Shitblerja e mjeteve të huaja të pagesës
Shitblerja e devizave për denarë për subjektet juridike – rezidentë dhe jo rezidentë (tregu i valutave), realizohet nëpërmjet kuotimit të kurseve aktuale të tregut dhe përfshinë:
- Shitblerja e menjëhershme e devizave për denarë,
- Shitblerja sipas orarit të caktuar të devizave për denarë.
Shitblerja e devizave bëhet çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 16:00.
Shitblerja e valutave të huaja në denarë në kontakt të drejtpëdrejtë mund të bëhet në Zyrën qëndrore të Bankës në Shkup, në filialet dhe ekspoziturat me shërbime të zgjeruara .
Shërbimet për tregun devizor janë të qasshme edhe nëpërmjet shërbimit të Internet Bankës, çdo ditë pune prej orës 08:30 deri në orën 16:00.
Platforma KomBanker për online tregtinë FX
Banka Komercijale ka filluar me platformën e re elektronike KomBanker për tregtinë FX në tregun devizor të Bankës. Platforma ju mundëson subjekteve juridike online tregtimin në kohën reale në të gjitha valutat e kursit të këmbimit në Bankë.
Për të përdorur këtë platformë nevojitet vetëm lidhje e internetit përmes kompjuterit Tuaj personal.
Më shumë informata rreth platformës KomBanker dhe shkarkimin e saj mund të merrni në tel.: (02) 3247-410.