Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Projekt kreditimi për subjektet juridike (ndërmarrjet e vogla dhe mikro) për hapjen e vendeve të reja të punës, nga mjetet e Agjencisë për punësim të RM, me ndërmjetësim të Bankës Maqedonase për përkrahjen e zhvillimit



Përdorues të përshtatshëm
Me Vendim të Këshillit Drejtues të Projektit (i formuar me Vendim të Qeverisë së RM më 25.02.2008) u është miratuar kredi subjekteve të cilat i plotësojnë kushtet e mëposhtme
  • janë të regjistruara të paktën 6 muaj para ditës së aplikimi
  • kanë përgatitur llogari vjetore për vitin paraprak,
  • kanë të paktën 1 punonjës në ditën e aplikimit,
  • nuk kanë ulur numrin e të punësuarve në 3 muajt e fundit, para ditës së aplikimit,
  • dëshirojnë të punësojnë personat e papunë të regjistruar në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut si kërkues aktivë të punës, por që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune tek i njëjti punëdhënës që ka aplikuar për pjesëmarrje në Projekt të paktën 1 vit para ditës së aplikimit.
Qëllimi
  • Punësim i të papunëve përmes kreditimit
Kushtet e kredisë Shuma maksimale
  • Për çdo vend pune të sapohapur nga 5.000 Euro, pa kufizim të personave që mund t’i punësojë

 

Afati i shlyerjes
  • deri në 4 vjet
Periudha grejs
  • deri në 1 vjet
Mënyra e shlyerjes
  • Pagesa e principalit bëhet në 6 muaj, ndërsa pagesa e kamatës në 3 muaj
Norma e interesit
  • 1% (fikse) në bazë vjetore
Sigurimi i kredisë

Për sigurimin e kredisë përdoret një ose kombinim i këtyre instrumenteve: 

 

 

  • hipotekë e pronës së patundshme në raport 1: 1 me kredinë e aprovuar;
  • kambial personal i nënshkruar/garantuar nga të paktën një avalist (personi që garanton shumën e kambialit) ku të drejtat dhe obligimet e së njejtës janë të rregulluara me deklaratë kambiale të dhënë në formën e një akti noterial dhe klauzole të detyrueshme;
  • hipotekë e pronës së tundshme në raport 1: 2 me kredinë e aprovuar.
Përdorues të papërshtatshëm

·         projekte të cilat ofrojnë vetë-punësim në kompanitë/subjektet juridike me veprimtarinë, prodhimin dhe tregtimin e drogave dhe kimikateve tjera të dëmshme

    Vërejtje:

1. Nast të vonesës paguhet normë më e lartë kontraktuale interesi prej 5 pikë përqindjeje mbi atë të rregulltën.




Milica Miloseska, Bashkëpunëtor profesional për marrëdhëniet me klientët
Telefon: (02) 3168-507
e-mail: Milica.Miloseska@kb.com.mk

Goran Ivanoski, Bashkëpunëtor profesional për marrëdhëniet me klientët
Telefon: (02) 3168-558
e-mail: Goran.Ivanovski@kb.com.mk