Kredi nga mjetet e fondit garantues për kredi bujqësore - projekt për shërbimet financiare në bujqësi
Përdorues të përshtatshëm | - Pronarët e tokave bujqësore që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore
- Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që merren me prodhime primare bujqësore, përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe tregti me prodhimet primare bujqësore të dedikuara për eksport
- Pronarët e tokave bujqësore dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë nënshkruar Marrëveshje për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural për përdorimin e mbështetjes financiare nga Programi IPARD 2007-2013.
|
Qëllimi | blerja e aktiveve fikse dhe kapitalit punues |
Kushtet e kredisë | shuma maksimale | - Deri në 100.000 EUR për kredi për prodhimet primare bujqësore
- Deri në 300.000 EUR për kredi për përpunimin e prodhimeve bujqësore
- Deri në 300.000 EUR për kredi për eksportin e prodhimeve primare bujqësore dhe përpunimin e tyre
|
afati i shlyerjes | - deri në 8 vjet për kreditë për prodhime primare bujqësore
- deri në 5 vjet për kredi për përpunimin e prodhimeve bujqësore
- deri në 3 vjet për kredi për tregti me prodhimet primare bujqësore të dedikuara për eksport
|
periudha grejs | - deri në 2 vjet për kredi për prodhime primare bujqësore (me mundësi periudhe lehtësimi/greis periudhë deri në 4 vjet varësisht prej qëllimit të kredisë, shumës së kredisë, karakterit të prodhimit dhe veprimtarisë së investuesit)
- deri në 1 vjet për kredi për përpunimin e prodhimeve bujqësore
- prej 6 muaj deri në 1 vjet për kredi për tregti me prodhimet primare bujqësore të dedikuara për eksport
|
mënyra e shlyerjes | shlyerje tremujore e kredisë dhe e interesit |
Norma e interesit | - 4% në vit për prodhime primare bujqësore
- 5% në vit për kredi për përpunimin e prodhimeve bujqësore
- 5% në vit për kredi për eksportin e prodhimeve primare bujqësore dhe përpunimin e tyre
|
Provizionet | 1,5% e njëhershme para disbursimit të kredisë |
Sigurimi i kredisë | Për sigurimin e kredisë përdoren instrumentet e zakonshme për sigurim në përputhje me Politikën kreditore të Bankës (hipotekë mbi pasurinë e patundshme, peng të pasurisë së tundshme, kambiale, etj.) |
Mjetet e kredisë mund të financojnë deri në 80% të vlerës së përllogaritur të projektit, ndërsa pjesa e mbetur prej minimum 20% është pjesëmarrje vetanake e shfrytëzuesit të kredisë. |
Personat për kontakt
Ilija Mircevski, Koordinator kryesor për kreditimin e ekonomisë
Telefon: (02) 3168-504
Fax: (02) 3247-468
e-mail:
e-mail:
Elena Spirovska, Drejtor për kreditimin e kompleksit agroindustrial
Telefon: (02) 3168-509
e-mail: