim i parave të gatshme nga tregu ditor përmes Cash in bankomateve*
  • kontroll i plotë i gjendjes suaj financiare në çdo kohë;
  • urdhëresa për pagesa në valutë;
  • SMS, Faks, IVR, E-mail – subject juridik;
  • të operoni me  kartat e biznesit;
  • qasje 24-orëshe në llogarinë tuaj përmes shërbimit "Bankë Interneti";
  • qasje në shërbimet me çmime më të ulta.

* Të nderuar, Ju njoftojmë se prej 01.01.2020 Banka Komercijale mundësoi një shërbim të ri me të cilin të gjitha subjektet juridike të cilat posedojnë Visa Business Debit kartë debiti, mund të bëjnë arkëtim të parave të gatshme me bazë qarkullimin ditor në bankomat. Bankomatet i pranojnë të gjitha bankënotat dhe kartëmonedhat polimere (me përbërje plastike polimer) me vlerë nominale prej 10,  50, 100, 200, 500, 1.000 dhe 2.000 denarë, ndërsa mjetet evidentohen në llogarinë themelore të transaksionit të subjektit juridik – posedues i kartës.

Shfrytëzojeni edhe periudhën promovuese deri në 31.12.2020, ku Ju mund të bëni arkëtim të qarkullimit ditor në bankomat pa ndonjë pagesë shtesë.

Arkëtimin e parave të gatshme mund ta bëni në bankomatet e Bankës Komercijale në këto lokacione: Ekspoziturat në Shkup - Gjorçe Petrov, Çento, Maxhari, GTC 1, Oda Ekonomike, Leptokari, Bunjakovec, Biser, Avtokomandë dhe 11 tetori, dhe në Qendrat tregtare Skopje City Mall dhe Capitol Mall; filialet - Shtip, Strumicë, Ohër dhe Prilep.

Për të hapur një llogari në denarë duhet të plotësoni formularët e mëposhtëm:

 Kërkesë për hapje të llogarisë së transaksionit për subjektet juridike
 Kontratë për hapjen dhe mbajtjen e llogarisë së transaksionit për subjektet juridike
 Karton me nënshkrime të deponuara
  Kërkesë për regjistrimin e klientit – subjektit juridik
  Karton me nënshkrime të deponuara (ID karta)

Vërejtje: për personat fizikë që do të paraqiten në cilësi të nënshkruesve të llogarisë, menaxhues, themelues dhe/ose pronar përfitues, duhet të dorëzohet formulari në vijim:
  Formular aplikimi / Kërkesë për regjistrimin e klientit - person fizik


Formularët e nevojshëm duhet t’i dorëzoni të plotësuara në Zyrën qëndrore të Bankës në Shkup në Shërbimin për hapjen e llogarive ose në njërën prej filialeve dhe ekspoziturave tona nëpër Republikë ose në ekspoziturat me punonjës përgjegjës në Shkup në sportelet e përcaktuara për punë me personat juridikë çdo ditë pune nga e hëna në të premte në periudhën prej orës 08:00 - 16:00. Gjatë hapjes së llogarisë Banka i merr parasysh nevojat dhe kërkesat financiare të klientit duke i kushtuar theks të veçantë operimit dhe menaxhimit sa më të lehtë të llogarive bankare.

Hapjen dhe mbajtjen e llogarisë në denarë për shtetasit e RM e bën Banka në pajtim me kushtet e përgjithshme për hapjen dhe operimin e llogarisë së transaksionit për qarkullimin e pagesave në vend .


Operimi i llogarisë për subjektet juridike


Për të paraqitur një ndryshim në statusin e subjektit juridik (ndërrimi i menaxherit, ndryshimi i emrit etj.), duhet të plotësoni formularët e mëposhtëm:

 Kërkesë për ndryshimet statusore

Gjatë operimit me llogarinë tuaj, do ju nevojiten këto formularë:

 height=  Kërkesë për qëllime të ndryshme
  Kërkesë për kopje të urdhëresës për personat fizikë
  Kërkesë për kopje të urdhëresës për subjektet juridike
  Kerkese për kapitalin themeltar

Personat për kontakt



Vangelija Kockovska, Përgjegjës i shërbimit për hapjen e llogarive transakcionale
Telefon: (02) 3168–914
e-mail: Vangelija.Kockovska@kb.com.mk

Goran Jakimovski, Koordinator për qarkullimin e pagesave në vend
Telefon: (02) 3168-907
e-mail: Goran.Jakimovski@kb.com.mk