• Dokumentet e nevojshme


  • Procedura e miratimit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Programi për mbështetjen e konkurrencës së Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) (WeB-SME-CSP), me mbështetje teknike falas dhe pagesë 15% e grantit për kredikërkuesit, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Paneli
Komercijalna Banka AD Skopje në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimin Evropian (Fondet BE-IPA), ofron një linjë për përmirësimin e konkurrencës së kompanive të NVM. Qëllimi i programit është të mbështesë financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e konkurrencës dhe harmonizimin me standardet teknike në përputhje me legjislacionin e BE-së (EU Acquis Communautaire), në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sigurisë të punëtorëve, cilësisë dhe sigurisë në punë.
 
Shfrytëzues të fundit të Programit për kredi dhe grante janë kompanitë vendore nga sektori privat me maksimum 249 persona dhe që kanë qarkullim vjetor deri në 50 milionë euro ose vlerë të përgjithshme të aseteve deri në 43 milionë euro, duke përfshirë edhe tregtarë individual dhe persona fizikë-kryerës të pavarur të veprimtarisë në përputhje me ligjin e Maqedonisë së Veriut.
 
Shuma maksimale e financimit të një huamarrësi është deri në 1 milion euro (për një ose më shumë nënkredi) në një ose më shumë banka.

Qëllimi i mjeteve është ekskluzivisht për mjetet themelore si dhe për pjesën e aktiveve fikse që konsiderohen si pjesë e kostos së investimeve, por pa TVSH të përfshirë. Kjo domethënë që kredia mund të përdoret për zbatimin e proceseve  inovative në kompani, si investime në makinerinë industriale, në pajisje të re, në softver, përmirësimin e sistemeve për menaxhimin e ndërmarrjeve dhe/ose çdo lloj përmirësimi në drejtim të harmonizimit me direktivat e BE-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sigurisë së punëtorëve, cilësisë dhe sigurisë në prodhim.
 
Përfitimet për investitorët: pas implementimit të suksesshëm dhe verifikimit të projektit investues, huamarrësi do të fitojë stimulim në lartësi prej 15% të vlerës më të ulët  1. Pagesa e stimulimeve për shfrytëzuesit e fundit pas verifikimit të implementimit të nënprojektit në vlerë prej 15% të vlerës më të ulët se 1. Shuma e përdorur e nënprojektit ose 2. Shpenzimet e investimit në nënprojekt pa përfshirë TVSH-në, si dhe mbështetje teknike falas gjatë përgatitjes dhe optimizimit të nënprojekteve nga aspekti teknologjik dhe financiar. Stimulimi i granteve dhe mbështetja teknike falas të ofruara në kuadër të këtij programi financohen nga Bashkimi Evropian.


Personat për kontakt



Ilija Mircevski, Koordinator kryesor për kreditimin e ekonomisë
Telefon: (02) 3168-504
Fax: (02) 3247-468
e-mail: ilija.mircevski@kb.com.mk

Elena Spirovska, Drejtor për kreditimin e kompleksit agroindustrial
Telefon: (02) 3168-509
e-mail: elena.spirovska@kb.com.mk